Vietnami

Grua, si të quajnë? – Nuk e di.

Kur je lindur, nga e ke prejardhjen? – Nuk e di.

Përse ia gërmove vetes istikamen në tokë? – Nuk e di.

Qysh kur fshehesh kështu? – Nuk e di.

Përse mua gishtin ma kafshove? – Nuk e di.

A thua e di se asgjë të keqe nuk të bëjmë? – Nuk e di.

Cilës anë i përket? – Nuk e di.

Tani është luftë, duhet të zgjedhësh. – Nuk e di.

A thua fshati yt ekziston ende? – Nuk e di.

A thua këta janë fëmijët tu? – Po.