Suksesi i Intervenimeve Ndërkombëtare

Dy dekadat e fundit kanë parë një rritje marramendëse të literaturës mbi intervenimet ndërkombëtare. Autorë nga fusha të ndryshme (politikologë, poltikanë, studiues të drejtësisë, poltikbërës, ekonomistë) kanë botuar hulumtimet dhe mendimet e tyre në lidhje me ato që i bëjnë interventimet ndërkombëtare të sukseshme apo të dështuara. Disa organizata të mëdha hulumtuese dhe superoptimiste – siç është korporata RAND në SHBA – kanë shkuar edhe një hap më tutje duke dalë me udhërrëfyes për intervenime të suksesshme. Sipas një serie librash të botuara nga RAND (BE-ja dhe shtet-formimi, SHBA-të dhe shtet-formimi, apo Udhërrëfesi për fillestarët në shtet-formim), çdo intervenim ndërkombëtar mund të jetë i suksesshëm nëse dedikohen të holla të mjaftueshme, ushtarë të mjaftueshëm dhe pastaj resurse tjera që do ta çojnë shtetin e ri drejt zhvillimit dhe demokracisë. Ata e shndërruan intervenimin nga një akt të pasigurt me shumë rreziqe në një shkencë ekzakte ku nese aplikohen formula të caktuara, suksesi është i garantuar dhe të gjithë fitojnë: intervenuest dhe të intervenuarit.

Në anën tjetër, një grup autorësh pesimistë shkruajnë për dështimin e garantuar të intervenimeve ndërkombëtare. Iraku dhe Afganistani janë shembuj shumë lucid të kësaj. Por edhe Kosova dhe Bosna atyre ju duken të dështuara. Me investimin më të madh ndërkombëtar për kokë banori, Kosova është ende një vend i pazhvilluar ekonomikisht, ku demokracia mbahet gjallë me zor, përmes infuzionit permanent ndërkombëtar, pa të cilin Kosova thjesht do të zhdukej nga harta. Sipas tyre, intervenimet janë formë tjetër e kolonializimit dhe i shërbejnë interesave imperiale perëndimore, kështuqë ato nuk ishin dashtë të ndodhin (shkrimet e Naom Chomskyt bëjnë pjesë në këtë kamp).

Sivjet doli në shitje një libër i ri – Can Intervention Work? – nga kolegu im Gerald Knaus (kryetari i organizatës Iniciatva Europiane për Stabilitet – www.esiweb.org) dhe ish-kolegu i tij nga Harvardi, Rory Stewart (tash anëtar parlamenti në Britaninë e Madhe). Ky libër nuk i takon asnjërit prej kampeve të lartpërmendura akademike. Knaus dhe Stewart, duke patur eksperiencë profesonale nga shumë vende ku kanë ndodhur intervenime ndërkombëtare ushtarake dhe procese të shtet-formimit (Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Afganistan), e kanë balancuar teorinë e tyre të intervenimit me anekdota nga puna në teren.

Argumenti që ata e nxorrën me këtë libër është se intervenimet mund të jenë të suksesshme e edhe të domosdoshme në disa raste, por pritjet e intervenuesve duhet të jenë realiste për atë se çka mund të arrihet me intervenim. Ndërprerja e gjenocidit dhe konflikteve të hapura është detyrë dhe përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare. Por jo edhe tentimi për zhvillimin ekonomik dhe institucional me çdo kusht të vendeve të ndihmuara. Kjo e para është treguar e sukseshsme në shumë raste ndërsa e dyta plotësisht e pa-suksesshme (dhe pa-dëshirueshme) në gati të gjitha rastet.

Ndryshimi i natyrës së konflikteve në dy dekadat e fundit (më shumë raste të ushtrimit të dhunës dhe represionit brenda kufijve të shtetit se sa luftëra ndërshtetërore) ka krijuar dilemë për intervenuesit (kryesisht për SHBA-në). A duhet të rrezikohen ushtarët amerikanë për ta zgjidhur një konflikt mbreda një shteti plotësisht të parëndësishëm për SHBA-në (siç ka qenë Bosjna dhe më vonë Kosova)? Bombardimet nga ajri në Bosnjë i kanë hapur rrugë një intervenimi të ri: pa vktima amerikane. Pas bombardmit pastaj ka patur hyrje të trupave tokësore që të sigurohet paqja në vend, si dhe miliarda dollarë në ndihma financiare për rindërtim fizik dhe institucional të vendeve në fjalë.

Mësimi (i gabuar) që është marrë nga Bosnja dhe Kosova, pas ndërprerjës së suksesshme të gjakderdhjes në te dy vendet, është se intervenimi mund të bëhet gjthkund dhe mund të ndihmojë në ndërrimin e regjimeve të dëmshme dhe mund të ndërpres konflikte të brendshme. Këtë mësim ata e morrën me vete në Afganstan dhe Irak, ku përfunduan shumë keq. Humbjet në njerëz nga bashkësia ndërkombëtare që intervenoi në këto dy vende ishin marramendëse: 2,500 në Afganistan dhe 5,000 në Irak. Çka ndodhi? – pyetën veten hartuesit e këtyre intervenimeve. Çka ata nuk kishin marrë parasysh ishte kontensti lokal. Në Kosovë dhe Bosnjë intervenimi ndërkombëtar ishte i mirëseardhur. Në Irak dhe Afganistan jo. Kosova dhe Bosnja bashkërisht kanë një popullësi prej më pak se 6 milionë banorësh. Iraku dhe Afganistani kanë mbi 60 milionë banorë, të shpërndarë në një territor prej 648,000 km2 në Afganstan dhe 440,000 km2 në Irak. Përveç asaj, 80% e popullësisë në Afganistan jeton në fshatëra të vogla me rreth 100 banorë, të shpërndara gjithkah nëpër vend. Terreni fizik ka qenë thjeshtë tjetër prej Ballkanit.

Numri i ushtarëve të huaj për 1,000 banorë në kohën kur ka pasë më së shumti trupa në Kosovë, ka qenë 27. Në Bosnjë 15. Në Irak dhe Afganistan ka qenë 8 dhe 5, edhe pse atje janë dërguar mbi 450,000 trupa. Matematika e thjeshtë na mëson se paqja sigurohet më lehtë me 27 ushtarë për 1,000 banorë se sa me 5.

Por nuk është vetëm konteksti lokal që luan rol kyq. Konteksti rajonal është me po të njejtën rëndësi. Në verën e vitit 1999, shtetet e Bashkimit Europian filluan të merren më seriozisht me turpin që e përjetuan kur konflikti i dytë në kontinentin e tyre u desht të ndërprehet nga SHBA-të. Atë verë ata vendosën që të krijojnë politkën integruese ndaj Ballkanit dhe Europës Jug-Lindore. Perspektiva e shteteve të Ballkanit për në BE e ndihmoi procesin e sigurisë së paqës dhe shtet-formimit në gjithë Ballkanin. Shtytjet për konflikte të mundshme u zvogëluan në Ballkan kur u bë e qartë për të gjitha palët se perspektiva e tyre europiane rrezikohet me çdo konflikt. Përvec asaj, vetë procesi i integrimit dhe paraintegrimit përmban në vete mjete të shtet-formimit që e shpejtojnë apo edhe mundësojnë këtë proces. Iraku dhe Afganistani nuk kanë perspektivë europiane dhe mësimet nga Ballkani nuk mund të aplikohen të plota atje.

Në botë do të ketë nevojë për intervenime edhe në të ardhmën. Mësimin kryesor që e jep ky libër është që të mësohet sa më mirë konteksti lokal (dhe rajonal) para se të intervenohet në ato vende në mënyrë që të sigurohet suksesi i intervenimit. Gjithashtu e rëndësishme është të kuptohet se kur është momenti më i mirë për të dalë nga vendi – bashkësia ndërkombëtare nuk mund të zëvendësojë proceset normale të zhvillimit demokratik në vend dhe nuk mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit – siç u pa nga rasti i Kosovës, një vend i vogël ku u investua shumë por u arrit pak sa i përket zhvillmit të qëndrueshëm ekonomik.