Foto: BIRN

Sarajeva përkujton masakrën e tregut

Një ceremoni përkujtimore nderoi 43 personat e vrarë në gusht 1995 kur forcat serbe të Bosnjës bombarduan tregun Markale në Sarajevë.

Vajtuesit vunë lule, thanë lutje dhe mbajtën një minutë heshtje të martën në vendin ku ndodhi masakra e Markales në Sarajevë më 28 gusht 1995, kur u vranë 43 vetë, përfshirë tre fëmijë dhe 84 të tjerë u plagosën.

Hamid Mehagiq, i cili ishte 15 vjeç në atë kohë, tha se po shiste qirinj në treg ditën e masakrës.

Ai dhe dy shokë të tij po bëheshin gati të largoheshin nga tregu, por dy hapat pas të tij, i shpëtuan jetën. Shokët e tij mbetën të vrarë.

“Pashë skenën. Të vdekur të shtrirë… Duket sikur ishte dje,” tha Mehagiq.

Saida Karoviq, kryetare e Unionit të Viktimave Civile të Luftës në Kantonin e Sarajevës, tha se duhej të kujtohej bashkërisht një nga krimet më të mëdha të kryera në Sarajevë.

“Ata shkatërruan çdo gjë me vlerë, pra jetët e njerëzve. Duhet ta përkujtojmë, të ndërgjegjësojmë për të çdo ditë, por jo të hakmerremi”, tha Karoviq.

Mes të vrarëve në shpërthim ishte edhe Sevda Brkan. Vëllai i saj, Salih Krusçica tha se Brkan shkoi në treg atë ditë për të blerë ushqime.

Pas shpërthimit, familja e saj nuk e dinte se ku ishte, por pas një kërkimi intensiv ata e gjetën trupin e saj në morg.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë çdo vit,” tha Krusçica.

Tregu u godit edhe më 5 shkurt 1994 nga një predhë që vrau 68 njerëz dhe plagosi 144 të tjerë.

Unioni i Viktimave Civile të Kantonit të Luftës së Sarajevës vlerëson se mesatarisht 329 predha ranë mbi kryeqytetin boshnjak çdo ditë gjatë rrethimit që zgjati 1.425 ditë.

Një total prej 11,541 civilësh u vranë, duke përfshirë 1,601 fëmijë. Të paktën 50 mijë njerëz u plagosën.

Foto: BIRN

Stanislav Galiq, ish-komandant i Trupës Sarajevë-Romanija të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në Sarajevë, përfshirë edhe shpërthimin në tregun Markale.

Vendimi përfundimtar në gjyqin e Galiç, i dhënë në nëntor 2006, u shpreh se “incidenti [Markale] përfaqëson shembullin e bombardimit ku civilët u goditën qëllimisht”.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë të Bosnjës në kohën e luftës, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq janë dënuar gjithashtu si përgjegjësi për bombardimin e civilëve në Sarajevë në vendimet e shkallës së parë të dhëna nga gjykata e OKB-së në Hagë.

Karaxhiq dhe Mlladiq kanë apeluar.

Foto: PK.

Dy raste të monedhave të falsifikuara janë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh më 23.04.2024.

Njëri rast sipas Policisë ndodhi më 15.04.2024 në Prishtinë, rast të cilin ankuesja, zyrtare banke e raportoi në Polici më datë 22.04.2024.

Tri kartëmonedha prej 100 euro, një prej 20 euro dhe një prej 50 euro të dyshuara si të falsifikuara u hasën nga zyrtarja bankare gjatë kontrollimit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Robert Doll”.

Më 22.04.2024 ankuesi, zyrtar bankar njoftoi Policinë se ka hasur në 428 monedha 2 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Të dy rastet po hetohen nga Policia.