Tërheqje amerikane, në mënyrën kosovare

Kultura e kafes është pjesë thelbësore e jetesës për qytetarët e kryeqytetit, të rinj e të vjetër. Luluo fron një kombinim të shërbimeve të dëshmuara  me oferta të reja, duke tërhequr një klientelë të rinjsh dhe modernë.

Kafeneja duket shumë tërheqëse për kalimtarët e rastit. Interieri i saj i ngjason zinxhirëve tipikë të kafeneve amerikane, me mure të ekspozuara me tulla dhe ngjyra të zbehta hiri, kafe dhe zi – të cilat mund të shihet nga jashtë përmes paneleve të xhamit në pjesën e përparme të kafenesë.

Nuk është për t’u habitur që Lulu është përplot klientë në kohë të drekës. Nëse vendosni të uleni brenda, mund të zgjidhni një nga tavolinat e vogla katrore për katër persona, apo në tavolinë e gjatë për laptopë në anën e djathtë të kafenesë.

Opsionet ushqimore në ofertë janë të pakta, por të përballueshme. Llojet e sanduiçeve të freskëta janë me mish lope apo proshutë pulë dhe një opsion vegjetarian. 

Sanduiçet vijnë në dy madhësi; të voglat shërbehen në bukë të farërave të përziera (1,50 €) dhe të mëdhenjtë në bagetë franceze, që kushtojnë dy euro.

Ndonëse është menduar të jetë mbi të gjitha kafenetw, Lulu ofron edhe pije të ndryshme alkoolike dhe në mbrëmje mund të porositni meze, duke përfshirë pjatë me patate, gishtërinj pule (chicken fingers) apo qofte pule. 

Çmimet ndryshojnë nga dy euro për patatet deri në tetë euro për një pjatë meze, që përfshin kombinime standarde të proshutës, disa lloje djathërash, copëza domatesh dhe biskota të thata.

Ajo që mund të jetë elementi më tërheqës i kafenesë së re janë produktet amerikane që i ofron, duke përfshirë Doctor Pepper të rregullt dhe dietal, si dhe kafe dhe Frappuccino të Starbucks. 

Këto shërbehen të paketuara, në kanaçe ose shishe plastike, që mund të jetë paksa zhgënjyese për ata që shpresonin t’i shijojnë të freskëta këto pije të njohura (ose të paktën në gotë letre të Starbucks që do të mund ta vendosje në Instagram). 

Këto kushtojë mjaft shumë, duke filluar nga 4,90 euro për Frappuccino të Starbucks, deri tek 6,80 euro të plota për një shishe 0.5l të Starbucks Doubleshot Energy. 

Këto çmime të majme mund të jenë të pakapshme për xhepat e të rinjve kosovarë, të cilët janë mësuar me makijatot e tyre të përballueshme prej 1 euro – të cilat janë gjithashtu janë në meny.

Për ata që i pëlqejnë ëmbëlsirat, Lulu ofron kroasane të përballueshme me çokollatë dhe të thjeshta me çmim prej një euro për copë, petulla me mbushje vanilje dhe çokollate për 1.50 euro, ndërsa produkti i tyre bindshëm më i miri është mafinime çokollatë apo vanilje me çmim prej 1.80 euro. 

Mafinet, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Kosovës, kanë njëtrajtshmëri të shijes, si të kekut me krem karamel, dhe janë të spërkatura me copëza të vogla çokollate.

Sikurse shumë kafene të tjera në Kosovë, Lulu ka në një kënd të librave. Ato në anën e majtë menjëherë pas hyrjes janë për shitje. Nëse thjeshtë po kërkoni diçka për të lexuar gjersa e pini makijaton tuaj apo kafenë e re të shtrenjtë, mund t’i shfletoni librat në tavolinën e gjatë.