Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Shije Tajlandeze

Në Le Siam, apo ‘restoranin tajlandez’ siç e quajnë shumica e Prishtinës, ka këri (curry) modest. Mirëpo, unë pothuaj jam betuar të mos shkoj atje. Restorani shpeshherë dështon në menynë e vet tejet ambicioze dhe me çmim të lartë. Goditja e fundit erdhi në formë të tortës nga peshku i ngrohur në mikroval, gati për të bërë katastrofë radiologjike.

Isha afër të heqja dorë përgjithmonë nga ushqimi tajlandez në Kosovë, derisa një shok imi më çoi në Filou Kitchen Bar, që ndodhet pranë katedrales. Që nga ajo ditë kam shkuar edhe tre herë të tjera në atë vend, i cili duket si ato restoranet që shfaqen në çdo skutë, por kam gjetur shije tajlandeze që është tejet më e shijshme se në Le Siam. Filou nuk është më i mirë, por atë që bën e bën më mirë: thjeshtë, ndershëm dhe pa pretendime e iluzione origjinaliteti.

NDËRLIDHUR

Ushqimi tajlandez i Filou-s përmban shtatë porcione: mbështjellje, pulë satai, pulë të pjekur e ngjyer në gjalpë, si dhe dy lloje ushqimi kryesore tajlandeze (pad-thai) me oriz të fërguar që të bëjnë të hamendesh mes pulës apo karkalecave të detit. Çka është më e mira, mund t’i shijosh të gjithat të kombinuara në një pjatë për vetëm 6 euro. Ky është porcioni më i shtrenjtë nga menyja si dhe përgatitet edhe për vegjetarianë.

Kuzhina e këtij vendi tregon talentin e saj në fërgim. Me kore të pjekur me përsosshmëri, këto të mbështjellura me perime (2 euro) ofrojnë shije të shkëlqyeshme së bashku me copëza lakre e karrote të prera me finesë. Salca e ëmbël e pikante ua vë kapakun të gjithave. Në fund, një copë gjoksi pule pa eshtra bie në sy me të njëjtin shkëlqim.

Pad Thai (ushqimi kryesor), ndoshta ushqimi më i njohur tajlandez në botë, është po ashtu i dalluar.

Edhepse u mungojnë bimët e bambusë, ushqimi kryesor ‘pad-Thai’ i restoranit Filou kompensohet me me një lloj gjallërie të vet, gjersa petët e orizit zhyten në salcën e ëmbël me mëlmesa, e me sasi të konsiderueshme kikirikësh, pule e lakre. S’mund të ngopesha.

Pak u zhgënjeva me pulën satai. Ndonëse copëzat e pulës ishin të lëngshme dhe të ziera tamam, shijës i mungonte lezeti. Megjithatë, kishte mish të prerë të ngjyer në këri të shërbyer në formë salce. Për dallim prej kësaj, orizi i skuqur teprohej në zjarr të madh dhe kishte shumë salcë. Këto shije fatkeqësisht dominonin mbi perimet e freskëta, të cilat ishin zier tamam sa duhet. Për fat, një tonik Campari nga banaku m’i ktheu në vete shqisat e shijes.

Pjatë me ushqim Tajlandez

Pronari i kuzhinës Filou, Përparim Vasolli kishte hapur një restoran tajlandez krejtësisht ndryshe në Prishtinë para disa vitesh. Kurrë nuk kam patur mundësinë të shkoj atje para se të mbyllej, por siç kam dëgjuar nga shumë kuzhinierë nga Bangkoku, duket se restorani kishte qenë shembull i papërmbajtjes së ndërkombëtareve të shumtë. Filou është vend krejtësisht tjetër. Restorani nuk është kushedi sa me origjinalitet, por pasqyron qartë dashurinë ndaj shpirtit të ushqimit Tai.

 

Filou Bar Kitchen

Perandori Justinian, përballë Katedrales

E hënë – E diel, 7:00-00:00

+ 377 (0) 45 516 978

 

ETIKETA

24 Shtator 2011 - 19:29

Gravlax 24/09/2011 - 19:29
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Shije Tajlandeze

by Gazeta JNK
NA NDIQNI