Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Treni Rrok Veturën e Policisë në Vendkalim Ilegal

Një automjet i Policisë së Kosovës, i gjendur në vendkalim ilegal, është tërhequr për më se 200 metra nga treni në Fushë Kosovë, të premten. Nuk dihet numri i saktë i të lënduarve. Treni nuk ka dalë nga binarët.

Valon Xhaferi, dëshmitar i rastit, dhe autor i fotos, shkruajti në Facebook gjatë ditës se rreth orës 14:20 në Fushë Kosovë, treni kishte goditur një fugon të Policisë së Kosovës. Më tej, Xhaferi shton se “një polic që ndodhej brenda makinës është lënduar po ka mbetur gjallë, falë Volksëagen-it që as u rrotullua e as u copëtua”.

NDËRLIDHUR

Policia e Kosovës nuk ka qenë në dispozicion të flasë për këtë incident.

Refet Çitaku, zyrtari për informim i Hekurudhave të Kosovës, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se ndeshja ka ndodhur në mesditë, në Fushë Kosovë, dhe ka ardhur si pasojë e kalimit të hekurudhës në vend ilegal nga ana e Policisë së Kosovës. 

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve nga ana e Policisë së Kosovës, por nuk ka pasur lëndime vdekjeprurëse.

Më tej, Çitaku shtoi se Hekurudha po shikon të dhënat rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarve dhe numrin e tyre, si dhe arsyen për kalimin e Policisë në vendkalimin ilegal, në Fushë Kosovë, pas ETC-së.

ETIKETA

29 Qershor 2012 - 17:38

Shengjyl Osmani 29/06/2012 - 17:38
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Treni Rrok Veturën e Policisë në Vendkalim Ilegal

by Gazeta JNK
NA NDIQNI