Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Vazhdon pa Mbikëqyrje Puna në Autostradë

Punimet në projektin më të madh infrastrukturor në Kosovë, në autostradën që kushton rreth një bilion euro, janë zhvilluar për gati një vit pa mbikëqyrjen përkatëse të qeverisë.

Mbetet ende e paqartë se pse qeveria e Kosovës ende nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë italiane Merlino-Progetti & Politecnica, edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj pasi kjo e fundit ka fituar tenderin për mbikëqyrjen e projektit të autostradës.

NDËRLIDHUR

Procesi është shtyrë përkohësisht pasi që një kompani tjetër ofertuese, Louis Berger SAS nga Franca, i bëri thirrje Organit Shqyrtues të Prokurimit në Prishtinë mbi vendimin për tender.

Ankesa e kompanisë franceze u refuzua nga OSHP-ja, e cila deklaroi se pjesëmarrja e tyre do të ishte një konflikt interesash.
Kur ankesa është paraqitur, Ministria është ankuar duke pretenduar se një vendim për anulimin e tenderit do të shkaktonte “humbje të mëdha” për vendin.

Ministria e Transportit e shpalli kompaninë Merlino-Progetti & Politecnica fituese të tenderit për mbikëqyrjen e ndërtimit dhe shërbimeve të menaxhimit të projektit më të shtrenjtë të infrastrukturës që është shpallur ndonjëherë në Kosovë, Rruga 7, ose Autostrada Morinë-Merdare, i shpallur në gusht 2010.

OSHP-ja ka kërkuar nga autoriteti kontraktues, Ministria e Transportit,  për të nënshkruar dokumentet e nevojshme me kompaninë italiane për një projekt që do të kushtojë afër shtatë milionë euro.

Ndërkohë, Ministria ka deklaruar se zyrtarët e saj janë duke kontrolluar dokumentet e kompanisë dhe kanë kërkuar nga ta dokumente shtesë nga Italia.

Në një letër drejtuar kompanisë në fjalë, më 24 janar 2011, Ministria tha se ka pasur nevojë që të sigurojë dokumente shtesë për gjendjen financiare dhe ekonomike të kësaj firme, duke përfshirë edhe rrjedhën financiare për tri vitet e kaluara.

Organi Shqyrtues i Prokurimit pastaj i dha dhjetë ditë Ministrisë për të verifikuar dokumentet e kompanisë Merlino-Progetti dhe i paralajmëroi ata që një procedurë e tillë do duhej të kishte përfunduar gjatë vlerësimit të ofertave në fillim të procesit të tenderit.

Pasi që ky afat ka kaluar tashmë pa nënshkrimin e Ministrisë në kontratë, OSHP-ja u ka thënë zyrtarëve të qeverisë se në qoftë se ata nuk nënshkruajnë, Ministria do të gjobitet.

“Autoriteti kontraktues duhet ose të nënshkruajë kontratën ose të anulojë atë, përndryshe ata do të dënohen nga ne,” tha kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, për Prishtina Insight.

“Unë nuk e di se çfarë realisht po ndodh,” tha Hoxha, duke shpjeguar se vlefshmëria e tenderit për këtë projekt po i vjen fundi dhe Ministria mund edhe ta anulojë atë.

“Pastaj, unë jam shumë i sigurt se italianët do të ankohen dhe rasti do të komplikohet edhe më shumë,” tha ai.

Edhe nga kreu i prokurimit brenda Ministrisë, Nexhat Krasniqi, ka konfirmuar se zyrtarët e qeverisë nuk e kanë nënshkruar akoma marrëveshjen.

“Jo, ne ende nuk e kemi nënshkruar kontratën. Unë nuk mund të shpjegojë të dhënat përmes telefonit,” tha Krasniqi për Prishtina Insight.

Ai nuk ishte në gjendje të caktojë një takim me Prishtina Insight për të ofruar shpjegime të mëtutjeshme.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 15 shkurt 2011.

ETIKETA

22 Shtator 2011 - 23:10

Petrit Çollaku 22/09/2011 - 23:10
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Vazhdon pa Mbikëqyrje Puna në Autostradë

by Gazeta JNK
NA NDIQNI