Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Qeveria Synon 8 për qind Rritje

Qeveria e Kosovës thotë se ka për qëllim të arrijë rritje ekonomike vjetore prej 7-8 për qind si dhe uljen e papunësisë deri në 8-10 për qind, kryesisht duke fuqizuar sektorin privat.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë në një tryezë të martën se Qeveria e vendit po synon zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik përmes hartimit dhe zbatimit të politikave të bazuara në parimet e ekonomisë së tregut.

NDËRLIDHUR

“Prioritet janë reformat strukturore, transformimi i pronës publike dhe shoqërore dhe infrastrukturës fizike për zhvillim të sektorit privat”, tha Beqaj.

Ministri që udhëheq privatizimin ka thënë se vazhdon përkushtimi për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, por edhe promovimi i shfrytëzimit të energjisë alternative me qëllim për të tërhequr investitorë potencialë për ndërtimin e Hidrocentralit të ZHUR’it dhe hidrocentraleve të tjera, promovimi i energjisë solare, të erës etj.

Beqaj ka nënvizuar përkushtimin e ekzekutivit për të tërhequr investitorë veçanërisht në sektorin minerar. Në këtë drejtim, ai ka cekur rëndësinë e ligjeve të posakaluara për agjencinë e privatizimit dhe ligjin për organizimin e ndërmarrjeve me interes të veçantë etj.

Ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota, deklaroi se infrastruktura publike pritet që të sjell efekte në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Ai tha se ndërtimi i autostradës Morinë-Merdar po shkon mirë se dhe deri në fund të tetorit pritet që të jenë gati 3 segmente të saj.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se gjallërimi dhe rritja ekonomike duhet të jenë ‘prioriteti i prioriteteve në vend’.

ETIKETA

27 Shtator 2011 - 9:43 pm

Liridon Alidemaj 27/09/2011 - 9:43 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0