Rotacioni Artistik Prishtinë-Beograd

The Helsinki Committee for Human Rights në Beograd dhe Liberal Democratic Center ne Prishtine, kanë filluar një projekt bashkëpunimi njëvjeçar, në nëntor të vitit të 2014, i cili do të zgjasë deri në janar të vitit 2016.

Në bazë të ntervistave dhe anketave paraprake që kanë bërë këto dy organizata, në lidhje me informacionet qe rinia, sidomos grupet artistike, kane treguar se këto grupe në fakt kanë mungesë të njohurive se çka ndodhë në shtetin fqinj.

Objektivi kryesor i këtij projekti, është që përmes artit, të bëhet ripërtrirja dhe krijimi i lidhjeve të reja ndërmjet njerëzve të rinj, në kontribim të pajtimit dhe normalizimit të proceseve të komunikimit ndërmjet dy vendeve.

Muaji qershor është rezervuar për paraqitjen e artistëve kosovarë ne Beograd, ndërsa muaji gusht për paraqitjen e artistëve serb në Prishtinë.

Që nga fillimi i qershorit, artistë kosovarë kanë shpalosur punët e tyre në Beograd.

Hapja u bë me shfaqjen e filmit “Ballkoni” nën regji të Lendita Zeqirajt.

Izabela Kisic, drejtoresha ekzekutive e Helsinki Committee for Human Rights në Serbi, tha se filmat kosovarë në Beograd, letërsia, muzika dhe arti, flasin në një gjuhë universale në lidhje me tema të cilat janë relevante dhe interesante si për Serbinë, edhe për Kosovën.

“Kjo është një mënyrë e mirë për të prekur brezat e rinj në Serbi, për të cilët perceptimi i fqinjëve është ndërtuar mbi stereotipe shumë negative. Njohja e fqinjëve nëpërmjet artit dhe kulturës origjiniale, sigurisht kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ,” tha Kisic për Gazetën Jeta Në Kosovë.

Gjatë këtij muaji do të shfaqen dy filma produKt kosovarë, dy ekspozita nga artistë të ndryshëm kosovarë, kryesisht të artit bashkëkohor, dy performanca muzikore me muzikantë të ndryshëm dhe katër debate letrare, ku audience në Beograd do të ketë mundësi të njihet me letërsinë dhe krijimet shqipe.

Debatet janë koncentruar kryesisht në tema si kinematografia, literaura, dramaturgjia dhe barazia gjinore.

Granit Gashi, koordinatori i këtij projekti nga Liberal Democratic Center, tregoi se këto evente janë të hapura dhe pa pagesë. Njerëzit kanë mundësi të shkojnë t’i shohin, dhe në njëfarë forme ta thyejnë stereotipin qe e kanë për kosovarët.

“Këto grupe munden me qenë të parat me të cilat mund të shtrohet një urë e tretë e komunikimit dhe prej të cilave pritet me vazhdu me evente në të ardhmen dhe me vazhdu me kooperu në mënyrë më të dinjitetshme,” shtoi Gashi.

Në njërën nga ekspozitat të cilën u prezentuan, morrën pjesë artistët Shpend Havollim, Agron Blakqori, Tati dhe Linda.

Agron Blakqori tha se kjo mundësi e paraqitjes në vende të ndryshmë, kontaktet me artistë tjerë dhe njerëz që vizitojnë ekspozitën, janë të  rëndësishme për artistë.

“Kjo duhet te vazhdoj në Prishtinë gjithashtu. Vitet e ardhshme duhet të ketë me shumë aktivitet të tilla e cila do të mundesojë më shumë culture, më shumë normalizim të raporteve,” tha Blakqori.

Ndërkaq për shkrimtarin Gëzim Aliu, i cili morri pjesë në njërin nga debatet e mbajtura, artistët e shkrimtarët mund të takohen dhe të japin mesazhe paqeje e pajtimi, mirëpo kjo mund të mbetet mes qarqesh të ngushta kulturore serbe që tashmë e kanë pranuar realitetin e shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij këtë realitet duhet ta pranojë edhe politika serbe, pushteti serb (por edhe populli serb).

“Natyrisht, pas kërkimit të faljes për të gjitha tmerret që ka shkaktuar kjo politikë edhe në të kaluarën mbi popullin shqiptar të Kosovës. Pra, mendoj se nuk mjafton vetëm njohja faktike e juridike. Pas kësaj, edhe shkëmbimet kulturore do të jepnin efektin e vet pozitiv dhe do të ishin më frytdhënëse” tha Aliu.

Pritet që në gusht, të ketë numër dhe lloj të njejtë të prezantimeve artistike nga artistët serbë në Prishtinë.