Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Serbët Vazhdojnë të Drekojnë me të Vdekurit

Ndalesa e kohëve të fundit e gostive në varreza nuk mund t’i bëjë ballë zakoneve të vjetra.

Filxhanët e vegjël të kafesë dhe bishtat e cigareve edhe më tej rregullisht dekorojnë varrezat serbe, përkundër gjobave të rrepta të reja që janë munduar ta largojnë traditën e lënies së ushqimeve apo mbetjeve në varreza.

NDËRLIDHUR

Njerëzit që shkelin rregullat mund të marrin gjoba prej 25 deri 750 Euro sipas rregulloreve të miratuara në qershor me qëllim të zvogëlimit të numrit gjithnjë e më të madh të insekteve e brejtësve që tërhiqen rreth varrezave. 

“Ne kishim probleme të shumta … sepse ushqimi që njerëzit linin në varreza tërhiqte minj dhe qenë endacakë,” thotë Zoran Markovic, zëdhënës i shërbimit publik të kryeqytetit për ceremoni të varrimit. 

Megjithatë, banorët e Beogradit duket se ndjejnë fare pak mirëkuptim për dëshirën e autoriteteve për pastrimin e varrezave.

“Prindërit dhe gjyshërit e mi kanë lënë ushqime dhe pije për të afërmit e tyre të vdekur dhe unë e di se ata do të dëshironin që unë ta vazhdojë këtë zakon,” thotë 34 vjeçarja Mirjana Zivkovic, gjersa bartte një shportë të madhe tek njëra nga varrezat më të mëdha të kryeqytetit në një të diele në mëngjes. 

Në traditën serbe, të shtunat janë ditë përkujtimi për të vdekurit. Ndonëse rinia urbane tenton të injorojë zakonin, më të moshuarit mund të shihen teksa grumbullohen në varreza në këtë ditë të javës.

Shpeshherë ata sjellin dhurata që i lënë në skaje të varreve përfshirë kafe, lëngje apo lule. Kisha Ortodokse Serbe zyrtarisht njeh katër të shtuna në vit për të nderuar të vdekurit.

Në këto raste të veçanta, familjet grumbullohen përreth varrit, duke e shndërruar atë në një lloj tryeze. Ndizen qirinj dhe shtrohet mbulesa e tavolinës. Pastaj shërbehet ushqimi nga shportat e mëdha të mbushura me pite, mish, pije dhe ëmbëlsira. 

Edhe ata që nuk preferojnë shujta ushqimi në varre duhet që së paku të marrin një kafshatë. Pas ceremonisë, është zakon që të lihen ushqime për të vdekurit.

Në disa pjesë të vendit, kjo traditë merr formë gostie, ku familjet garojnë në përgatitjen e gatimeve më të mira dhe shërbimin e ushqimit më të bollshëm.

Vetë Kisha nuk e mbështet këtë zakon. Patriarku i ndjerë serb Pavle i bënte thirrje njerëzve që t’i kursejnë paratë që do t’i shpenzonin në gosti dhe në vend të kësaj ato t’ua japin jetimëve, refugjatëve dhe të varfërve.

Sipas priftit Vladimir Vukasinovic, tradita e lënies së ushqimeve në varre ka origjinë parakrishtere.

“Familjet linin ushqim për t’i ushqyer të varfrit. Prandaj, prapavija e zakonit nuk është e keqe, por ajo që po ndodh sot ka fare pak lidhje me idenë fillestare,” tha ai. 

Antropologia Sofija Kostic thekson se praktika e ngrënies së ushqimeve në varreza është e lidhur me besimin se të vdekurit i përjetojnë të njëjtat kënaqësi sikurse edhe të gjallët gjersa ata hanë dhe pinë duke i nderuar ata.

Kostic thotë se rregulloret e reja kanë pak gjasa t’i ndryshojnë zakonet e serbëve tradicionalë. 

“Këto zakone kanë rrënjë të thella,” thekson ajo. “Qeveria duhet t’i shmanget përzierjes me këtë traditë.” 

Ruzica Jovanovic, pensioniste 

“Gjysha ime ka vdekur para 20 viteve dhe disa herë unë i sjell asaj molla e vezë në varrezë… Njerëzit janë të mirëseardhur që ta marrin ushqimin! Unë nuk e kuptoj pse kjo është problem. Ka qenë traditë për vite me radhë, posaçërisht në fshatra. Nuk e di nëse rregulloret e reja do të funksionojnë, madje edhe në qytetet më të mëdha.”

Ivan Rakic, student

“Kur e ndjejë nevojën, unë shkoj te varrezat dhe e ndez një qiri. Gjyshi ime kishte qef të pinte, si dhe i pëlqente sheqeri. Disa herë, unë derdh pak raki në tokë dhe shpërndaj sheqer. Nuk isha në dijeni për këtë ligj. Jam i shokuar. Unë nuk shoh pse kjo mund të jetë problematike… është traditë e vjetër.” 

Nenad Ignjatovic, dizajner i grafikës 

“Këtu në Beograd lënia e ushqimit nuk është aq e shpeshtë, prandaj nuk do të jetë e vështirë që të zbatohet ligji. Por këto tradita janë shumë të fuqishme në qytetet dhe fshatrat më të vogla, e atje do të jetë më vështirë që të zbatohen rregullat.” 

Beogradi i fshehur 

E fshehur në një oborr në rrugën Makedonska 23, Kisha e Shën Pjetrit është kisha e parë Jezuite në Beograd. Jezuitët e kanë blerë shtëpinë të ndërtuar në fund të shekullit 19 nga mjeku i atëhershëm i familjes mbretërore dhe filluan me transformimin e saj në kishë në vitin 1931. Dy vite më vonë, ata filluan me ndërtimin e një kishte të veçantë. Një pikturë barokiene e Madonës me fëmijë, relika e vetme e Jezuitëve që provuan të themelojnë kishën e tyre në Beograd qysh në shekullin 18, është sjellë në kishë në vitin 1934. Sot, besimtarët i kushtojnë kësaj pikture respekt të posaçëm, e cila gjithashtu është e njohur si Madona e Beogradit.

 

ETIKETA

25 Shtator 2011 - 11:19 am

Gordana Andric 25/09/2011 - 11:19 am
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0