Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Shfaqja fillon, publikut do t’i përkulem në fund

Unë jam vetëm një vajzë e rëndomë që të shumtën e jetës së saj e kalon nëpër re. Ndonjëherë me të vërtetë nuk më intereson se çfarë po ndodhë në tokë. Por, ka momente edhe kur më duhet të zbres...

Kur më lutën që tu prezantohem lexuesve të mi të ardhshëm, u mendova për disa ditë se për çka do të mund të shkruaja. Çka më dallon mua nga të tjerët që ta bëjë dikë të më bëj ftesë për të shkruar kolumne, për të shpërndarë teoritë e mija mbi jetën. Ku dalloj unë prej jush? Ku ngjajmë ne? Cilat gjëra i dua? Cilat nuk i dua?

NDËRLIDHUR

Të bëhem sipërfaqësore, e kam më të lehtë.

Jam bionde. Shumë tregojnë barsoleta për biondet, unë i kam shumë për qejf. Shpesh edhe i tregoj në shoqëri, madje akoma më i këndshëm është fakti se i tregoj në vetën e parë njëjës.

Mbaj syze. Shumica mendojnë se jam e mençur, etiketë kjo që e mbaj nga ditët e para shkollore. Pastaj më nuk më është dashur të shitem e mençur, sepse vetëm isha e shënjuar për tërë jetën. Kjo gjë, më shpesh më ka penguar se që më ka ndihmuar.

Unë jam fëmija më i madh, të gjithë mendojnë se jam edhe më e lazdruara (që nuk është e vërtetë natyrisht ). Fundja, unë jam vetëm një vajzë e rëndomë që të shumtën e jetës së saj e kalon nëpër re. Ndonjëherë me të vërtetë nuk më intereson se çfarë po ndodhë në tokë. Por, ka momente edhe kur më duhet të zbres.

Vendi ku jetoj është vetëm 9 kilometra nga Prishtina. Kemi një park të vogël para Shtëpisë së Kulturës, tani edhe me shëtitore, shatërvan që bën dritë mbrëmjeve, një tjetër shëtitore pak a shumë të rregulluar përreth lumit, një mori lokalesh ku tërë ditën pihen kafe dhe zhvillohen biseda të gjata e të shkurta. Rrallë e për mall kam mundësinë të jem aty gjatë ditës, të shumtën e kohës jam në punë ose në fakultet, por ato çaste të rralla për mua janë me gëzim dhe fat. Marrë parasysh vitet e kaluara në enklava, ne të gjithë njihemi, thërrasim njëri tjetrin rrugës.

 Ndonjëherë kjo është përparësi, e ndonjëherë e metë. Me kalimin e viteve rrethi ndryshonte, njerëzit vinin e shkonin dhe gradualisht ky fshat u shndërrua në një “kasabë”. Qendër e botës për shumë njerëz nga fshatrat e vegjël për rreth. Spital. Postë. Disa banka. Disa shkolla të mesme. Fakultet. Të gjitha në një. Në princip, gjithçka që duhet për të mbijetuar.
Dhe mos të harrojmë, kemi edhe dy “vende” për zbavitje nate. Kur hy në klub saktësisht e di kush ulet pas cilës tavolinë. Déjà vu. Me vite. Për tërë këtë kohë, shumë njerëz nuk kanë dalë nga enklava. Për fatin tim të mirë, unë kohë pas kohe shkoja dhe vija. Bota është e rrumbullakët dhe nëse ndjek trajektoren e drejtë, kthehesh në vendin prej nga je nisur. Si duket, kjo është pika ime nga jam nisur dhe pika ku unë do të kthehem.

Ndonjëherë më kaplon dëshira të shkoj në teatër. Kemi njëfarë Shtëpie Kulture ku, varësisht kush është në pushtet, jepen disa shfaqje në vit. Kryesisht teatro mysafire. Edhe në ato raste të rralla unë jam gati vizitor i rregullt. Normalisht, marr me vete familjarë e miq.

Ndonjëherë më vjen të shkoj në kinema. E dini skenarin kur djaloshi e thërret vajzën në qytet, shkojnë në kinema, shikojnë ndonjë film romantik, mbahen për dore dhe hanë palagaqa. Ne kinema nuk kemi. Dhe kur më merr shumë malli për te, duhet të bëj si vijon: të lus menaxherin për disa ditë të lira prej pune dhe të pres përgjigjen për nja dy javë; të përpiqem e të lus kolegun të më zëvendësojë gjatë mungesës sime; të kontrolloj a kam para të mjaftueshme ; të lus motrën dhe disa shoqe të nisen me mua. Dhe kështu pas një muaji përgatitjesh ne të gjitha morëm ditët e lira dhe u nisëm për rrugë. Udhëtuam rreth 250 kilometra veriut. Eufori. Gëzim. Fat. Liri. Qeshemi dhe dikush prej radhëve të pasme na qetëson. Sigurisht ndonjë djalë që ka ftuar të dashurën e tij për të dalë, që mbahen për dore dhe hanë palagaqa. Kështu më ndodhi që unë edhe këtë vit të shoh film në kinema. Hiç më pak se 250 km larg shtëpisë sime.

Hyrja në Prishtinë nga vendbanimi im natyror për mua paraqet një xhungël të vërtetë trafiku. Ndonjëherë shkoj me taksi, e ndonjëherë më dërgon me veturë im at e ndonjëherë motra, por assesi nuk vozis unë. Pse? Thjeshtë, sepse jam bionde. Nuk di të ngas makinën, së paku nuk di në bazë të ligjeve që sundojnë këtu. Prandaj lus të gjithë lexuesit e mi të kyçur në trafik të jenë vozitës të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, lus lexuesit e mi nga vetëqeverisja lokale të fillojnë të merren me magji dhe në vend të rrugëve dhe bulevardeve të vjetra të ngrenë të reja dhe më të gjera, semaforë që punojnë dhe për fund lus të gjithë ne që të jemi më tolerantë dhe më të durueshëm. Ndoshta kur të gjitha këto kushte të plotësohen, unë një mëngjes do të ngrihem nga shtrati dhe me guxim të ngasë gjer në fakultet, punë, “shoping” dhe e sigurt të kthehem në shtëpi. Sa për të dëshmuar se barsoletat për biondet- vozitës, megjithatë nuk janë të vërteta.

Edhe ashtu , në fund të fundit, kam nevojë për një shok-terapi kulturore. Nuk e di a ekziston terapi e tillë,  nëse nuk ekziston do të më duhet ta shpik. Sa do kisha dashur të shkojë në kinema që nuk është 250 kilometra larg ….ah po, edhe në balet..sa për të shuar kureshtjen dhe t’i plotësoj disa nga ëndrrat e mija nga fëmijëria, kur ëndërroja të bëhem balerinë. Ende mbaj mend të mbathurat e baletit. Dhuratë për ditëlindje nga gjyshja ime e dashur. Po kthehem unë në renë time dhe nëse ndokush ka dëshirë të më shpie në ndonjë premierë, balet, koncert, qysh tash ka dakordimin tim. ..e dini ku mund të më gjeni.
Deri në shkrimin e leximin tonë të ardhshëm, ju përshëndet dhe ju do fort e juaja Dee.

27 Shtator 2011 - 10:42

Dijana Simijonovic 27/09/2011 - 10:42
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Shfaqja fillon, publikut do t’i përkulem në fund

by Gazeta JNK
NA NDIQNI