Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë

Gjuriq: Puna për Asociacionin Ashtu si Parashihet në Marrëveshje

Para se të vijë sot në Kosovë për pashkët ortodokse, Marko Gjuriq ka mbajtur konferencë për gazetarë.

“Prishtina nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Gjuriq sipas Tanjugut.

Ai deklaroi në konferencë se serbët do të punojnë në lidhje me asociacionin, “ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Dëshiroj t’i porosis- atë film nuk do ta shikoni. Serbët do të punojnë në Asociacionin e Komunave Serbe ashtu siç parashihet me marrëveshje”, tha Gjuriq.

Ai komentoi edhe arrestimin e tij para gati dy javësh.

“Çfarë ata mendojnë për të ardhmen paqësore e të përbashkët e pamë para dy javësh”, tha Gjuriq.

Sipas radio-televizionit publik serb, Gjuriq deklaroi se nuk ndihet i pasigurt që po shkon në Kosovë.

“Nëse populli ynë mund të jetoj atje poshtë, mundem edhe unë të shkoj atje poshtë për festë”, tha Gjuriq.

Gjuriq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ishte arrestuar më 26 mars në Mitrovicën Veriore për hyrje pa leje në territorin e Kosovës.

http://kallxo.com/foto-gjuriq-deportohet-jashte-territorit-te-kosoves/

Ai më pas ishte sjellë në Prishtinë, për t’u deportuar nëpërmjet Merdarit.