Një kuti votimi | Foto: Atdhe Mulla

Gjobë 300 Euro për Kandidaten e AAK-së, Teuta Haxhiu

Ankesa e BIRN dhe I/KS, e paraqitur kundër kandidates për deputete, Teuta Haxhiu, u pranua si e bazuar nga PZAP.

Teuta Haxhiu, nga koalicioni PAN, u gjobitë me 300 euro.

Parashtruesi i ankesës BIRN dhe /KS, në ankesën e deponuar në PZAP, pretendoi se në ditën e heshtjes zgjedhore dhe në ditën e votimit kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu, nga koalicioni PAN, bëri shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ngase bëri fushatë në rrjetin social Facebook.

Gjoba, obligohet të paguhet brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të këtij vendimi.

Zyra Ligjore e BIRN dhe I/KS, ka deponuar 37 ankesa në PZAP, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PZAP, ka gjetur shkelje dhe ka shqiptuar dënime për disa prej subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më 8 qershor, mori vendim me të cilin e pranoi si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, duke i shqiptuar Listës Serbe gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Gjobitet Lista Serbe nga Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova