RECOM do t’iu Dërgojë Kartolina Presidentëve

Aktivistët e RECOM-it do të organizojnë të shtunën një seri takimesh në Sarajevë, Beograd dhe Podgoricë, ku qytetarët do të shkruajnë kartolina duke iu kërkuar presidentëve të vendeve të rajonit të formojnë koalicionin e RECOM-it.

Zdravko Grebo, një profesor në Sarajevë dhe avokat në Bosnjë, tha në një konferencë për shtyp në Sarajevë se projekti RECOM ka bërë aq sa ka mundësi si iniciativë e shoqërisë civile.

“Është koha që presidentët të formojnë grupe ekspertësh qëllimi i vetëm të cilëve do të ishte të gjente të vërtetën për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Është misioni i brezit të kësaj kohe, mos të lejohet shansi që kemi – për të pasur më në fund një diskutim të hapur për të gjithë horroret e të shkuarës – që të zhduken”, tha Grebo.

Ekipi i avokuesve të RECOM-it tha se është e nevojshme të gjendet numri i saktë i të vdekurve në konfliktet në ish-Jugosllavi mes viteve 1991 dhe 2001 për të ndaluar “lojërat politike se kush është viktima më e madhe”.

“Kjo është pse është absolutisht jetësore për REKOM-in të jetë tërësisht i pavarur politikisht”, shpjegoi Grebo dhe shtoi se do të ishte mirë nëse numri i saktë i refugjatëve, të lënduarve, të përdhunuarve dhe të zhdukurve të gjendet.

Avokuesit e RECOM-it dhe qytetarët do të shkruajnë kartolina dhe do t’ua dërgojnë anëtarëve të presidencës tripalëshe të Bosnjës, si dhe presidentëve të ish-vendeve jugosllave dhe të kërkojnë mbështetje për idenë e RECOM-it.

Koalicioni për RECOM-in është një rrjet rajonal jopolitik i organizatave të shoqërisë civile dhe individëve që kanë për qëllim të promovojnë krijimin e një komisioni rajonal që ka për detyrë gjetjen e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi mes viteve 1991 dhe 2001.