Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë
Gjuriq: Homogjenizimi i Serbëve në Kosovë, më i Rëndësishmi më 2017
24.12.2017 - 19:00
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot deklaroi se “jo me shumë entuziazëm” ka përcjellë paralajmërimet e autoriteteve kosovare se formimi i Asociacionit do të jetë prioritet vitin e ardhshëm.
Sipas tij, kjo do të duhej të kishte ndodhur gati pesë vjet më parë.
Gjuriq tha se në faqen e internetit të Zyrës për Kosovën gjendet ora që e matë kohën pasi Prishtina mori përsipër detyrimin për të formuar Asociacionin dhe aty shkruan 1,708 ditë. /21Media