Skënder Hyseni për Demarkacionin: Nuk e Komentoj Bulliqin

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, që së bashku me ish ministrin e jashtëm, tashmë Presidentin Hashim Thaçi, kishin nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nuk ka komentuar në lidhje me raportin e komisionit të ri të Demarkacionit që thotë se Kosova ka humbur territor.

NDËRLIDHUR

Ish ministri Hyseni në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk komenton Bulliqin.

“Gjëja e fundit që do të më shkonte ndërmend është të komentoj Shpejtim Bulliqin”, tha shkurtimisht Hyseni për KALLXO.com, ani pse atij iu kërkua një koment në lidhje me të gjeturat e komisionit.

Komisioni i ri i Demarkacionit që po udhëhiqet nga ish deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi është duke raportuar para kabinetit qeveritar, ku sipas tyre marrëveshje e nënshkruar i humbë territor Kosovës.

Bulliqi: Kufiri Kosovë- Mali i Zi Nuk Është i Njëjtë

Gruda: Demarkacioni me Malin e Zi, Cenon Integritetin Territorial të Kosovës

Hyseni edhe më herët nuk kishte pranuar të komentonte mbi deklaratat e komisionit të ri.

Hyseni Nuk Ka Koment për të ‘Gjeturat’ e Bulliqit

Çështja e Demarkacionit ka mbi 2 vite që është nënshkruar dhe ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Me të ardhur në krye të Qeverisë, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar komisionin me në krye Murat Mehën dhe kishte emëruar në krye të saj Shpejtim Bulliqin.

Zyrtarët e BE-së shumë herë kanë deklaruar se ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kushti kryesor që Kosova të merr liberalizmin e vizave.

04 Dhjetor 2017 - 10:22

Taulant Osmani 04/12/2017 - 10:22
NDËRVEPRIMI45