Zemërimi për Luftën e Çoi Boshnjakun në Siri

Një anëtar i vijës së ashpër së lëvizjes myslimane Salafi, Ibrahim Deliç thotë se kureshtja dhe një ndjenjë e solidaritetit e ka udhëhequr atë nga fshati i tij në Gornja Boçina pranë Maglajt drejt luftës në Siri, të cilës iu bashkua në verën e vitit 2013. Ai tani është në gjyq për anëtarësim në një njësi terroriste.

Deliç, i cili mbushi 45 vjeç në janar, është me aftësi të kufizuara dhe mund të ecë vetëm me paterica.

Ai i tha BIRN se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë në vitin 1992.

Gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë dhe Hercegovinë, ai ka jetuar në Zeljezno Polje, afër Zhepçe, me të atin dhe të ëmën. Familja praktikonte versionin tradicional boshnjak të islamit në atë kohë, dhe Deliç ndjente ai e dinte pak për besimin e tij.

Në moshën 24-vjeçare, ai u bashkua me njësinë lokale të Ushtrisë Boshnjake.

Në vjeshtën e vitit 1992, ndërkohë, një grup i luftëtarëve të huaj – të ashtuquajturat muxhahidët – erdhën në zonën ku ai jetonte. Ata filluan të shoqëroheshin dhe shkuan të luftojnë së bashku, dhe me kalimin e kohës Deliç pranoi versionin e tyre militant Salafi të Islamit.

“Do të thosha se kuptuam islamin e vërtetë dhe e pranuam atë realisht. I ndoqëm ligjet islame në jetën e përditshme”, shpjegon Deliç.

Gjatë luftës, ai u bë një ” komandant moral” i njësisë së tij dhe një nga oficerët e saj.

“Një person që është një moralist jep leksione dhe udhëheq veprimet”, ai sqaroi, duke thënë gjithashtu se ishte plagosur dy herë.

I tmerruar nga lajmi nga Siria

Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, Ibrahim e përshkroi vendin duke dhënë leksione mbi besimin.

Në vitin 2005, ai shkoi në Damask të Sirisë me familjen e tij në mënyrë që të merrte edukim të mëtejshëm në lidhje me fenë që praktikonte.

Por ata nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë. U kthyen në shtëpi pas vetëm një viti për shkak se Ibrahimi e pa “se gjërat nuk do të përfundonin mirë, Amerika tashmë ishte duke bërë kërcënime [kundër Sirisë]”. Menjëherë pas kësaj, ata blenë një shtëpi në Gornja Bocinja.

Luftimet mes qeverisë dhe rebelëve islamikë të presidentit Bashar al-Asad që u përpoqën të përmbysin regjimi i tij shpërthyen në Siri në vitin 2011.

Teksa Deliç ndiqte lajmet nga Siria nëpërmjet internetit dhe televizionit, ai u trondit nga krimet që pa.

“Çka më mërziti më shumë ishte të shihja në internet fëmijë që vrisnin burra dhe gra – vuajtja,” kujton ai.

“Lufta në Bosnje mu shfaq para syve. E dija se nuk mundesha të luftoja [atje], por doja të shihja dhe të paktën të shkoja, t’i jepja mbështetje atyre njerëzve,” tha ai.

Ndërsa konflikti vazhdoi në Siri, ndikimi i grupeve si Shteti Islamik dhe Fronti Al- Nusra u rrit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së i futi të dy grupet në listën e organizatave terroriste në maj 2013.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë myslimanë nga e gjithë bota u bashkuan me ta. Të ardhurit e parë nga Bosnjë-Hercegovina u regjistruan në vitin 2012.

Sipas Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes së Shtetit të Bosnjës, rreth 200 boshnjakë kanë kaluar kohë në fushëbetejat siriane, ku nisjet më masive kanë ndodhur në vitin 2013, atëherë kur edhe Deliç u largua.

“Nuk doja të shkoja si një ushtar, pasi nuk isha në gjendje për këtë; Isha tashmë 90 për qind me aftësi të kufizuara,” shpjegoi ai.

Para se të largohej për në Siri, Deliç mbajti një mbledhje – një predikim – për situatën në Siri dhe rreth xhihadit, të cilin ai e publikoi në YouTube në qershor 2013.

“Xhihadi është këtu deri në ditën e gjykimit. Shkoni njerëz, do ta humbisni trenin, veçanërisht vëllezërit në Bosnjë të cilët kanë humbur shumë trena,” tha ai.

“Shkoni vëllezër, luftoni… nuk e di, o vëllezër, a ke parë xhihadin dhe bukurinë e tij. Keni mësuar të huhasni erën e barutit… dhe të armëve tymuese? Është një erë e mirë, vëllezër. Qelbet për disa; për mua është e mirë,” shtoi ai.

Nisja për në Lindjen e Mesme

Në fund të korrikut të vitit 2013, Deliç u nis për në Siri me dy miq, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij qëndruan në shtëpi.

Ata fluturuan nga Sarajeva për në Stamboll. Ai thotë se të gjithë e dinin se ku po shkonin, por shton se, në atë kohë, të shkoje në Siri nuk ishte e ndaluar në Bosnjë.

Ata shpejt arritën në kufirin turko-sirian, ku hasën refugjatë të shumtë nga Siria. Imazhi i një djali refugjat i goditi ata.

“Ai nuk kishte asgjë për të veshur. E mora, ky ishte një nga veprimet e mia më të mira, e mora atë dhe e çova në një dyqan ku i bleva veshje. Pashë shumë gëzim në sytë e tij,” kujton ai.

Me kalimin e kufirit, Deliç shkoi në një nga kampet e refugjatëve nga ku ai vazhdoi për në një kazermë të vogël.

“Thjesht raportoje në kazermë, ose në rrugë apo në shtëpinë e dikujt. Unë raportova ata të kazermës ku disa boshnjakët ishin tashmë atje,” shpjegoi ai.

Ai tha se një grup boshnjakësh dhe arabësh, atëherë iu afruan dhe shkuan së bashku në qendrën kryesore të njësisë në qytetin Haritan.

Por Deliç thotë se ai nuk e pëlqeu pamjen e njësisë.

“Kishte një përzierje të njerëzve në atë njësi, çeçenë dhe të tjerë… Nuk desha të nënshkruaj në atë njësi dhe bashkëqytetarët e mi nga Maglaj nuk deshën gjithashtu,” tha Deliç.

Ai këmbënguli se nuk kishte të bënte me njësinë, por vetëm sa hëngri dhe fjeti atje. Ai thotë se e kaloi kohën duke vizituar qytetet dhe 10 deri në 15 ditë pas mbërritjes së tij, mbajti një predikim gjatë Bajramit.

“Allahu i do ata që luftojnë pa u trembur… Nuk do të ketë asnjë përçarje në këtë udhëtim, vëllezër. Është më e keqe kur dikush ndahet në këtë udhëtim se sa kur ata ndahen në kohë paqeje,” tha ai në predikimin e tij.

“Kur dikush iu bën thirrje për të ndihmuar besimin, ju jeni të detyruar të shkoni. Ata që nuk kanë ardhur nuk e dinë gjendjen e gjërave në Siri,” shtoi ai.

Ai i tha BIRN se u përpoq të organizojë luftëtarët nga Bosnja në një njësi. Ai beson se rreth 70 deri në 90 boshnjakë ishin në Siri gjatë asaj kohe, kryesisht të rinj.

“Kam kërkuar të bashkoj boshnjakët atje në një njësi, në mënyrë që ata të mund të kujdeseshin për njëri-tjetrin”, sqaroi Deliç.

Në mes të gushtit të vitit 2013, Deliç shkoi në qytetin e Azazit, ku ai thotë se qëndroi deri në kthimin e tij në Bosnje. Ai thotë se dha leksione fetare për ushtarët atje.

Ai erdhi në shtëpi në fillim të shtatorit, pasi vëzhgoi atë që ai tha se ishte një “xhihad i çorganizuar” në Siri, si dhe një “grindje midis myslimanëve”.

“Askush nuk dëgjonte askënd dhe të gjithë kishin një mendim të tyrin,” tha ai.

“Unë veçanërisht nuk e pëlqej këtë, sepse jemi mësuar ndryshe në Bosnjë,” shtoi ai. Ai nuk pati sukses në bashkimin e luftëtarët boshnjakë në një njësi.

Arma e gjetur në shtëpi

Në verën e vitit 2014, Bosnja e ndryshoi ligjin për ta kthyer në vepër penale luftën jashtë vendit.

Deliç u arrestua dhe u akuzua në shtator 2014, gjatë një operacioni të koduar Damask (Damasku), së bashku me disa anëtarë të tjerë të komunitetit Salafi.

Gjatë arrestimit, hetuesit SIPA gjeti një pushkë pa leje në shtëpinë e tij dhe dhjetë bomba.

Ai thotë se bombat ishin në shtëpi, kur ai e bleu dhe se ai nuk donte të kishte të bënte me to, kështu që i la aty. Ai thotë se e kishte pushkën, ngaqë në pyll kishte ujq dhe arinj që hanin delet vendase.

Deliç u lirua në pritje të gjykimit, i cili është ende në vazhdim.

Ai tha se pret që të lirohet, bazuar në pretendimin e tij se nuk i është bashkuar me të vërtetë ndonjë grupi që ishte shpallur si njësi terroriste, dhe në faktin se Bosnja e ka bërë vepër penale pjesëmarrjen në konflikte të huaja vetëm pasi ai u kthye nga Siria.

“Nuk është e vërtetë që unë paraqes ndonjë kërcënim për shtetin, paqen, apo shoqërinë”, këmbënguli ai.