Thumbim

Të gjithë Lloyd George-ët e Babilonisë
Historia i ka harruar krejtësisht.
Briand-ët e Egjiptit a Asirisë,
Trotsky-t e kësaj apo asaj kolonie
Të Greqisë ose Romës antike
Janë emra të vdekur, ndonëse gdhendur në gur.

Veç një budalla që shkruan poezi
Apo një shpikës i çmendur i filozofive
A një gjeometër ekscentrik
Do t’i mbijetojnë parëndësisë së madhe
Të asaj që mbetet pas, në terr,
Dhe që s’shënohet as në histori.

O ju njerëz të mëdhenj të Çastit!
O lavdi të mëdha e të flakta
Të atyre që shpëtojnë prej mugëtirës!
Kënaquni me atë që keni dhe mos mendoni!
Shijoni famën dhe ushqimin e mirë,
Sepse e nesërmja u përket budallenjve të sotëm!

[1928?]