Udhëtim në Kohë me Vuçiqin dhe Sheshelin

Të jetosh në Serbi shpesh ndjehesh sikur jeton në Tardis, kutia e policisë që udhëtonte në kohë nga emisioni i famshëm televiziv ‘Doctor Who’.

Ajo shpejt mund të ju dërgojë në një tjetër kohë-hapësirë. Është më e madhe në brendësi se sa nga jashtë. Por ndryshe nga Doktori, ju nuk mund të zgjidhni gjithmonë se kur dhe ku dëshironi të transportoheni, dhe udhëtimet janë rrallëherë zbavitëse.

Kam pasur një nga këto momentet Tardis këtë javë, kur pashë Vojislav Sheshelin, liderin e Partisë Radikale Serbe si mysafir kryesor në një shfaqje televizive popullore. Shesheli është pa dyshim figura më e njohur në historinë politike serbe.

Gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ai haptazi mbrojti një Serbi të Madhe dhe përdori partinë e tij si një pishinë të rekrutimit për vullnetarë të njësiteve paraushtarake të cilat bënë kërdi në Bosnje dhe Kroaci.

Brenda në Serbi, banditët e tij kanë sulmuar kritikët e Millosheviqit, jo vetëm me fjalë, por edhe fizikisht. Në botën e jashtme, ai bëri që Millosheviqi të duket i arsyeshëm, dhe i respektueshëm.

Në vitin 2003, Shesheli u padit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) dhe shkoi në Hagë, ku ai kaloi 12 vjet në njësinë e paraburgimit. Pas një gjyqi të gjatë dhe të parregullt, ai u lirua në shkallën e parë; procesi i apelit është duke vazhduar.

Në vitin 2014, para se të miratohej vendimi, ai u lirua për arsye humanitare, kur u diagnostikua me kancer terminal. Sot, me sa duket në gjendje të mirë shëndetësore, ai po kandidon për president në zgjedhjet e ardhshme dhe Partia Radikale Serbe është partia e tretë më e madhe në parlament.

Shfaqja shumë orëshe në të cilën u shfaq Shesheli u transmetua në TV Pink, kanali më i njohur komercial në Serbi. Kjo nuk është një shfaqje politike, por argëtuese, me aktorë dhe këngëtarë pop si të ftuar të zakonshëm.

Këtë herë është bërë një përjashtim, dhe Sheshelit i është dhënë një orë e plotë për të bërë shaka në lidhje me gjyqtarët afrikanë të ICTY-së (“majmunët e degjeneruar”), viktimat e krimeve të luftës (“të shpikur”), bombardimi i Dubrovnikut i vitit 1991 (“në djall Dubrovniku”) e kështu me radhë. Audienca në studio brohoritën dhe duartrokitën çdo fjalë të tij.

Këtë brohoritje dhe duartrokitje duhet ta ketë shkaktuar Tardis-i im, kështu që unë shkova prapa në kohë, në vitin 1991, kur lufta në Jugosllavi sapo kishte filluar.

Ishte një shfaqje argëtuese shumë popullore në atë kohë, i quajtur Minimax, dhe Shesheli ka qenë në të. Gjëja më e paharrueshme që ai e ka thënë ishte se vullnetarët e tij, të njohur gjithashtu si çetnikët, kishin filluar vrasjen e kroatëve me lugë të ndryshkur “kështu që patologët nuk do të mund të përcaktonin nëse ata vdiqën nga tetanozi apo nga plagët”. Të gjithë qeshën.

Çdo artist i mirë ka një ndihmës, dhe Sheshel-i kishte dy.

Njëri ishte një i moshuar, me pamje të zymtë, një ish-menaxher i një varreze provinciale; ata e thirrnin atë ‘Varrmihës’. Emri i tij është Tomislav Nikoliq, dhe tani ai është President i Serbisë.

Tjetri, i gjatë, i hollë, dhe i vështirë, ishte Aleksandar Vuçiq, kryeministri aktual dhe, në qoftë se sondazhet kanë të drejtë, presidenti i ardhshëm i vendit.

Kur ata u ndanë në vitin 2008, kur Shesheli ishte ende në paraburgim, Vuçiq dhe Nikoliq morën shumicën e Partisë Radikale Serbe në partinë e tyre të re, Progresistët, të cilën e kishin modeluar si forcë moderne pro-europiane, forcë e qendrës së djathtë.

Fjalët dhe veprat e tyre në fillim të egra – të tilla si deklarata e Vuçiqit në vitin 1995, vetëm pak para gjenocidit në Srebrenicë, ku “njëqind muslimanë do të vriten si hakmarrje për çdo serb” – u harruan.

Shesheli i quajti ata tradhtarë, dhe kur ai u kthye në Serbi, të gjithë pritën që do të kërkojë hakmarrje. Ata e kishin gabim.

Shesheli e ka kritikuar Nikoliqin (i cili është tani një president në shkuarje), por në mënyrë të qartë vendosi të kursejë Vuçiqin nga ndonjë nga sulmet e tij verbale. Gjatë deklaratës së tij një-orëshe në TV Pink, Shesheli kurrë një herë nuk e shqiptoi emrin e Vuçiqit, edhe pse ai është menduar të jetë rivali i tij kryesor në zgjedhjet e ardhshme.

Në vend të kësaj, ai sulmoi kandidatët e tjerë. Ai ka zgjedhur qartë rolin e “liderit të opozitës konstruktive”, shumë të ngjashme me atë që ai ka luajtur për Millosheviqin.

Dhe ashtu si në kohën e Millosheviqit, Shesheli po merr trajtim preferencial, qasje në shfaqjet televizive me vlerësim të lartë dhe në faqet e para të tabloidëve të afërta me qeverinë. Me fjalë të tjera, ai në mënyrë të qartë është duke u përgatitur për një rol të madh në të ardhmen e Serbisë.

Kjo thotë shumë për Serbinë që e njëjta treshe nga vitet e kqija të 1990ave – Sheshel, Nikoliq dhe Vuçiq – po dominojnë politikën serbe në vitin 2017 (edhe pse rendi është i kundërt tani).

Por kjo thotë edhe më shumë për Vuçiqin, i cili ka vendosur në mënyrë të qartë për ta pranuar një aleancë jozyrtare me Sheshelin, dhe në lidhje me vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

Në të ardhmen e Serbisë së Vuçiqit, do të ketë vetëm dy parti politike, Progresistët si ushëheqës dhe Partinë Radikale Serbe si opozitë besnike (dhe e rreme). Votuesit do të shtyhen në një pozicion që vetëm dy opsionet e tyre do të jenë autokratë ose përbindësha.

Ky nuk është një vend apo kohë, në të cilën unë do të doja të shpenzoja pjesën tjetër të ditëve të mia. A ka njeri të ketë një zgjidhje se si të merrni një Tardis të vërtetë?