Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Rexhepi u Njoftua për Bastisjen

Ministri i Punëve të Brendshme ishte njoftuar nga EULEX-i dhe Prokuroria Speciale se do të bastisej ministria që ai e drejton. “Më kanë thënë se do të kontrollojmë Ministrinë dhe Policinë. Unë kam kërkuar që kjo çështje të shkojë deri në fund dhe e përkrah këtë aksion të EULEX-it”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e ka ditur një ditë më parë se hetuesit e EULEX-it do të bastisnin Ministrinë që ai e drejton. Të martën në mbrëmje, vetë shefi i Misionit Evropian, Xavier Bout de Marnac, e ka informuar ministrin Bajram Rexhepi për aksionin e bastisjes dhe arrestimeve të mundshme.

NDËRLIDHUR

“Shefi i EULEX-it më ka njoftuar për këtë aksion”, ka thënë ministri Rexhepi për Express. Gjithashtu, ai është informuar edhe nga prokurori i Prokurorisë Speciale. “Më kanë thënë se do të kontrollojmë Ministrinë dhe Policinë. Unë kam kërkuar që kjo çështje të shkojë deri në fund dhe e përkrah këtë aksion të EULEX-it”.

Sipas tij, ngjarja dyshohet se ka të bëjë me blerjen e armëve dhe municionit për Policinë e Kosovës, por shton se rasti nuk përfshin periudhën sa ai është në krye të kësaj ministrie.

Kurse Zenun Pajaziti, një nga ish-ministrat e Punëve e Punëve të Brendshme, thotë se nuk është i njoftuar në detaje se çfarë ka ndodhur në MPB, por jep një shpjegim të tij. “ I tërë procesi i prokurimit ka qenë e drejtë e policisë, pra MPB nuk ka lidhje fare me blerjen e armëve”, ka thënë Pajaziti.

ETIKETA

06 Tetor 2011 - 10:57 am

Gazeta JnK 06/10/2011 - 10:57 am
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

TRENDING