Foto: Kallxo.com

Gjobitet me 1,200 Euro Enver Hoxhaj i PDK-së

PZAP në këtë rast i shqiptoi dënimin me gjobë në vlerë prej 1 mijë e 200 euro kandidatit për deputet Enver Hoxhaj, nga koalicioni PDK- AAK- NISMA, ngase në njërën nga shtyllat e rrethojës së shkollës së mesme të gjimnazit “Gjon Buzuku” ku ishte qendra e votimit 2005/a, në Prizren, ishte i vendosur posteri i kandidatit për deputet, Enver Hoxhaj.

Zyra Ligjore e BIRN dhe I/KS, së bashku me ankesën e dorëzuar në PZAP, deponoi edhe dëshmi materiale të cilat u mbrojtën dhe u dëshmuan edhe gjatë seancës së mbajtur para panelit të kolegjit gjykues në PZAP.

Zyra Ligjore e BIRN dhe I/KS, ka deponuar 37 ankesa në PZAP, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PZAP, ka gjetur shkelje dhe ka shqiptuar dënime për disa prej subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më 8 qershor, mori vendim me të cilin e pranoi si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, duke i shqiptuar Listës Serbe gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Gjobitet Lista Serbe nga Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova