Ilustrim

Gjuajtën me Armë në Ajër, Policia nuk Raporton për të Arrestuar

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.

Policia përmes raportit të saj ditor ka njoftuar se disa persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Në raport nuk jepen detaje tjera në lidhje me rastin.

Policia nuk ka raportuar për persona të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.