Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë

Gjuriq i Quan ‘Festë Fisi’ Komentet Kosovare për Dënimin e Mlladiqit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq kritikoi reagimet e djeshme të politikanëve të Kosovës pasi Gjykata e Hagës dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm.

Gjuriq tha para gazetarëve se i hedh poshtë ato komente, duke i cilësuar “festë fisi”.

“Komentet duken më shumë si festa fisi sesa politikë serioze, si përpjekje për ta poshtëruar edhe më shumë popullin serb në këto kushte të rënda”, tha Gjuriq, sipas një lajmi të publikuar në faqen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Gjuriq më tutje u ankua për drejtësinë ndërkombëtare ndaj serbëve, duke thënë se punën e kësaj drejtësie më së miri e tregojnë disa nga politikanët shqiptarë të Kosovës që ndodhen në liri.

“Kjo më së miri tregon për rezultatet e drejtësisë së tillë ndërkombëtare ndaj serbëve dhe viktimave serbe. Ne nuk do t’i harrojmë viktimat serbe dhe as faktin që 247 mijë bashkëkombës janë dëbuar nga Kosova dhe që mijë nga ta gjenden në listat e të zhdukurve”, tha Gjuriq.

Dje KALLXO.com shkroi për reagimin e Qeverisë së Kosovës pas dënimit të Mlaldiqit.

Qeveria në reagimin e saj tha se krime për të cilat u dënua Mlladiqi, kreu edhe në Kosovë regjimi i Millosheviqit.

http://kallxo.com/qeveria-denimi-mlladiqit-porosi-per-ballafaqim-te-kaluaren/

Dje Gjykata e Hagës dënoi me burgim të përjetshëm për krime lufte ish-komandantin e Ushtrisë Serbe në Bosnjë Ratko Mlladiq.

http://kallxo.com/gjykata-denon-mlladiqin/