Gjatë votimeve në Universitetin e Prishtinës

Senatorët Jokompetentë të UP-së do të Zgjedhin ‘Kompetentët’

Senati i Universitetit të Prishtinës do të jetë më jokompetenti deri tash, për t’i kryer funksionet që pritet të përmbushë. Një nga këto funksione për të cilën edhe thirret në Statutin e UP-së, si organi më i lartë vendimmarrës për çështje akademike, është avancimi i profesorëve nëpër grada akademike. Janë tri grada akademike të profesoriatit të UP-së. Grada e parë është ajo e profesorit asistent, pastaj  ajo e profesorit të asocuar dhe në fund ajo e profesorit të rregullt.

Vitin e kaluar UP-ja ka qenë e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes rektorit dhe një pjese të anëtarëve të senatit, pasi komisioni i formuar në nivel të Universitetit nuk i ka pranuar të gjitha raportet e komisioneve të fakulteteve, me ç’rast rektori nuk ka lejuar që ato të votohen në paketë.

Pas zgjedhjeve të mbajtura për senatorë dhe dekanë nëpër njësi akademike, kualiteti akademik i personave të zgjedhur nuk do të garantojë funksionimin e rregullt të senatit.

Senati përbëhet nga 35 anëtarë. 13 njësitë akademike të UP-së dërgojnë nga dy përfaqësues, një senatorë dhe dekanin e secilës njësi i cili vjen në senat ex-oficio, do me thënë 26 persona.

Sipas statutit të UP-së, 7 vende u takojnë studentëve dhe 2 punëtorëve të administratës së UP-së. Në krye vihet rektori i cili zgjedhet nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Në 13 njësi akademike numri i dekanëve dhe senatorëve të zgjedhur të cilët nuk e mbajnë gradën më të lartë, atë të profesorit të rregullt është 19 vetë. Pra vetëm 7 anëtarë të Senatit të dërguar nga fakultetet dhe rektori janë profesorë të rregullt.

Nëse shtojmë këtu edhe 7 studentë të cilët nuk kanë grada fare, poashtu edhe 2 anëtarët që vijnë nga administrata, del se shumica prej 80% e senatit nuk përbëhet nga profesorët e rregullt.

Në anën tjetër do të jenë po këta anëtarë që do të vendosin për avancimet e profesorëve të ndryshëm brenda UP-së.

3 nga këta senatorë nuk kanë fare thirrje – ata janë vetëm asistentë të lëndëve. Fjala është për senatorin nga Fakultetit Ekonomik (Liridon Veliu), nga Fakulteti Filozofik (Jehona Lushaku) dhe nga Fakulteti Juridik (Avni Puka).

Një pjesë e mirë e anëtarëve të Senatit janë aktualisht në procedurë të avancimit akademik çka do të thotë se ata janë drejtpërdrejt në konflikt interesi.

Ndërkohë Senati do të vendosë për avancimin e gradave të personelit akademik dhe kur senati voton për avancim në gradën e profesorit të rregullt, kjo do të ndodhë me vendim të senatit, i cili më shumë se 80% të anëtarëve në përbërjen e vet nuk i ka në atë gradë.

Në vitet në vazhdim pritet që shumica të avancohen si një proces i natyrshëm në jetën akademike dhe kjo do të përbëjë konflikt interesi. Por për t’i ikur konfliktit të interesit, deri tash është zhvilluar metoda e daljes individuale nga votimi.

Pra, anëtari i senatit i cili do të kalojë në procedura të avancimit nuk merr pjesë në votim, mirëpo ekziston mundësia e një marrëveshjeje të heshtur që anëtarët e senatit t’ia votojnë njëri-tjetrit avancimet si shkëmbim votash mes vete.

Në anën tjetër, shumë prej anëtarëve të Senatit, siç janë dekani i Edukimit Sportiv Musa Selimi apo i Edukimit Ethem Çeku, janë aktualisht në procedurë të avancimit e cila është bllokuar nga rektori Ramadan Zejnullahu.

Kjo çështje madje ka çuar në protesta, bllokada, shkarkime e ngarkime deri në hapin radikal të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Universitetin e Prishtinës, por nga sa shihet, situata nuk do të ndryshojë.

 

Kualifikimet e anëtarëve të Senatit të Universitetit të Prishtinës:

Fakulteti Përfaqësuesit në senat Profesor asistent Profesor i asocuar Profesor i rregullt
Ekonomik Dekan But Dedaj X
Senator Liridon Veliu
Juridik Dekan Haxhi Gashi X
Senator Avni Puka
Filologjik Dekan Lindita Rugova X x
Senator Avdi Visoka X
Filozofik Dekan Bujar Dugolli X x
Senator Jehona Lushaku
Edukim Dekan Ethem Qeku X x
Senator Naser Pajaziti X x
Arte Dekan Agim Selimi X x
Senator Ismet Jonuzi X x
Bujqësi Skender Kaçiu X x x
Senator Kurtesh Sherifi X x
Elektro Inxhinieri Dekan Enver Hamiti X x
Senator Sabrije Osmanaj X
Ndërtimtari dhe arkitekturë Dekan Abdullah Zejnullahu X x x
Senator Naser Kabashi X x
Inxhinieri Mekanike Ahmet Shala x x
Senator Musli Bajraktari X x x
Shkenca sportive Musa Selimi X x
Senator Adem Nura X x
FSHMN Dekan Tahir Arbneshi X x x
Senator Enver Sherifi X x x
Fakulteti i Mjekësisë Dekane Suzana Manxhuka-Kërliu X x x
Senatore Myrvete Paçarada X x x