Prishtina. Foto: Jim Greenhill/Flickr

Serbia Shikon Kah Qielli i Kosovës

Unë kam pasur gjithmonë një problem me një mit që rrethon betejën epike në Fushën e Mëllenjave, e njohur edhe si Beteja e Kosovës, e cila ka ndodhur në vitin 1389 dhe përfundoi me një humbje dërmuese për Perandorinë mesjetare Serbe dhe një fitore vendimtare për turqit osmanë.

Çdokush në Serbi e di këtë tregim: sipas legjendës, Perandori serb Lazar u vizitua nga një engjëll në prag të betejës me turqit u paraqit me një zgjedhje: ose për të zgjedhur perandorinë tokësore dhe të fitojë betejën, por të kalojë përjetësinë në ferr në jetën e përtejme, ose të humbas dhe ta fitojë vendin e tij në parajsë.

Është e panevojshme të thuhet, Lazar zgjodhi këtë të fundit dhe turqit nuk sunduan vetëm Kosovën, por edhe Serbinë, si dhe shumë vende të Europës, për 500 vitet e ardhshme.

Ky mit, ndoshta i shpikur në fillim të shekullit të 19, kur Serbia ishte duke luftuar për të fituar pavarësinë nga osmanët, ka qenë një pjesë e kurrikulës shkollore të Serbisë për brezat, madje edhe nën sundimin komunist. Ajo është bërë pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar.

Por, si një fëmijë, unë nuk kam mundur ta kuptoj se pse kjo dilemë u detyrua te Llazari dhe pse Perëndia nuk pranoi ta ndihmojë atë të fitojë kundër turqve të pafe.

Gjithashtu, kam menduar se perandori ka bërë një vendim egoist kur zgjodhi një vdekje të shpejtë në betejë dhe pastaj e ekspozoi popullin e tij në pesë shekujt e mizorisë. Por unë nuk guxoja t’i shpreh këto dyshime në atë kohë: atëherë, si tani, vënia në pikëpyetje e miteve kombëtare nuk inkurajohej.

Gjithsesi, Serbia e humbi Kosovën në Fushën e Mëllenjave në vitin 1389, dhe pastaj përsëri pas fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999, por tani ajo shpreson të kthejë diçka për vete. Nuk po flas për tri komunat me shumicë serbe në veri të cilat ende kundërshtojnë ligjet e Prishtinës, as për pjesën tjetër të vendit, shumica e të cilës tashmë është pa serbë, por për diçka më pak të prekshme.

Javën e kaluar, Vecernje Novosti, një nga gazetat kryesore të kontrolluara nga qeveria e Beogradit, doli me tregimin me titull “NATO të na japë prapë qiellin e Kosovës” e nxjerrë në të gjithë faqen e parë.

Sipas gazetës dhe disa medieve të tjera serbe, NATO po shqyrton një kërkesë të Serbisë për të rifilluar kontrollin civil të trafikut ajror mbi shtresën më të ulët (deri në 8000 metra) të hapësirës ajrore të Kosovës.

NATO është përgjegjëse për kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës nga viti 1999, por e ka lejuar Prishtinën për të drejtuar aeroplanë të ulët fluturues. Shtresa e lartë, e përshkuar nga avionët e pasagjerëve, kontrollohet nga Hungarcontrol, Agjencia Kombëtare Hungareze, në bazë të një kontrate pesë-vjeçare.

Asnjë nga këto nuk është konfirmuar nga NATO dhe vetë Vuçiq ishte shumë më i kujdesshëm në lidhje me çështjen, duke thënë vetëm se kontrolli i fluturimeve të nivelit të ulët ishte një nga temat që diskutoi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe se një delegacion nga agjencia kombëtare e kontrollit të fluturimit së shpejti do të udhëtojë për në Bruksel për bisedime të mëtejshme.

Megjithatë, një lajm shkaktoi një zhurmë në Prishtinë, ku shumica e politikanëve besojnë se Kosova i ka dhënë tashmë shumë Serbisë gjatë bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve të sponsoruara nga Bashkimi Europian, veçanërisht duke rënë dakord për dhënien e statusit gjysmë-autonom për komunat veriore.

Tani, paralajmërojnë ata, sovraniteti i Kosovës do të mund të shkatërrohen edhe më shumë nga Serbia me marrjen e qiellit të tyre.

Serbia tashmë e kontrollon hapësirën ajrore mbi fqinjin e saj të vogël Malin e Zi, nëpërmjet agjencisë së përbashkët të kontrollit të fluturimit SMATSA, e cila është në të vërtetë te drejtuar ekskluzivisht nga Beogradi. Marrëveshja është e dobishme për të dyja palët, pasi Mali i Zi ende mbledh pjesën e saj të tarifave, pa nevojën për të ruajtur agjencinë e vet (e cila do të ishte shumë e shtrenjtë).

Po të mos ishte për ҁështjen e sovranitetit, Kosova do të ishte e menҁur për ta bërë të njëjtën gjë. Por në rrethanat aktuale politike, një rregullim i tillë natyrisht është vështirë për t’u arritur.

Gjithashtu është vështirë të imagjinohet NATO ta shpërblejë Serbinë në këtë mënyrë, kështu që artikulli i Vecernje Novosti, si shumë raporte rreth Kosovës nga mediat serbe, duket të jetë i bazuar më shumë në dëshira se në fakte.

Ajo që i lidh këto dy histori, dilemën e Lazarit dhe kontrollin e trafikut ajror është thirrje për të kompensuar humbjen e territorit duke pushtuar qiellin (gjuha serbe nuk bën dallim mes “qiellit” dhe “parajsës”).

Më shumë se 6 shekuj më herët, Lazar, dhe tani pasardhësit e tij janë duke bërë të njëjtën gjë por në mënyrën e përtokshme. Ndryshe nga Lazari, ata kanë të bëjnë me burokratët e NATO-s, jo engjëjt, por ideja mbetet e njëjta.

Të dy historitë gjithashtu pasqyrojnë paaftësinë e serbëve për t’i adresuar shkaqet e vërteta të humbjeve të tyre.

Në të vërtetë, Lazar nuk kishte zgjidhje tjetër, dhe asnjë shans për të fituar, edhe pse ushtria e tij nuk ishte më e paktë në numër në krahasim me osmanët. Kosova është humbur pasi që perandoria e tij po shkatërrohej, për shkak të grindjeve të brendshme, shumë kohë para se të vijnë turqit.

Në mënyrë të ngjashme, ajo nuk ishte NATO, e as që ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës të cilët ia morën Kosovën Serbisë.

Ajo ishte e humbur vite më parë, kur Sllobodan Millosheviqi instaluar një sistem shtypës, aparteidin në krahinë duke vënë përballë serbët dhe shqiptarët kundër njëri-tjetrit dhe duke helmuar marrëdhëniet e tyre për brezat e ardhshëm.

Në disa raste, në të mirë të të gjithëve, është më mirë që t’i mbash sytë nga toka.