Qeveria Rama Zvogëlon Transparencën

Pas gati një dekade të bërjes publike të vendimeve të ekzekutivit, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur për të ndaluar publikimin e vendimeve të saj në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave. 

Që nga viti i ri nga kabineti i qendrës së majtë, të Edi Ramës që mori detyrën në muajin shtator, gazetarët dhe publiku kanë marrë vetëm pjesë të informacionit nëpërmjet njoftimeve për shtyp .

Nga tani e tutje, publiku do të ketë qasje të plotë në vendimet e qeverisë vetëm kur ato janë të publikuara në gazetën zyrtare, tha për Balkan Insight Endri Fuga, këshilltar për media i kryeministrit Rama,

Fuga shtoi se vendimi për mospublikimin e vendimeve qeveritare është marrë para tre muajsh.

Kritikët thonë se masa është një hap prapa për sa i përket të drejtës së publikut për të marrë informacion kyç.

Ata thonë se qeveria është duke mbetur  mbrapa në premtimet  për  transparencë më të madhe , të bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe duke dështuar të respektojë angazhimet e ndërmarra nëpërmjet traktateve ndërkombëtare.

Si pjesë e një iniciative ndërkombëtare , Partneritetit për Qeveri të Hapur (OPG) qeveria obligoi veten në vitin 2012 për të promovuar transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të shfrytëzuar teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen.

Angazhimet adresojnë tre nga parimet e nismës: rritena e  integritetit publik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të resurseve publike.

Duke folur me gazetarët në prag të Vitit të Ri rreth 100 ditëve të para të qeverisë, Rama deklaroi se transparenca mbetet guri i themelit të qeverisjes së mirë.

“Kushti i parë i qeverisjes së mirë është transparenca “, tha ai . ” Ne jemi të angazhuar për qeverisjen me anë të transparencës dhe të modernizimit të qeverisë dhe të gjithë shtetit nëpërmjet transparencës “, shtoi ai.

Megjithatë, jo të gjithë janë dakord se qeveria ka qenë e hapur me median dhe me publikun.

Ndërsa një kod etik i prezantuar në takimin e parë të qeverisë, që precizon se ministrat dhe zyrtarët publikë mund të flasin për mediat vetëm pas miratimit të Zyrës së Kryeministrit, ka  provokuar debat të nxehtë.

Vendimi për të vonuar publikimin e vendimeve të qeverisë deri sa ato të paraqiten në gazetën zyrtare është parë si një tjetër masë për të kontrolluar edhe mbulimin e mediave.

“Duke mos publikuar vendimet e saj në momentin që ato janë duke u marrë, qeveria ka për qëllim të pengojë të drejtën e publikut për të shqyrtuar vendimet e saj dhe kritikuar ata[qeveritarët]”, tha Gjergj Erebara, redaktor në të përditshmen Shqip.

“Në vend të publikimit të vendimeve të saj, publiku është duke u ushqyer me ëmbëlsira propagandistike “, shtoi ai.

Erebara vuri në dukje se kur qeveria kaloi paketën fiskale dhe buxhetin 2014 në dhjetor , në vend të publikimit të dokumenteve në mënyrë të plotë, ajo paraqiti vetëm një përmbledhje të paketës në një konferencë për shtyp të dhënë nga një ministër.

“Themeli i çdo shoqërie demokratike është se kur dikush propozon një projektligj, akt apo vendim, ai vendim duhet vënë në dispozicion të publikut , ” tha Erebara .

“Kjo ishte një përpjekje për të qeverisur pa opinionin publik”, shtoi ai , duke iu referuar trajtimit të qeverisë për  paketën fiskale.

Gjergji Vurmo , një ekspert për Mekanizmin e Pavarur Monitorues (OPG), pjesë e të cilit Shqipëria u bë në vitin 2012, thotë se Tirana ka implementuar një numër të madh të angazhimeve të ndërmarra në partneritet, si pjesë e planit të saj të veprimit për vitet 2012-2013. Tani vendi është në proces të përgatitjes së një plani të ri veprimi për periudhën në vazhdim.

Vurmo kujton se plani i parë i veprimit përmban 30 angazhime konkrete, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e qasjes së publikut në informata, konsultimet publike , e-qeverisjen dhe përdorimin e teknologjisë për qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme.

Ai vë në dukje se edhe pse jo të gjitha objektivat OGP-së të përcaktuara në planin e veprimit janë përmbushur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë, ata kishin menduar për të shkuar përtej qasjes së thjeshtë në informata.

“Në dritën e detyrimeve në kuadër të OGP-së , por edhe praktikën e gjatë për të publikuar vendimet e miratuar nga qeveria në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave, ndërprerja e kësaj praktike është sigurisht një hap prapa “, tha Vurmo.

“Fakti që vendimet e qeverisë janë botuar në gazetën zyrtare nuk ka asnjë argument për të justifikuar faktin se premtimet e qeverisë për transparencë janë prishur “, shtoi ai.

Vurmo tha se vendimi për të ndërprerë botimin e vendimeve të qeverisë është veçanërisht në kundërshtim me angazhimin Nr 4 të OGP-së .

Ky obligon shtetet anëtare për të shfrytëzuar teknologjitë e reja në mënyrë që të ” bëjë më shumë informacione publike në mënyra që u mundësojnë njerëzve për të kuptuar se çfarë bëjnë qeveritë e tyre dhe të ndikojnë në këto vendime “, kujton ai .

“Ky vendim jo vetëm që është  drejtpërdrejt në kundërshtim me frymën e Partneritetit për Qeveri të Hapur, por edhe me angazhimet themelore të ndërmarra nga çdo shtet anëtar “, përfundoi ai.