Gjykata në Ferizaj

Gjykata Blen ‘iPhone 8’ për 999 Euro

Gjykata Themelore e Ferizajt ka blerë për 999 euro një “iPhonë 8” për nevojat e Zyrës për Informim.

“Bëhet fjalë për një telefon mobil –  smart të vitin 2017 me performanca të larta dhe i teknologjisë se fundit te zhvilluar ne këtë fushë (iphone). Ky telefon mobil është blerë për Gjykatën Themelore ne Ferizaj, përkatësisht Zyrën për Informim për nevoja të kësaj Gjykate”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të gjykatës.

Këtë blerje të telefonit ata e kanë arsyetuar duke thënë se u duhet për t’i përditësuar publikimet.

“Për të përcjellë/ publikuar apo përditësuar publikimet si dhe me qellim të monitorimit të aktiviteteve të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe degët e saj”, thuhet në përgjigjet e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Kontrata është nënshkruar me 16 tetor. Gjykata kishte planifikuar t’i shpenzojë 1 mijë euro për këtë blerje, mirëpo blerja kishte kushtuar vetëm 1 euro më pak, 999 euro.

KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për blerjet e luksit nga zyrtarët publikë.

Kjo nuk është hera e parë që institucionet gjyqësore kanë shpenzuar para për blerje të telefonave luksozë.

Gjykata Kushtetuese kishte planifikuar që të blinte telefona luksozë me vlerë prej 3 mijë e 500 eurove.

Telefona Luksozë për Kushtetuesen

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte shpenzuat 20 mijë e 700 euro për të blerë 25 telefona.

http://kallxo.com/keshilli-gjyqesor-shpenzon-20700-euro-per-25-telefona/

Edhe Gjykata në Mitrovicë kishte blerë një telefon për afro 1 mijë euro