Shqipëria dhe Italia në Kërkim të Imigrantëve të Zhdukur

Barka që  transportonte imigrantët transmetoi sinjalin e kërkimit të ndihmës në ora 21, duke sinjalizuar probleme me motorin dhe duke kërkuar ndihmë.

Rojat bregdetare shqiptare lansuan një mision shpëtimi me dy anije, por nuk arritën të lokalizojnë barkën e shpejtë që besohet që mbante 27 imigrant ilegal.

Kërkimit iu bashkuan edhe dy helikopterë britanik që po merrnin pjesë në manovra të përbashkëta ushtarake me ushtrinë shqiptare.

Rojat shqiptare të bregdetin hoqën dorë nga misioni i shpëtimit të martën, i cili pastaj u morë përsipër nga homologët e tyre italian, të cilët angazhuan katër anije dhe një helikopter në këtë mision.

Barkat e shpejta janë përdorur shumë në trafikimin e imigrantëve dhe narkotikëve nga Shqipëria në Itali gjatë viteve të nëntëdhjeta, derisa pas një bashkëpunimi më të ngushtë mes dy vendeve erdhi te ndalimi i përdorimit të tyre.

Shqipëria ka mbajtur në fuqi një moratorium për përdorimin e tyre prej vitit 2005 deri në vitin 2013, me qëllim që të frenojë migrimin ilegal përgjatë brigjeve të veta.