Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjuan me Armë për ta Frikësuar Viktimën

Një person ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje një i dyshuar me qëllim të frikësimit ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tij.

Ngjarja, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, më 1 prill rreth orës 23:30.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Këtë rast, Policia po e trajton si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.