Leonora Morina- Bunjaku, kandidate e PDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit 2017,. Foto: Facebook.

Gjobitet Kandidatja e PDK-së, Leonora Morina- Bunjaku

Ankesa e BIRN dhe I/KS, e paraqitur kundër kandidates për deputete nga radhët e koalicionit PAN, Leonora Morina- Bunjaku, u pranua si e bazuar nga PZAP.

Leonora Morina-Bunjaku, nga koalicioni PAN, u gjobit me 300 euro.

Parashtruesi i ankesës BIRN dhe I/KS, në ankesën e deponuar në PZAP, pretendoi se gjatë ditës së zgjedhjeve më 11 qershor, kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Leonora Morina-Bunjaku, nga koalicioni PAN, bëri shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovës.

Pretenduesi i ankesës BIRN dhe I/KS, në ankesën e deponuar në PZAP së bashku me provat e bashkangjitura pretendoi se kandidatja në fjalë theu heshtjen zgjedhore duke postuar në rrjetin social “Facebook” duke treguar për mënyrën e votimit për të.

Gjoba obligohet të paguhet brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të këtij vendimi.

Zyra Ligjore e BIRN dhe I/KS, ka deponuar 37 ankesa në PZAP, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PZAP, ka gjetur shkelje dhe ka shqiptuar dënime për disa prej subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më 18 qershor, mori vendim me të cilin e pranoi si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, duke i shqiptuar Listës Serbe gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Gjobitet Lista Serbe nga Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova