Gratë protestojnë në Prishtinë ndaj dënimit të ulët të vrasësit të Zejnepe Berishës. Foto: Atdhe Mulla

Turp Kombëtar: Kosova dhe Gratë e saj të Vrara

Zejnepe Berisha u plagos me thikë, nga burri i saj, Nebihu, deri në vdekje, në shtëpinë e tyre në Suharekë, në vitin 2015. Berisha u sulmua nga burri i saj përgjatë martesës së tyre, dhe ka raportuar burrin e saj në polici jo më pak se 16 herë. Ky rast krijon hapësirë që njeriu të bindet se edhe pas 16 raporteve individuale të abuzimit, të konfirmuara nga vetë fëmijët e tyre dhe nga anëtarët e tjerë të familjes, policia ka vazhduar ta neglizhojë rastin, duke lejuar që abuzimi brenda asaj shtëpie të vazhdojë edhe më tej. Në një raport, në kuadër të informatave të lëshuara nga Gazeta Express, e lartëpërmendura informoi policinë se burri i saj e kishte lidhur atë, dhe kishte torturuar me thikë përgjatë kohës sa ishte shtatzënë me vajzën e tyre të dytë. Sipas fjalëve të motrës së Zejnepes, ajo, po ashtu, ka provuar të vetëvritet tri vite para vrasjes së saj.

Më 12 Prill, të mërkurën, Nebih Berisha, u dënua me 12 vite e gjysmë burg, dënim ky i cili mezi kalon dënimin e caktuar ligjërisht mbi vrasjen (i cili, sipas Kodit Penal, ndryshon nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm, si për diskrecionin e gjyqtarit/es). Avokati i Nebihut, Esat Gutaj, ka argumentuar, me sa duket, se klienti i tij ka vuajtur nga “kapaciteti i limituar mendor””. Motra e Zejnepes, Hajrije Thaçi, ishte një ndër personat e fundit që e kishte parë të gjallë. Thaçi tha se ajo ishte ftuar nga prokurori për të dëshmuar mbi rastin, por asnjëherë nuk ishte intervistuar gjatë rrjedhës së gjykimit.

Më 14 Prill, të premten, qytetarët kosovarë marshuan, prapë, në Prishtinë, për të protestuar për vrasjen e një tjetër gruaje, të cilën, policia, sistemi gjyqësor, dhe qeveria jonë, ngjashëm me disa raste të tjera tashmë, dështojnë ta adresojnë. Nëse jeni duke e lexuar këtë artikull, gjasat janë që ju jeni një i/e huaj i/e cili/a “vëzhgon,” “monitoron,” dhe “raporton” ose përndryshe, “ndihmon” Kosovën. “Ju jeni mahnitur nga mentaliteti, i cili krijon hapësirë të mendoni se gjërat në Kosovë qëndrojnë keq, por, prapëseprapë, janë në proces të përmirësimit. Po ashtu, ju besoni se barazia gjinore në Kosovë është çështje “kulturore” dhe kërkon ndryshim gradual. Ju, menjëherë, duhet ta ndryshoni këtë vijë të të menduarit.”

Ajo për të cilën kosovarët kanë nevojë nga ju është kritika e pakursyer, sepse ekziston veç një mënyrë nga dy politikat feministe progresive që zënë vend këtu: aktivistet feministe shtyjnë përpara një çështje me vite, duke organizuar protesta, shkruar artikuj, publikuar hulumtime, dhe duke lobuar për qeverinë. Ose, komuniteti ndërkombëtar shpreh dëshirën për një ligj të miratuar ose një politikë të re, pas të cilës, kjo temë bëhet, të paktën, kombëtarisht e diskutueshme.

Urrejtja e Kosovës ndaj grave të saj, duhet të jetë njëra nga ato prioritete. Ky është një shtet, në të cilin, 16 raportet individuale të një gruaje mbi abuzimin dhe torturën ndaj saj, të shkaktuar nga duart e burrit të saj, neglizhohen nga policia vendore. Ky është një shtet ku policia dyshohet për pjesëmarrjen e saj në përdhunimin dhe trafikimin e vajzave adoleshente. Ky është një shtet, ku një grua, nën urdhrin mbrojtës, qëllohet deri në vdekje, nga burri i saj, në mes të ditës. Ky është një shtet, ku gratë e cilat shprehin dëshirën të hulumtohen rastet e përdhunimit, rrihen. Ky është një shtet, në të cilin, mjekët lejojnë lindjen e grave, pa ndihmën e askujt, në dyshemetë e spitaleve. Ky është një shtet, në të cilin, 80% e grave nuk janë të integruara në tregun e punës. Ky është një shtet, në të cilin, vajzave iu ndalohet e drejta e vijimit të mësimeve për qëllime martesore. Ky është një shtet, në të cilin, vajzave dhe grave u thuhet se ngacmimi konstant në rrugë është një shaka. Kjo është Kosova, jashtë bërthamës borgjeze të Prishtinës.

Dhe, të gjithë bashkëatdhetarëve të mi kosovarë, ju nga ata me status borgjez, ju, të cilët ndoshta, keni shfrytëzuar mundësinë të dëmtoni imazhin e rinisë kosovare përparimtare, në saje të ofertës së një “këshillimi” ose një pune të rehatshme, duke i shfrytëzuar udhëtimet biznesore për arsye personale: ju jeni më të këqijtë.

Rita Ora, Majlinda Kelmenedi, dhe #KosovanëUNESCO, janë të gjitha raste të mira e të shkëlqyera, por ju, nuk i ndihmoni askujt duke e idealizuar një ide mbi shtetin e Kosovës, i cili nuk ekziston. Institucionet e Kosovës kanë nevojë për ndryshim radikal, dhe ky ndryshim mund të ndodhë vetëm atëherë, kur personat brenda tyre t’i nënshtrohen një vlerësimi të vetvetes.

Në këtë kohë, qeveria, gjyqet, dhe polica, janë institucionet, te cilat specifikisht, po bllokojnë rrugën e procesit të avancimit të grave dhe vajzave tona, dhe kjo gjendje duhet të potencohet duke ulëritur. Unë, ndoshta, nuk kam nevojë, t’ua përkujtoj për ekzistencën e një liste të shkurtër të “Hitet më të Mëdha të Feminizmit” nga Qeveria Kosovare: Krahasimi i feministeve me lopë. Ofendimi i një deputeteje grua, duke iu drejtuar me fjalët “ma hongsh”, dhe pastaj mbajtja e fjalimit tek gratë ndërmarrëse. Arrestimi i një zyrtari të Qeverisë së Kosovës, për ngacmim seksual të vajzave në shkolla, në Japoni, cilësimi i një zyrtari qeveritar nga dikush i opozitës me fjalën “peder.” Nuk përfundon me kaq, kjo është vetëm ajo çka raportohet.

Nëse sjelljet e lartpërmendura i takojnë niveleve më të larta të qeverisë, pse duhet të jetë çudi fakti se gjyqtarët inkurajojnë gratë e abuzuara të pajtohen me partnerët e tyre? Po ashtu, fakti se pokurorët/et dështojnë të ndjekin legalisht burrat që rrahin gratë e tyre? Ose, fakti që urdhrat mbrojtës janë, pothuajse, të pakuptimtë në këtë shtet? Ose, fakti që organet policore shkarkojnë storiet e grave, dhe, po ashtu, ekziston mundësia që të jenë pjesëmarrës në abuzimin e tyre? Ose, edhe fakti që të gjitha informatat mbi dhunën seksuale, dështimet e drejtësisë dhe pabarazisë sistematike, të mbledhura nga  Rrjeti i Grave në Kosovë, nuk përdoren për të përpiluar politika? A është ndonjë çudi, që unë, pothuajse kurrë, nuk jam shqetësuar për t’i thirrur autoritetet në kompetencat e tyre për të adresuar rastet kur unë jam ndjekur duke ecur në rrugë, shqelmuar apo kërcënuar, ose edhe tërhequr nga krahu prej burrave në fluskën tonë borgjeze, Prishtinë?

Ndihem e humbur kur mendoj për nevojën e madhe të të dhënave që duhet mbledhur, edhe sa duhet te rritet numri i vrasjeve, apo edhe sa duhet të rritet numri i marsheve të organizuara, në mënyrë që situata e tanishme të ndryshojë. E kjo është edhe arsyeja pse unë, përulërisht, sugjeroj, turpërim publik, pika më e dobët në traditën shqiptare.

Deri atëherë kur institucionet tona dalin nga situata e tanishme jofunskionale, trajtimi mëse i dobët i Kosovës ndaj grave dhe vajzave të saj, duhet të transformohet në një burim konstant dhe të pafund të turpit kombëtar.