Prishtina. Foto: AP

Varfëria e Epokës së Internetit

Po të ishte Migjeni gjallë, a do të shkruante për varfërinë e kohës së internetit, mungesës së kafshatës së gojës në bollëkun teknologjik? Gjithashtu a do të parakalonte sot me biçikletën e tij para lypsarëve dorështrirë?

Ajo që në të vërtetë e rikthen në kohën sotme, por në një mënyrë tjetër këtë pishtar të lapsit, janë pikërisht veprat e tij për varfërinë që i përshtaten edhe ditëve të sotme.

Lotët e skamjes ndërlidhin varfëritë në kohë

Nga paslufta në Kosovë, varfëria vazhdoi të jetë armiku tjetër më i madh i qytetarëve në betejën për mbijetesë, dhe thellimi i varfërisë tregohet nga vetë të dhënat zyrtare.

Raporti “Varfëria në Konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2011” [raporti i plotë këtu] i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thotë se 29.7 për qind e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë dhe 10.2 për qind jeton në varfërinë së skajshme.

Por një vit më parë, përkatësisht në 2010-n, përqindja e varfërisë ishte 29.2 për qind dhe në varfërinë e skajshme 8.2 për qind lehtësisht me e ulët se e 2011-s me 0.5 pikë përqindje. Në vitin 2009 varfëria ishte 34.5 për qind dhe varfëria e skajshme ishte 12.5 për qind.

Fëmijë rom në një kamp kasollesh të improvizuara në Kosovë | Foto: Wikimedia
Fëmijë rom në një kamp kasollesh të improvizuara në Kosovë | Foto: Wikimedia

Përderisa në kohët e sotme, ku bota po i zvogëlon përmasat e saj në ekranet e vegjël të telefonave të mençur siç thoshte shkrimtari brazilian Paulo Coelho, distanca fizike nuk ka më kuptim. Në Kosovë një vrull i tillë i prurjeve teknologjike ka ndryshuar edhe rrethin shoqëror. Duke u nisur nga fakti elementar se preferohet më shumë “bashkë-bisedimi digjital” në mes njerëzve.

Por në anën tjetër, po rrit diferencën në mes të shoqërisë në vend. Në Kosovë një pjesë jo e vogël e popullsisë teknologjinë dhe telefonat e mençur i shohin si ëndërr larg realitetit që preket.

Raporti i USAID-it “Strategjia për Bashkëpunim për Zhvillimin Ekonomik të Vendit 2014-2018” thotë se Kosova është më e varfër në rajon dhe vuan nga papunësia shumë e lartë, që në mesatare sipas raportit, llogaritet të jetë rreth 45 për qind.

Edhe sipas Bankës Botërore (BB), varfëria në Kosovë konsiderohet e lartë. BB-ja thotë se Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë dhe çka e bënë edhe më të vështirë daljen nga varfëria, është se 2/3 e të varfërve e kanë të kryer më pak se shkollën e mesme.

http://kallxo.com/banka-boterore-kosova-ka-kerkesa-te-medha-por-resurse-te-kufizuara/

Mungesa e perspektivës dhe varfëria, qytetarët tanë i lë në mes të baltës, dukë shtyrë që në ditë të ftohta me acar të marrin rrugët e pakalueshme drejt Evropës. Pasi që çdo ditë dimri, ngrinte shpresat për ditë më të mira, por edhe lulëzimi i pranverës që i gjeti në kampet e Hungarisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian nuk i kishte ngjyrat e njëjta edhe për ta.

Për varfërinë në vend, projekti “Pulsi Publik” i realizuar nga UNDP dhe USAID në muajin shtator 2015, papunësia dhe mungesa e punësimit ishin listuar si problemet më të mëdha në Kosovë, në rend të dytë ishte varfëria dhe problemi i tretë i madh është renditur korrupsioni.

Edhe për nga paga mesatare dhe ajo minimale, Kosova nuk ka pozitë të mirë në raport me vendet tjera të rajonit. Kosova ka pagën minimale më të ulët në rajon. Deri në moshën 35 vjeç paga minimale në Kosovë është 130 euro dhe mbi moshën 35 vjeç ajo është jo më shumë se 170 euro. Gjithashtu edhe për nga paga mesatare Kosova së bashku me Shqipërinë janë krejt në fund në raport me vendet e rajonit.

http://kallxo.com/kosova-dhe-shqiperia-kane-pagen-mesatare-me-te-ulet-ne-ballkan/

Përkundër refomës fiskale të qeverisë, ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në 8 për qind për produktet esenciale ende nuk po jep efekte në indeksin e çmimeve të konsumit.

Vargjet e PSE-ve në tirazhin e romanit të Sterjo Spases, për një gjendje të këtillë, u duhen drejtuar autoriteteve qeveritare.

Varfëria e statistikave për varfërinë

Dritarja e parë e shtetit ndaj publikut janë statistikat. Statistikat në aspektin e brendshëm si “dritare” mundësojnë që përmes tyre të shihet pozita ekonomike dhe sociale e vendit. Në të njëjtën kohë kjo u shërben si udhërrëfyes politik-bërësve në zhvillimin e vendit.

Dhe nga jashtë, përmes statistikave, Kosova pasqyron potencialet e saj për investitorët e huaj dhe pozitën ekonomike e sociale të saj në raport me vendet tjera.

Agjencia Statistikave të Kosovës (ASK), institucioni përgjegjës për grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave statistikore, paraqet probleme në përpunimin dhe publikimin e të dhënave të nevojshme.

http://kallxo.com/ask-se-i-kerkohen-statistika-per-varferine/

Mungesa e të dhënave statistikore në fushën e varfërisë, punësimit dhe prodhimit industrial në Kosovë u diskutua edhe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Zhvillimi Ekonomik dhe Tregti. Në mars të këtij viti, në mbledhjen e këtij komisioni, ASK-u u kërkuan publikime sa i përket punësimit, prodhimit industrial dhe varfërisë.

Raporti i fundit për varfërinë i publikuar nga ASK-u ishte ai i vitit 2011.