Saniye Ozkan, gruaja e njërit nga 6 turqit e deportuar nga Kosova. Foto: BIRN

‘Si një stuhi’: Deportimi trondit turqit në Kosovë

Nevin Erdem nuk ka përgjigje për t’u dhënë fëmijëve të saj.

“Djali im, i cili është 14 vjeç, nuk mund të flejë për ditë të tëra dhe vajza ime 9 vjeçare qan dhe kërkon gjithnjë babanë e saj”, tha ajo. “Nuk e di se si t’i përgjigjem pyetjeve të tyre të vazhdueshme”.

Burri i Erdem, Mustafai, ishte një nga gjashtë turqit që u morën dhe u deportuar në muajin e kaluar nga Kosova në Turqi pa asnjë paralajmërim, në bazë të një operacioni të udhëhequr nga oficerët turq të inteligjencës, të cilët kanë në shënjestër bashkëpunimet e klerikut mysliman-Fetullah Gulen, i cili ndodhet në SHBA – thotë Ankaraja.

Operacioni shkaktoi shqetësime në Kosovë, ku kryeministri Ramush Haradinaj mohoi të kishte njohuri mbi rastin, dhe shkarkoi Ministrin e Brendshëm dhe Shefin e Inteligjencës.

Kjo gjithashtu shërbeu edhe si një paralajmërim për shtetet e tjera të Ballkanit për rrënjët e gjata të ligjit turk, pasi që presidenti Tayyip Erdogan po ndjek masa energjike ndaj turqve të cilët kanë lidhje me njeriun për të cilin thotë se ishte udhëheqësi i një grusht shteti të dështuar kundër tij në vitin 2016.

Gjashtë të deportuarit punonin në shkollat e financuara nga lëvizja e Gulen, e cila drejton një rrjet ndërkombëtar të institucioneve arsimore. Që nga tentimi i grusht shtetit, dhjetëra mijëra turq u shkarkuan nga pozitat ose u burgosën në Turqi për lidhje të dyshuara me Gulen-in, i cili mohon përgjegjësinë për tentimin e grusht shtetit, ndërsa shkollat ​​e tij në Ballkan dhe vende të tjera janë nën tension të madh.

Bashkimi Europian shprehu alarm për mënyrën e dëbimit të 29 marsit, të ekzekutuar me ngut pa asnjë paralajmërim apo mundësi apeli; mbikëqyrësit e të drejtave ndërkombëtare paralajmërojnë se gjashtë të deportuarit përballen me tortura dhe me mundësi tejet të vogël për një gjykim të drejtë.

Ata turq të cilët mbetën – kolegët e punës dhe anëtarët e familjeve – kanë mbetur të tronditur.

BIRN foli me gratë e pesë prej gjashtë burrave: njëra foli për sulmin e tyre gjatë arrestimeve, kurse të tjerat – si Erdem dhe dy fëmijët e saj – janë zhvendosur duke kërkuar siguri. Të gjitha përshkruanin se si burrat e tyre u morën me pranga nga oficerë të veshur me uniforma por disa prej tyre edhe me rroba të thjeshta, të cilët citonin “çështje” mbi lejet e tyre të qëndrimit; ata u drejtuan drejt aeroportit dhe u dërguan në Turqi.

“Ky nuk ishe deportim”, tha Olcay Demirez, gruaja e njërit nga burrat. “Ishte rrëmbim”.

Deportim pas nëntë vitesh

Demirez tha se oficerët e policisë morën burrin e saj 39-vjeçar, Kahraman-in, nga shkolla ku ai kishte dhënë mësim nëntë vitet e fundit.

“Ai iu lut atyre që mos ta prangonin atë para nxënësve sepse mund t’i frikësojë, por ata nuk dëgjuan”, tha 35 vjeçarja Demirez, për BIRN.

“Ne pritëm dy ditë që dikush të na tregonte nëse ata ishin dëbuar sepse në rastin e një deportimi, ka procedura që duhet të respektohen”, tha ajo.

“Erdogan dëshmoi se ai dëshiron të qeverisë Kosovën sikur të ishte vendi i tij… Ai bëri atë që donte”.

Operacioni paraqet një fyerje të veçantë ndaj Bashkimit Europian, i cili është mbështetësi më i madh politik dhe financiar i Kosovës dhe që drejton një mision policor dhe të drejtësisë në Kosovë dhe që gjithnjë e më shumë është në grindje me Ankarasë, anëtaren e NATO-s, rreth anës autoritare të Erdoganit.

Olcay Demirez, gruaja e njërit nga 6 turqit e deportuar nga Kosova. Foto: BIRN

Në një deklaratë, thuhet se deportimet “nuk janë trajtuar sipas procedurave të rregullta ligjore”.

Mbikëqyrësit e të drejtave të njeriut thonë se Kosova dështoi me obligimin e saj për mbrojtjen e personave që përballen me persekutim politik në vendet e tyre të lindjes.”Autoritetet e Kosovës nuk kanë respektuar të drejtën e garantuar procedurale, të drejtën për një gjykim të rregullt dhe apelim – as edhe urdhrin e dëbimit ose revokimin e lejes së qëndrimit – dhe vazhdoi me dëbimin në një mënyrë të diskutueshme dhe të fshehtë, e cila nuk ishte e autorizuar nga profili i gjashtë shtetasve turq të arrestuar”, tha për BIRN, Todor Gardos nga Divizioni i Europës Lindore dhe Ballkanit në Human Rights Watch.

“Ata nuk duhet ta kthejnë në Turqi askënd që mund t’i nënshtrohet torturës ose trajtimit jonjerëzor atje, siç e kemi parë të ndodhte me të tjerët të cilët kërkohen nga Turqia për arsye të ngjashme”.

Demirez tha se trajtimi i tillë ishte pikërisht ajo çfarë e shqetësonte se burri i saj do të mund të ballafaqohej.”Tortura zakonisht fillon pas marrjes në pyetje”, tha ajo.

As ambasada turke në Kosovë as qeveria në Ankara nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN-it lidhur me operacionin.

Autoritetet turke thonë se të gjashtë personat ishin “anëtarë të lartë” të rrjetit të Gulen-it, përgjegjës për rekrutimin e anëtarëve të rinj dhe për të ndihmuar të tjerët të largohen nga Turqia për t’i shpëtuar sulmit.

Frika nga arrestimet e mëtejshme

Institucionet arsimore të Gulistan-it, ku punonin këta burra, udhëheq katër shkolla dhe kolegje në Kosovë nën emrin ‘Mehmet Akif’. Njëri prej tyre, afër Lipjanit, në jug të kryeqytetit të Prishtinës, është kthyer në një strehë për ato familje turke që thonë se nuk ndihen më të sigurt në shtëpi.

Saniye Ozkan dhe vajza e saj 16 muajshe u zhvendosen aty pasi burri i saj, Cihan, u mor nga shkolla ku ata të dy punonin në qytetin perëndimor të Kosovës, në Gjakovë.

“Ishte e tmerrshme”, tha ajo. “Shpresoja që së paku do të ishim të sigurt këtu nga tmerret që po ndodhin në Turqi”.

Ashtu si fëmijë të tjerë turq të cilët lindën pas korrikut të vitit 2016, vajza e Ozkan nuk ka dokumente turke sepse ambasada turke në Kosovë nuk ka pranuar të regjistrojë fëmijët e mësuesve të Gulistan-it që nga tentimi për grusht shtet.

Ozkan tha se ajo kishte frikë se Cihani do të torturohej. Avokati i tij i tha asaj se Cihan, 29 vjeç, ishte marrë në pyetje për herë të parë, por ajo nuk kishte asnjë informacion tjetër për rastin e tij.

“Ne po bënim plane për të ardhmen tonë, kur papritur një mëngjes kjo erdhi sikur një stuhi”.

Nevin Erdem, burri i së cilës, Mustafa, ishte drejtor i përgjithshëm i institucioneve arsimore të Gulistan-it, tha se disa familje turke kishin filluar të aplikonin për azil në Kosovë.

“Që nga momenti i parë i operacionit, kuptuam se qëllimi i tyre ishte të mos merrnim bashkëshortët tanë në gjykatë, në një stacion policor apo në qendrën e paraburgimit, pasi metodat ishin më ndryshe dhe të dhunshme”, tha ajo për BIRN. “Në fund të fundit… ata i vodhën nga ne.”

“Dua të besoj se do të jemi të sigurt në Kosovë, por nuk e di se çfarë do të bëjmë. Qëndrimi në Kosovë është një mundësi dhe largimi në disa vende perëndimore është një tjetër. Shpresoj që Zoti të na ndihmojë”.

Hetimi parlamentar

Më 4 prill, ligjvënësit në Kosovë votuan për të krijuar një komision parlamentar që do të hetonte operacionin. Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili njihet gjerësisht si një aleat i Erdoganit, kanë dënuar deportimet dhe qeveria e Haradinajt ka nisur hetimin e saj.

Thaçi tha se kishte komunikuar me Erdogan-in përmes telefonit. “E gjithë kjo nuk duhet të kishte ndodhur në radhë të parë. Ishte një akt i izoluar”, i tha ai një intervistuesi televiziv javën e kaluar.  “Procedurat përkatëse duhet të përcaktojnë në detaje atë që ndodhi dhe, bazuar në rezultatet, shteti do të marrë një qëndrim”.

Mbetet e paqartë se përse autoritetet nuk e trajtuan çështjen ashtu siç vepruan me rastin e mësuesit turk Ugur Toksoy, i cili u arrestua në tetor të vitit të kaluar nga një urdhër turk. Pas një hetimi paraprak, prokuroria e Kosovës tërhoqi kërkesën e saj për ta ekstraduar atë në dhjetor, duke përmendur mungesën e provave.

Nazmi Ulus, drejtori i kolegjit Mehmet Akif në Prishtinë, tha se pavarësisht nga të gjitha indikacionet se Ankaraja i kishte vënë në shënjestër turqit e Ballkanit Perëndimor, “kjo ishte një tronditje”.

“Nuk e prisnim këtë nga një vend demokratik”, tha ai për BIRN. “Një rast i tillë tregon se është e rrezikshme (të qëndrosh) këtu. Tani është momenti kur Kosova duhet të vendosë nëse do të kthehet drejt Turqisë apo drejt Europës “.

Njëra nga gratë me të cilën bisedoi BIRN, Yasemin Karabina, tha se policia e kishte sulmuar atë dhe djalin e saj 15-vjeçar, derisa ia arrestuan bashkëshortin e saj Yusuf-in, i cili ishte zëvendës drejtor i institucioneve arsimore Gulistan, në një rrugë në qendër të Prishtinës.

“Ata kërkuan dokumentet tona dhe telefonin celular të bashkëshortit tim. Pastaj papritmas ata u bënë të dhunshëm dhe u përpoqën ta marrin atë prej nesh”, tha Karabina. Ajo e përshkroi skenën ku djalin e saj e përplasën për tokë dhe e goditën me shkelma; ajo gjithashtu tha se ishte goditur dhe se të dy u trajtuan në spital.

“Besoj që djali im do ta kujtojë atë ditë tërë jetën”.

“Burri dhe unë kemi jetuar jashtë vendit për 21 vjet. Ne jemi mësues, edukatorë. Burri im është marrë nga familja e tij dhe studentët e tij, por unë do të vazhdoj t’i mësoj fëmijët e këtij vendi”.

I pyetur për akuzat e dhunës dhe ankesat e mbikëqyrësve të të drejtave ndërkombëtare, zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha: “Në këtë rast, policia veproi në përputhje me udhëzimet ligjore dhe autorizimet. Kushdo që konsideron se janë subjekt i dhunës ose shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ankohet në Inspektoratin e Policisë, në Njësinë e Standardeve Profesionale por edhe në Gjykatë. Unë nuk jam në dijeni për ndonjë ankesë deri tani”.

“Ai u rrëmbye”

Në shkollën e Lipjanit, Mahbup Gunakan tha se është e frikësuar për fatin e bashkëshortit të saj, Hasanit, i cili kishte punuar si mësues i kimisë në Kosovë për 13 vjet.

Ajo tha se avokati i tij i kishte thënë asaj në telefon se burri i saj 51-vjeçar ishte “në rregull”.

“Por unë nuk jam e bindur,” tha ajo. “Asnjë nga të afërmit e tij në Turqi nuk janë lejuar ta vizitojnë atë. Kjo do të thotë se asgjë nuk është në rregull”.

Avokati i tha asaj se Hasani i ishte dorëzuar drejtpërdrejt Shërbimit Turk të Inteligjencës, në Aeroportin e Prishtinës.

“Atij i është thënë se ata (policia) po e merrnin për të sqaruar disa çështje lidhur me lejen e qëndrimit, por ata gënjyen”, tha ajo. “Ai u rrëmbye”.