Instalacioni artistik në murin e Ambasadës Gjermane në Tiranë. Foto: Ambasada e Gjermanisë

Shqiptarët e Kthejnë Kujtimin e Thyerjes së Ambasadës në Art

Shqipëria po shënon 27 vjet që kur mijëra njerëz që iknin nga sundimi komunist janë strehuar si refugjatë në ambasadat e shteteve perëndimore - duke u bërë të parët që sfidojnë regjimin.

Më 2 korrik të vitit 1990, Ylli Bodinaku mori kamionin e tij “Liaz” dhe me të goditi në muret e pasme të ambasadës gjermane në Tiranë, me gruan dhe fëmijët e tij në kabinën e pasagjerëve.

NDËRLIDHUR

Çarja në mur hapi rrugën për hyrjen e tre mijë njerëzve në ambasadë, disa prej të cilëve u plagosën nga policia komuniste që nxitonte pas tyre.

“Ishte një hap i pazakontë, një vendim që solli pasoja personale dhe familjare”, thotë Arben Ferhati, i cili ishte atëherë një tipograf 26-vjeçar që punonte në kompaninë shtetërore të kartografive, duke kujtuar vendimin e tij për të hyrë në ambasadën gjermane.

Në atë kohë, tetë muaj pas rënies së murit të Berlinit, regjimi komunist në Shqipëri mbeti fuqishëm në pushtet.

Por shumë shqiptarë kishin duruar mjaftueshëm – dhe së shpejti mijëra të tjerë kishin thyer ambasadat e tjera të shteteve perëndimore.

Disa hapën dyert e tyre lirshëm, dhe nuk pranuan t’i dorëzonin ata tek autoritetet.

Thyerja e murit të frikës

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i arkivave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, publikoi një dokument në 2 korrik duke dhënë hollësi se 3,172 shqiptarë hynë në ambasadën gjermane, 809 hynë në ambasadën italiane, 547 në ambasadën franceze, ndërsa ambasada jugosllave ua hapi dyert gjashtë shqiptarëve.

Disa shqiptarë donin vetëm t’i shpëtonin persekutimit politik. Shumë më tepër, pasi e panë atë që kishte ndodhur në Gjermani, thjesht dëshironin lirinë dhe më shumë mundësi.

Sipas Dervishit, shumica e këtyre njerëzve, 2,296 prej tyre, ishin punëtorë, ndërsa 123 kishin diplomë universitare.

Shumica dërrmuese e tyre, 3,905, ishin nga Tirana, por mijëra erdhën nga pjesë të tjera të Shqipërisë sapo dëgjuan lajmin.

Jo të gjithë arritën sigurinë brenda mureve të ambasadës. Pas ndalimeve të para, regjimi vendosi policinë rreth ndërtesave për të penguar njerëzit që të hyjnë brenda tyre. Shumë u plagosën duke bërë përpjekje.

Xhemil Beharaj, një gazetar që jetonte në qytetin jugperëndimor të Fierit, ishte 25 vjeç dhe me pushime në plazh, kur mësoi se ambasadat perëndimore po merrnin shqiptarët që dëshironin të shpëtonin.

“Arrita në Tiranë të nesërmen me tren me policinë që nuk e zbuloi qëllimin tim, megjithëse pas dy ditësh duke u endur në qytet ndihesha i dëshpëruar, sepse policia po monitoronte të gjitha muret rreth ambasadave” tha ai.

Fatmir Merkoçi, një aktivist i shquar antikomunist, tha për BIRN se netët e para të korrikut ishin kaotike në Tiranë.

Derisa ish-policia sekrete, Sigurimi, gjuajti njerëz që u përpoqën të shkonin tek ambasadat, regjimi gjithashtu filloi t’i përndiqte familjet e atyre që kishin ikur.

“Filluan me propagandë të tmerrshme kundër atyre që largoheshin dhe shtypje të familjeve të tyre. Disa prindër u detyruan të mohonin fëmijët e tyre, duke iu frikësuar dënimit të mëtejshëm”, kujton ai.

Pas 10 netëve të kaluara tek ambasadat në kushte të vështira dhe me regjimin duke i detyruar diplomatët që t’i dorëzojnë ata tek autoritetet, Kombet e Bashkuara hynë, duke urdhëruar që pasaportat të sigurohen për të gjithë ata që ishin brenda ambasadave dhe duke negociuar me qeverinë në vendet e tyre për largim të sigurt nga Shqipëria.

Me 13 korrik, ata u dërguan në Durrës, një port nga ku ata arritën në Itali. Më vonë, ata u dërguan në vende të ndryshme të zgjedhura.

“Ngjarja e turpëroi regjimin shqiptar në sytë e të gjithë botës”, shkroi Dervishi në Facebook, duke kujtuar atë që ndodhi 27 vjet më parë.

Disa muaj më vonë, në dhjetor, regjimi filloi të rrëzohej, pasi u zhvilluan protesta masive të studentëve që kërkonin pluralizëm demokratik.

Përmbajtja e thirrjes së shqiptarëve për t’u larguar doli të jetë mision i pamundur. Pas dështimit për të arritur ndonjë nga ambasadat në korrik të vitit 1990, gazetari Xhemil Beharaj u largua nga Shqipëria më pak se një vit më vonë.

“Dëshira ime për të shkuar jashtë vendit u realizua përfundimisht në mars të vitit 1991, në Greqi”, tha ai për BIRN.

Qindra mijëra do ta ndiqnin atë në vitet që pasonin. Eksodi i fundit ishte në vitin 2015.

Duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, rreth 1.4 milion shqiptarë tani jetojnë jashtë vendit, shumica dërrmuese e të cilëve u larguan në dy dekadat e fundit menjëherë pas rënies së komunizmit.

Rreth 75 përqind e shqiptarëve që largoheshin nga vendi shkuan në Greqi, ndërsa 500,000 të tjerë jetojnë në Itali. Në vitet e fundit, migrimi ka qenë i drejtuar drejt vendeve më të zhvilluara ekonomike si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Në vitin 2015, një eksod i ri filloi kur rreth 50,000 shqiptarë, kryesisht gra dhe fëmijë, u larguan nga vendi për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Autoritetet gjermane refuzuan pothuajse çdo kërkesë, që kur Shqipëria u rendit si një vend i sigurt i origjinës.

Përkujtimi në mur

Më 3 korrik, arkitektët Gjergj Islami dhe Ana Pekmezi dhe artisti Eljan Tanini zbuluan një instalacion në murin e ambasadës gjermane në Tiranë – formën e kamionit të famshëm “Liaz” të Ylli Bodinaku-t që do të qëndrojë përgjithmonë në murin e ambasadës.

“Unë kurrë nuk do ta harroj kamionin tim të vjetër dhe se si e ndryshoi jetën e familjes sime”, i tha ai të hënën gazetës Shekulli.

Islami tha për BIRN se ai, miqtë e tij dhe bashkëpunëtorët në projekt jetonin pranë bllokut të ambasadës në Tiranë dhe gjithmonë ishin të intriguar nga historia e zonës.

“Simboli i një kamioni që shkatërroi një mur në mënyrë që pasagjerët të arrinin një botë tjetër ishte i fortë, kështu që ne menduam ta kthejmë atë në një instalacion arti”, tha Islami.

Megjithatë, grupi thotë se shenja që është lënë në murin e ambasadës gjermane është vetëm fillimi i një projekti më të madh, i quajtur “Muri”.

Edhe sot blloku kryesor i ambasadave në Tiranë është i rrethuar nga një mur i lartë që e ndan atë nga lagja. Muri u ngrit në kohët komuniste, kur në këtë zonë nuk mund të kalonin njerëzit e zakonshëm.

Muri mbetet, edhe pse qytetarët tani mund të kalojnë lirshëm përmes bllokut të ambasadave – megjithëse janë të monitoruar nga rojet e sigurisë.

“Absurditeti i pranisë së tij është një simbol i barrierave të së kaluarës që ende e formësojnë jetën tonë. Ne synojmë ta përdorim atë për të rigjeneruar hapësirën urbane duke krijuar një muze të hapur”, tha Islami.

Ata propozojnë pikturimin e murit me ngjyrë të kuqe, për të nxjerrë në pah praninë e tij, ndërsa disa instalacione arti do ta pasurojnë hapësirën publike rreth tij.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që të rinjtë të mos harrojnë historinë”, përfundoi Islami.

07 Korrik 2017 - 20:13

Fatjona Mejdini, BIRN 07/07/2017 - 20:13
NDËRVEPRIMI4

Shqiptarët e Kthejnë Kujtimin e Thyerjes së Ambasadës në Art

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend