Sllovakia Njeh Pasaportat e Kosovës

Ministri Enver Hoxhaj ka falënderuar ministrin Lajcak dhe Qeverinë e Sllovakisë për këtë vendim, i cili do të lehtësojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Tash e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës që posedojnë viza Schengen do të kenë mundësi të udhëtojnë edhe në Sllovaki.

Ky vendim vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shtuar përpjekjet për të bindur pesë shtetet e Bashkimit Evropian që t’i bashkohen sa më shpejt pjesës tjetër të BE-së, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, thuhet në një komunikatë shtypi të MPJ-së.