Referendumi në Bosnjë Kthen Debatet për Luftë në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, i ka kërkuar Ushtrisë Serbe të “kryejë detyrat e saj të përditshme me më shumë kujdes” pas shkëmbimit të nxehtë të kërcënimeve midis boshnjakeve (myslimanë), zyrtarëve serbë të Bosnjës dhe atyre serbë, thanë raportet e medias të enjten.

“Askush nuk do të na zërë në befasi,” tha presidenti Nikoliç, duke shtuar se situata në Bosnje dhe Hercegovinë po monitorohet me kujdes.

Deklarata e tij erdhën pas një sërë komentesh të ashpra e madje edhe luftënxitëse që tronditën rajonin ndërsa referendumi që pitet të mbahet në entitetin serb të Bosnjës, Republikën Srpska, por afron.

Disa besojnë se ashpërsia e deklaratave të politikanëve pasqyron gjithashtu faktin se Bosnja më 2 tetor do të mbajë zgjedhjet e saj lokale.

Referendumi, i planifikuar të mbahet më 25 shtator, pyet votuesit në entiteti nëse ata e mbështesin vazhdimin e respektimit të Ditës Kombëtare të Republikës Srpska më 9 janar.

Votimi u kërkua pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ndaloi festimin duke e quajtur atë diskriminues ndaj jo-serbëve të entitetit.

Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja e kanë dënuar referendumin, Rusia e ka mbështetur atë. Me komunitetin ndërkombëtar dukshëm të ndarë në lidhje me këtë çështje, lidershipi i Republikës Srpska ka vendosur të vazhdojë para me planin e votimit.

Myslimanët boshnakë thonë se referendumi përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për Gjykatën Kushtetuese dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, dhe mund të jetë një prelud për një tjetër referendum për shkëputjen e Republikës Srpska nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Në këtë kontekst, disa zyrtarë boshnjakë kanë paralajmëruar se çdo kërcënim për integritetin kushtetues apo territorial të Bosnjës mund të çojë në një luftë të re.

Fjalët e ish-gjeneralit shkaktojnë një sërë reagimesh

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç. Foto: Mladen Obradovic/Beta
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç. Foto: Mladen Obradovic/Beta

Shkëmbimet e fundit të replikave të ashpra mes zyrtarëve serbë dhe atyre serbë të Bosnjës nuk janë dëgjuar që prej përfundimit të luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995.

Gjenerali në pension dhe ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Boshnjake Sefer Haliloviç e nxehu situatën më 19 shtator, kur tha se referendumi serb i Bosnjës po hidhte poshtë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, gjë e cila nuk mund të bëhej pa një luftë të re.

“Nëse dikush dëshiron ta shpërbëjë Bosnjën, kjo nuk ka për të ndodhur pa një luftë,” tha ai, duke shtuar se nëse nuk shpërthen lufta, boshnjakët mund ta marrin Republikën Srpska brenda 10 ose 15 ditësg, duke qenë se Serbia nuk do t’i ndihmonte serbët e Bosnjës këtë herë, siç bëri në vitet 1990.

Haliloviç, tani kryetar i Partisë Patriotike Boshnjake, e cila ka një deputet në parlamentin shtetëror të Bosnjës, rrallë shfaqet në publik, madje akoma më rrallë flet për mediat.

Këtë herë, deklarata e tij u pasua nga një sërë reagimesh.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u përgjigj se nëse entiteti do të sulmohej, ai jo vetëm që do ta mbronte me aftësi veten, por do të shpallte menjëherë pavarësinë.

Deklaratat kontradiktore tërhoqën spekulime të ethshme të një konflikti të ri në media.

Mediat serbe raportuan menjëherë në faqet e tyre para se kërcënimi i një lufte të re në Bosnjë ishte imanent.

Informer, e cila është e afërt me qeverinë serbe, në faqen e parë të mërkurën botoi një titull që thoshtë: “Ata duan luftë” me nëntitullin: “Ata duan të therin serbët” mbi një fotografi të Haliloviçit.

E përditshmja Vecernje Novosti ndërkohë botoi një deklaratë më të qetë nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, duke këmbëngulur se “askush nuk mund ta shpërbëjë Republikën Srpska”.

“Serbia nuk dëshiron konflikt. Megjithatë, Serbia, sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe çdo ligji tjetër dhe morali, e ka për detyrë të mbrojë popullin e saj. Republika Srpsa nuk mund të fshihet nga faqja e tokës siç dëshiron Haliloviçi apo ndoshta edhe disa të tjerë,” citon Novosti të ketë thënë kryeministri Vuçiç.

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Foto: Milan Obradovic/Beta
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Foto: Milan Obradovic/Beta

E përditshmja Kurir të mërkurën mbante si titull kryesor: “Nëse doni luftë në Bosnjë, do ta keni”, duke cituar ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç, por pa atë citim të drejtpërdrejtë në tekst.

Megjithatë, gazeta citoi Daçiçin të ketë thënë se Haliloviç thjesht thotë atë që mendon lideri kryesor boshnjak në Bosnjë, Bakir Izetbegoviç.

“Kjo është arsyeja pse fjalët e tij duhen marrë seriozisht. Kjo tregon se ka një plan lufte,” citoi gazeta të ketë thënë Daçiç.

Fjalët për luftë brenda Bosnjës dhe midis Bosnjës dhe Serbisë kanë alarmuar gjithashtu edhe Kroacinë fqinje.

E përditshmja kroate Jutarnji List, duke cituar burime pranë lidershipit politik, të enjten tha se Zagrebi së shpejti do të trajtonte situatën shqetësuese në Bosnjë përmes pozitave të saj në BE dhe organe të tjera ndërkombëtare.

“Kroacia ka të drejtë legjitime të luftojë për barazinë e kroatëve në Bosnjë”, mediat kroate përmendën të ketë thënë Mate Graniç, një ish-ministër i brendshëm dhe tani këshilltar i presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Shkëmbimet e dhunshme verbale janë kapur gjithashtu edhe nga mediat ndërkombëtare. “Bosnja: Përsëri bisedime lufte në Ballkan.” Raportoi të mërkurën Associated Press.

Mediat në të dy entitetet e Bosnjës janë përmbajtur në krahasim me gjugën nxitëse të përdorur në disa nga mediat serbe, por kanë botuar të gjitha deklaratat e rëndësishme nga politikanët në rajon.

E përditshmja në Banja Luka, “Nezavisne Novine” kishte si titull krysore “Paqja një angazhim i qëndrueshëm”, duke vituar se deklaratat nxitëse po përdoreshin për qëllime ditore politike.

“Të gjithë duhet të rrinë të qetë,” tha një tjetër e përditshme me bazë në Banja Luka, gazeta “Glas Srpske”, duke cituar kreun e Delegacionit të BE-së në Bosnjë, Lars-Gunnar Wigemark, pas vizitës së tij në Banja Luka të enjten.

Në numrin e të enjtes ajo botoi një intervistë me ambasadorin rus Petar Ivancov, i cili citohet të ketë thënë se referendumi “po shndërrohej artificialisht në një krizë të thellë”.

E përditshmja “Dnevni avaz” në Sarajevë vuri në dukje vetëm se “në prag të referendumit, tensionet në rajon janë në rritje”.

Agjencia e Këshillit Rregullator të Komunikimeve, organi që mbikëqyr punën e mediave elektronike në Bosnjë, të enjten i bëri thirrje mediave të shmangin retorikën luftënxitëse.

Thirrje për të ruajtur paqen

Ndërkohë që disa media dhe politikanë janë të zënë duke i fryrë zjarrit, të thjerë po përpiqen të qetësojnë tensionet.

“Nuk do të ketë luftë, kryesisht sepse qytetarët janë shumë më të zgjuar sesa liderët që ata kanë zgjedhur,” tha të mërkurën anëtari serb i presidencës së Bosnjës, Mladen Ivaniç.

Anëtari serb i presidencës boshnjake, Mladen Ivaniç. Foto: Partia Europiane e Popullit
Anëtari serb i presidencës boshnjake, Mladen Ivaniç. Foto: Partia Europiane e Popullit

“Lufta nuk i shkon për shtat qytetarëve. Ndoshta i shkon për shtat liderëve. Asnjë lider nuk është lënduar në luftë. Janë njerëzit e thjeshtë ata që vuajnë,” shtoi ai, duke theksuar: “Qytetarët nuk duan luftë, edhe pse natyrisht që në të dyja anët ka të çmendur dhe ekstremistë.”

Ndërkohë, e përditshmja Kurir e Serbisë të enjten shkroi “Në dreq ju dhe lufta juaj” në faqen e saj të parë, duke raportuar se njerëz nga i gjithë rajoni po protestonin kundër retorikës nxitëse të politikanëve.

Gazeta e përditshme serbe Blic i është bashkuar gjithashtu fushatës kundër luftës, duke vënë në faqe të parë një fotografi të fëmijëve refugjatë nga vitet 1990 me titull: “Nuk kemi më fëmijë për plumba.”

“Referendumi është arsyeja për të gjithë këtë. Ai paraqet një dredhi politike që autoritetet e Republikës Srpska kanë bërë për të siguruar fitoren e tyre në zgjedhje,” tha për BIRN analisti nga Banja Luka, Srdjan Puhalo.

“Deklaratat e fundit luftënxitëse janë vetëm për qëllim të zgjedhjeve. Ato i shkojnë për shtat të dyja palëve, sepse asnjëri prej tyre nuk ka asgjë tjetër për t’u ofruar votuesve,” shtoi ai.

“Kjo është një mundësi e madhe që ata ta paraqesin veten si luftëtarë pa kompromis për interesat e Republikës Srpska ose të Bosnjës dhe Hercegovinës, në varësi të vendit nga janë,” përfundoi Puhalo.