Rrefuzohet Kërkesa për Ndryshimin e Trupit Gjykues (TV)

Bahtir Troshupa avokati mbrojtës i njërit nga të akuzuarit ka kërkuar të ndryshohet trupi gjykues i cili është i përbërë nga Ibrahim Idrizi Kryetar, dhe Sahit Krasniqi e Elmaz Zenuni anëtar.

Trupi gjykues e refuzoi këtë kërkesë të avokatit, madje duke tërhequr vërejtjen atij se është duke penguar rrjedhën normale të gjykimit, dhe duke bërë keqpërdorim të ushtrimit të detyrës së avokatit.

Kryetari i Trupit Gjykues Ibrahim Idrizi, gjatë seancës tha se do të njoftohet edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, për këto veprime të avokatit Troshupa.

Troshupa edhe më herët ka kërkuar që të ndryshohet Kryetari i Trupit Gjykues, por edhe këto kërkesa të tij janë refuzuar.

Troshupa i ka thënë Gazetës Jeta në Kosovë, se që nga fillimi i këtij gjykimi për të cilin janë mbajtur 5 seanca janë bërë shumë shkelje, sipas tij si rezultat i paragjykimeve nga pala e dëmtuar.

“Ndaj gjyqtarit Ibrahim Idrizi kam bërë kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore, në Këshillin Gjyqësor dhe po ashtu kallëzim penal, dhe ai nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues”, tha Troshupa.

Përveq tij, avokatët e tjerë në këtë seancë nuk kanë pasur kërkesa të tilla.

Seanca e radhës është shtyrë për kohë të pacaktuar.