Strasbourgu i Kërkon Serbisë të Paguajë ish-Luftëtarët

Serbia duhet të paguajë rreth 2 miliardë dinarë [17 milionë euro] për veteranët e konflikteve të viteve 1990-të, ka vendosur Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati që përfaqëson veteranët, Srdjan Aleksic, tha se gjykata ia ka dërguar vendimin qeverisë serbe më 28 gusht.

“Qeveria ka tre muaj për të kundërshtuar vendimin dhe gjashtë muaj për të gjetur paratë për rrogat”, shpjegoi Aleksic.

Gjykata vendosi në favor të veteranëve të luftës, më 10 korrik, në një seancë të mbyllur.

Vendimi është për veteranët e luftës nga shtatë komuna nga jugu i Serbisë që apeluan në Gjykatë, pasi qeveria refuzoi t’ua paguante rrogat e vonuara në vitin 2008.

Numri i saktë i veteranëve të luftës në Serbi nuk dihet. Ministria e Mbrojtjes thotë se rreth 500,000 persona konsiderohen veteran. Por, disa grupe veteranësh lufte, thonë se numri është shumë më i lartë dhe e tejkalon 700-mijëshin.