Tregoji Mamasë se Etta James Vdiq

“Jeta ka qenë e rëndë, por ajo ishte e mirë. Nëse do të isha kthyer edhe një herë nga fillimi, do të kisha jetuar në po të njëjtën mënyrë”.

Këto janë fjalët e saj për veten teksa fliste në revistën Rolling Stone.

Këngëtarja e R&B’së, zëri i gjallë dhe pasionant i të cilës bëri baladën “At Last” himn të muzikës blues do të mbahet mend edhe për jetën e saj të çrregullt. 

E lindur si Jamesetta Hawkings në Los Angeles të vitit 1938, Eta u rrit pa përkujdesjen e nënës së saj adoleshente. Në vitin 1950 ajo formon grupin Creolettes, për të vazhduar me solo karrierë gjatë së cilës mbërriu majat e toplistave. 

Mirëpo, përkundër suksesit të saj, James filloi të përdorte heroinë e cila më pas pati efekte serioze në karrierën e saj.  

Në vitet e 70’ta James udhëtoi në një turne në të gjithë botën, për të njoftuar gjeneratat e reja me muzikën e saj. 

Ndërsa shëndeti i saj përkeqësohej,  ajo rrëmbeu edhe një herë, për herë të fundit, kryetitujt e gazetave duke kritikuar performancën e Beyonce të këngës “At Last” në inaugurimin e Presidentit Obama. 

Etta James në jetën e saj ka fituar gjashtë çmime Grammy, 17 çmime të zhanrit Blues dhe sipas revistës Rolling Stone, renditet e 22ta në listën e Këngëtarëve më të Mëdhenjë të të Gjitha Kohërave.