Rrebeshi i Meteorëve në Rusi Lë “Qindra të Plagosur”

Rrjeti televiziv britanik, BBC, njofton se rreth 400 persona ishin plagosur, shumica prej të cilëve  me prerje të vogla dhe mavijosje.

Ku fenomen i shoqëruar me zhurma të mëdha dhe eksplodime ndodhi mbi qytetin e Ekatarinburgut, ndërsa meteori besohet se ka rënë në një liqen afër Qeliabinskit (Rusi qendrore).

Dëshmitarët tregojnë se kishin parë në qiell një vij tymi dhe menjëherë pas kësaj ishte dëgjuar një eksplodim në atmosferë, i cili theu xhamat e shumë ndërtesave. Të tjerë tregojnë se  e gjithë ngjarja ndodhi gjersa ishte ende errët, megjithëse me hyrjen e meteorëve në atmosferë  qielli ishte shndritur i tëri.

Foto: AP/ Oleg Kargapolov, Chelyabinsk.ru

Fenomeni i meteorëve ndodhi të njëjtën ditë kur Administrata Kombëtare për Aeronautikë dhe Gjithësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) njoftoi përmes ueb faqes zyrtare se një asteroid i njohur ndryshe si 2012 DA14 , do të kalojë të premten me 15 shkurt shumë afër tokës, megjithëse kanë hedhur poshtë mundësinë e përplasjes me Tokëm.

Rusia është e njohur edhe për rastin e Tugunskas, kur në vitin 1908 një meteor hyri në atmosferë dhe shpërtheu në një rajon të largët të Siberisë, duke shkatërruar çdo gjë në një radius prej 1320 kilometrash katrorë.