Milo Gjukanoviq. Foto: gov.me

Gjukanoviq Shpall Kandidaturën për President

Milo Gjukanoviq, i cili drejtoi Malin e Zi për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.

“Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen”, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat.

Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.

Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Milo Gjukanoviq është gjithashtu një mbështetës i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian.

Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012. /21Media