Reagim ndaj Artikullit “Prizreni i Sunduar nga të Fuqishmit e Hotelierisë“.

Lidhur me shkrimin tuaj per objektin qe e posedojme (ish Jugobanka) i cili është renovuar,   (OBJEKT I CILI ASNJEHERE NUK KA QENE NEN MBROJTJE TE TRASHEGIMISE), ne jemi të pajisur me të gjitha lejet përkatese dhe jemi munduar të respektojme maksimalisht çdo instutucion shteteror, konform apo në përputhshmëri me standardet e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Leja e leshuar me nr: 67/2013 datë 12.08.2013, nga drejtoria e urbanizmit leja nr. 04-351-29717 dhe leja për përdorim konform me nr; 04-351-19595, Kerkesa për leje për kanalazim me nr 05 nr 352-15318 dt 10.02.2014, kërkesa për leje për gjelbrim 05-352-56721 dt 26.05.2014, Leja për gjelbrim me nr 352-56721 dt 28.05.2014, Pëlqimi për Gjelberim, dhe të gjitha lejet tjera përkatëse mund tu‘a dorezojmë edhe në kopje.

Sipas burimit tuaj te cekur në gazetë Z. Hoxha se objekti ka qene nën mbrojtje të trashegimisë, ju inforomojm se nuk është e saktë sepse supozohet që objekti të jetë ndertuar në përiudhen  komuniste gjatë viteve 50 krah per krah me hotel Theranda, dhe të jetë rinovuar gjatë viteve 70 per Bank – POSEDOJM DESHMI ME SHKRIM origjinale lidhur me rinovimin e viteve 70- në fillim të vitit 70 për këtë renovim ku janë përdorur metali dhe elemente tjera totalisht jo adekuate për arkitekturen e qytetit.

I vetmi tejkalim apo shkelje e planit renovues ka qenë ndertimi i dy shkalleve pa lejen përkatëse dhe pas reagimit te Drejtorisë së Urbanizimit të Kuvendit Komunal, ne e kemi larguar ate devijim. Gazeta Jeta në Kosovë këtë shkrim e ka bërë duke u bazuar në dëshmi të pjesshme të cilat mund t’i jenë servirur në mënyrë (nuk po e kuptojmë pse nuk ka tentuar të na kontaktojë edhe me ne kur me të gjithë tjerët në artikull kishte tentuar të komunikonte)

Para se te na klasifikoni si biznes i grupit të të fuqishmëve të hotelierise ju kisha sygjeru te merrni informata ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise dhe ne Administraten Tatimore të Kosoves me shume detaje lidhur me bizneset dhe veprimtarite tona që i kemi:

Ne jemi biznes familjar dhe për këtë mund të pyetni anembanë si dhe për llojin e veprimtarisë tonë.

Prandaj futja në një listë me bizneset e cekura në artikull është totalisht jo e qëlluar.
Prandaj jemi ne pritje te korrigjimit te gabimit  nga ana e juaj.

Me shume respekt,

Mentor Çollaku-në emër të ne emer të: Aziz Çollakut – pronarit të “Nderrmarrja e re Jugobanka – Zyra ne Prizren Shpk”.

 

Sqarim i Gazetës Jeta në Kosovë

Gazeta Jeta në Kosovë ka përfshirë një numër të madh biznesesh në hulumtimin e publikuar më datën 22 tetor 2015 të titulluar “Prizreni i Sunduar nga të Fuqishmit e Hotelierisë”.

Në mesin e tyre përmendet edhe ish-objekti i “Jugobankës”.

Gazeta Jeta në Kosovë ka shënuar se investitori në këtë objekt kishte leje për renovimin e ndërtesës.

Por ka publikuar deklaratën e Sami Hoxhës nga Qendra Regjionale e Trashëgimisë Kulturore se investitori nuk i ishte përmbajtur lejes.

Ky është një institucion kompetent për të dhënë vlerësime për objektet që gjenden në Qendrën Historike në Prizren.

Arsyeja që edhe objekti i ish-Jugobankës përfshihet në artikull, është fakti që ky objekt gjendet në Qendrën Historike në Prizren.
Përveç kësaj deklarate zyrtare nga një institucion kompetent, Gazeta Jeta në Kosovë ka marrë edhe përgjigje zyrtare nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Sylë Hoxha, kryeprokuror, i ka konfirmuar Gazetës Jeta në Kosovë se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me këtë objekt dhe se për këtë ka pranuar kallëzimin penal nga Policia e Kosovës.
Arsyeja e moskontaktimit tuaj ka të bëjë me faktin se ju jeni ende nën hetime dhe përmendja e emrit tuaj në këtë fazë të hershme penale do të shkaktonte më shumë dëme.

Me respekt,
Redaksia e Gazetës Jeta në Kosovë