“Sopa u Rrëzua në Mëngjes në Banjo”

Hamdi Sopa, zyrtari i Qeverisë së Kosovës, dyshohet se është qëlluar dy herë me thikë në bark, është prerë dhe në dorë, ndërsa më pas është goditur me një mjet të fortë prerës në pjesën e pasme të kokës, e cila plagë ka qenë vdekjeprurëse. Bashkëshortja dhe dy vajzat e Sopës, kanë mohuar se e kanë kryer vrasjen. A. Sopa ka thënë se babai i saj ishte rrëzuar në mëngjes në banjo dhe se kishte biseduar “normalisht” me të 40 minuta para se ai të hidhej nga ballkoni.

(E plotësuar)

Dyshimi i bazuar i prokurorit Blerim Isufaj është se të pandehurat T. Sopa, bashkëshortja e të vrarit Hamdi Sopa, dhe dy vajzat e tyre, A. dhe E. Sopa, më 29 janar 2013 rreth orës 16:05, në banesën e tyre në Prishtinë, për motive ende të panjohura e kanë privuar nga jeta bashkëshortin, gjegjësisht babain e tyre.

Viktimën e kanë qëlluar dy herë me thikë në regjionin e barkut, ku i janë shkaktuar plagët shpuese, e pastaj i njëjti është munduar ta kapë thikën, i është prerë dora nga tehu i saj. Në fund, viktima është goditur edhe me një mjet të fortë prerës në pjesën e pasme të kokës, e cila plagë ka qenë vdekjeprurëse.

“Të pandehurat më vonë e fshehin thikën nën lavatriqe dhe viktimën e hedhin nga kati i tetë i banesës në tokë. Me çka, ato kanë kryer veprën penale të bashkëveprimit në vrasje të rëndë”, thuhet në aktvendimin për paraburgim, të cilën e ka siguruar Gazeta Jeta në Kosovë.

Tri të pandehurat u paraqitën të mërkurën para gjykatësit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Vehbi Kashtanjeva, i cili ua caktoi secilës masën e paraburgimit prej një muaji.

Prokurori Isufaj, në kërkesën për masën e paraburgimit, ka thënë se të pandehurat mund të ndikojnë në dëshminë e dëshmitarëve, të cilët deri më tani janë dëgjuar nga prokuroria dhe ata të cilët nuk janë dëgjuar.

E pandehura T. Sopa, në deklarimin para gjykatësit paraprak, fillimisht e kundërshtoi kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, duke shtuar se kategorikisht e mohon veprimet inkriminuese të përshkruara nga prokurori me aktvendimin për fillimin e hetimeve.

“Unë nuk i kam shkaktuar kurrfarë lëndimesh të ndjerit, pasi që me të kam pasur raporte shumë të mira bashkëshortore dhe po ashtu nuk dyshoj se vajzat e mia e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë e veja e viktimës.

Mbrojtësi i saj, avokati Florim Vërtopi, para gjykatës ka thënë se dyshimi i bazuar nuk është argumentuar fare nga prokuroria dhe se nuk ka prova se e mbrojtura e tij dhe dy të pandehurat e tjera janë kacafytur me të ndjerin, pasi që nuk ka shenja në trupin e viktimës.

Vërtopi ka shtuar se nuk ekziston rreziku i ikjes së të pandehurës, e cila është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe tashmë e ka dorëzuar pasaportën. Po ashtu, avokati Vërtopi i tha gjykatës se e dyshuara nuk ka mundësi të ndikojë në dëshmitarë, pasi që ata nuk kanë të bëjnë fare me veprën që ajo akuzohet.

A. Sopa, e dyshuara tjetër në këtë çështje, para gjykatës e ka kundërshtuar caktimin e masës së paraburgimit me arsyetimin se ajo nuk i ka shkaktuar lëndime prindit të saj. “Raportet me babain i kam pasur deri në fund shumë të mira”, është shprehur ajo.

Ajo i ka thënë gjykatësit se rreth 40 minuta para se prindi i saj të binte nga ballkoni, ajo i është afruar dhe ka biseduar me të. “E pyeta ‘çka po bën’, e ai mu përgjigj: ‘Kam dal për të marr ajër’. Me këtë rast, unë nuk kam vërejtur se ka pasur plagë”.

“Më herët kur ka qenë në banjo, e kemi sjellë në krevat në sallon; ka pasur disa plagë. Në atë moment kur i kam ngritur pizhamen e sipërme kam vërejtur se në bark dhe në afërsi të kërthizës ka gjak, por nuk e kam mundur ta vërej nëse është plagë”, ka thënë A.

Ajo shtoi se nuk ka njohuri lidhur me thikën e gjetur në vendin e ngjarjes dhe se nuk e di arsyen dhe shkakun e rënies së prindit të saj nga ballkoni.

Mbrojtësi i saj, avokati Ramë Gashi, e kundërshtoi po  ashtu masën e caktimit të paraburgimit. Gashi tha se klientja e tij dyshohet për një vepër që e ka kryer ndaj prindit të saj. “Për të ekzistuar dyshimi i bazuar duhet të ekzistojë edhe motivi i bazuar… Nuk ka vrasje të rëndë pa një motiv të fortë”, deklaroi ai.

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për caktimin e paraburgimit pasi që e dyshuara ka mundur të ikë pasi që është kryer krimi, por ajo ka qëndruar dhe i ka thirrur fqinjët që ta ndihmojnë.

E dyshuara e fundit, E. Sopa, po ashtu e kundërshtoi kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, duke shtuar se ajo nuk është e përfshirë fare në këtë rast.

Ajo tha se babain e saj e kishte parë një orë para se të binte nga ballkoni, duke pirë cigare, porse nuk e kishte folur me të. Sipas saj, Hamdi Sopa lëndimet i ka marrë në mëngjes kur ishte rrëzuar në banjo.

“Rreth orës 8:30, kam dëgjuar nënën duke bërtitur ‘Hamdi’. Kur kam shkuar në banjo, ai ka qenë i shtrirë në shpinë në afërsi të lavatriqes. Kam vërejtur se ai ka pasur dy gërvishtje në fytyrë, afër hundës dhe mbi pizhamen e sipërme ka pasur gjak”, ka rrëfyer e dyshuara para gjykatësit paraprak.

Më pas, ajo ka treguar se ka dalë në korridor dhe ka thirrur motrën e saj me telefon, duke i kërkuar ndihmën e shpejtë, ndërsa motra tjetër tregon se ka dalë për t’i ftuar fqinjët.

Mbrojtësi i saj, avokati Fatlum Podvorica, e kundërshtoi kërkesën për caktimin e paraburgimit duke shtuar se nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet dyshimi i bazuar. Sipas tij, nëse e mbrojtura e tij do të donte të arratisej do ta bënte para se të arrestohej.

Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Blerim Isufaj pasi që i dëgjoi të dyshuarat dhe mbrojtësit e tyre, mbeti në tërësi pranë kërkesës së tij për caktimin e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë që të paraqesin ankesë në vendimin mbi caktimin e paraburgimit në afat prej 24 orësh në Gjykatën e Apelit.

Paraburgim për Gruan dhe Vajzat e Hamdi Sopës

Gjykatësi i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Vehbi Kashtanjeva, ua ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim bashkëshortes dhe dy vajzave të Hamdi Sopës, zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, i cili dyshohet se u vra javën e kaluar. Tri të pandehurat dyshohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën policia e Kosovës, solli tri të dyshuarat në rastin e vrasjes së Hamdi Sopës, zyrtarit të Qeverisë së Kosovës.

T. Sopa, bashkëshortja e të vrarit Hamdi Sopa, A. Sopa dhe E. Sopa, vajzat e Hamdi Sopës, u paraqitën para gjykatësit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Vehbi Kashtanjeva. Të tre të pandehurat dyshohen se kanë kryer vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Gjykata kishte pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht prokurori Blerim Isufaj.

Gjykata pas dëgjimit të palëve, caktoi masën e paraburgimit për një muaj kundër tre të pandehurave.

Prokurori e arsyeton kërkesën për caktimin e paraburgimit me atë se “ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit pasi që duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe nëse të pandehurat shpallen fajtore, të njëjtat do të mund të dënohen me jo me pak se 10 vjet burgim, e nëse qëndrojnë në liri, mund të fshihen apo të ikin”.

ETIKETA

06 Shkurt 2013 - 17:00

Florent Spahija 06/02/2013 - 17:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

“Sopa u Rrëzua në Mëngjes në Banjo”

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend