Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Sa të pasur janë vërtet politikanët kosovarë?

BIRN ka zbuluar disa mospërputhje në pasuritë e deklaruara nga liderë e lartë politikë.

Një studim i bërë mbi deklaratat e pasurisë që politikanët kosovarë kanë paraqitur pranë institucioneve të ndryshme, zbulon një numër të madh mospërputhjesh.

NDËRLIDHUR

Për herë të parë, në mars të vitit 2010, zyrtarët paraqitën pranë Agjencionit Kundër-korrupsionit vlerë e plotë të pasurisë së tyre. Tetë muaj më vonë, ata të cilët kandiduan për zgjedhjet kombëtare të nëntorit, sërish u kushtëzuan që t’i deklarojnë pasuritë dhe kursimet e tyre.

Por, krahasimi i këtyre dy deklarimeve nxjerr në pah luhatjesh të mëdha të vlerës së pasurisë. Duket se kjo konfirmon brengat të cilat Agjencioni Kundër-Korrupsionit dhe Komisioni Evropian kishin shfaqur lidhur me atë se disa zyrtarë të lartë kishin paraqitur dokumente me informacion të pavërtetë.

Ndonëse agjencioni nuk është i obliguar për të hetuar deklarimet e pasakta, një raport i vitit të kaluar tregoi se kishte vërejtur së paku 43 kandidatë në zgjedhje, pasuria e të cilëve dukej të kishte luhatur prej më shumë se një milion euro brenda tetë muajve.

Në raportin e progresit të BE’së për Kosovën të vitit 2010, po ashtu thuhej se “informacioni i poseduar zbulonte diskrepancë mes të hyrave dhe pronave të zyrtarëve të lartë të Kosovës”.

Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, në marsin e kaluar kishte deklaruar pranë Agjencionit Kundër-Korrupsionit se ai kishte 120,000 euro të deponuara në një bankë kosovare, si dhe një apartament në vlerë prej 120,000 euro.

Por, deklarata e tij e bërë në nëntor pranë Komisionit Qendror Zgjedhor, e tregon atë si dukshëm më të pasur, me pasuri familjare në vlerë prej 1.2 milionë euro.

Përkundër përpjekjeve për të kontaktuar z. Haliti, BIRN-i nuk mundi të marrë një shpjegim lidhur me këtë rritje të hatashme të pasurisë.

Kolegu i tij nga partia e njëjtë politike, Jakup Krasniqi, zëdhënës i Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka ofruar shifra të ndryshme për pasurinë e tij.

Në deklaratën e tij pranë Agjencionit Kundër-Korrupsion, ai ka pohuar se pasuritë e tij kapin vlerën prej 600,000 euro, ndërsa që KQZ-së i ka deklaruar pasurin në vlerë prej 60,000 euro.

Edhe Ethem Çekut, nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, del se i është zhdukur pasuria brenda tetë muajsh, po që se krahasojmë dokumentet e paraqitura.

Sipas Agjencionit, kompania ndërtimore Aldex, pronë e z. Çekut, kishte qenë në vlerë prej 4 milionë euro, por dokumentet e paraqitura pranë KQZ-së treguan se pas tetë muajsh, ajo kishte vlerë prej vetëm 2 milionë euro.

Në një dokument të paraqitur pranë agjencionit, kishte deklaruar se ai kishte trashëguar një shtëpi në Pejë në vlerë prej 400,000 euro, një lokal në vlerë prej 150,000 euro dhe një depo në vlerë prej 175,000 euro.

Por, asnjëra prej këtyre pronave nuk i është deklaruar KQZ-së.

Ish Ministri i Energjisë dhe Minierave, megjithatë, ka deklaruar se posedon një lokal dhe një shtëpi në Prishtinë, në vlerë prej 570,000 euro si dhe një apartament në vlerë prej 100,000 euro.

Kur u kontaktua nga BIRN, z. Çeku tha se dallimi në vlerën e pasurisë ishte si rezultat i shitjes së pronës, si dhe të transferit në një kredi bankare. Sipas tij, në të dy formularët ai kishte deklaruar se pronat ishin pronë familjare.

Ismet Beqiri, një figurë e lartë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte deklaruar para Agjencionit Kundër-Korrupsion se kishte 17,000 euro në bankë, por ato nuk i kishte deklaruar tek Komision Qendror Zgjedhor.

Deklarata e pasurisë dhe publikimi i deklaratave të zyrtarëve politikë është e rregulluar me “ligjin mbi deklarimin e origjinës së pasurisë”, i cila i jep autoritetin gjykatave që ti gjobuar ata të cilët nuk deklarojnë pasurinë e tyre me nga 1,500 euro.

Hasan Preteni, kryetar i Agjencionit Kundër-Korrupsion, ka kërkuar që ligji të amandamentohet për t’i lejuar organizatës së tij hetimin e atyre që ofrojnë shifra të pasakta.

Zyrtarët pranë agjencionit pohojnë se 40 zyrtarë ishin gjobuar nga gjykata komunale me dënim prej 1,000 euro, por Preteni thotë se ky dënim “modest” nuk do të bëjë shumë për ta përmirësuar pajtueshmërinë me ligjin.

Driton Selmanaj, nga Institutit Demokratik të Kosovës, KDI, tha për BIRN se është i ulët niveli i dënimeve që duhet fajësuar pse politikanët nuk respektojnë deklarimin e duhur të pasurisë së tyre.

“Legjislacioni mundëson (vetëm) dënime jashtëzakonisht të vogla”, tha ai.

“Krahasuar me shumë shtete në rajon, Republika e Kosovës nuk parasheh largimin e një personi si rrjedhojë e mos-deklarimit të pasurisë apo deklarimit të rrejshëm.”

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 7 qershor 2011.

ETIKETA

22 Shtator 2011 - 11:14 pm

Majlinda Aliu 22/09/2011 - 11:14 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

TRENDING