Qeveria Mbyllet Duke u Kujdesur për Dietën e Zyrtarëve

Gjatë vitit 2012, disa nga zyrat më të fuqishme publike janë treguar jotransparente. Zyra e Kryeministrit nuk jep përgjigje dhe nuk lëshon dokumente, duke u kujdesur për dietën e zyrtarëve. Komunës së Prishtinës, arkivi “i është çrregulluar dukshëm”. Kadastra nuk jep të dhëna për emra zyrtarësh. Auditori i Përgjithshëm, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve janë më transparente. Gazeta Jeta në Kosovë shpërfaq, ndërkohë, se përkundër se ka publikuar mëse 100 shkrime, prokuroritë e vendit asnjëherë nuk kanë nisur hetime “ex-officio”.

Ministritë e Qeverisë së Kosovës, që nga java e kaluar, janë obliguar të fshehin faturat e shpenzimeve të bëra nga zyrtarët e lartë shtetërorë me paratë publike.

NDËRLIDHUR

Kështu ka urdhëruar Zyra e Kryeministrit, të mërkurën më 19 dhjetor, në një shkresë dërguar të gjitha ministrive, zbulon Gazeta Jeta në Kosovë. 

Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal (MAPL) ka pranuar se gjatë javës së kaluar ka marrë një shkresë nga Zyra e Kryeministrit, sipas së cilës tash e tutje, ministria kur të përballet me kërkesa të kësaj natyre, duhet të bazohet në një opinion të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AShMDhP). 

“Shkresën e kemi marrë të mërkurën e kaluar. Na është dërguar nga ZKM-ja”, tha sekretari i Përhershëm, Besnik Osmani.

Por, Osmani ka thënë se “sa iu përket faturave të MAPL-së, ne nuk kemi asnje telashe që ju të vini dhe t’i shihni një nga një“.

 
Agjencia Shtetërore për Mbrojten e të Dhënave Personale 

 

Më 20 prill 2012, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kishte publikuar “opinion në lidhje me qasjen dhe publikimin e faturave të shpenzimeve të kryeministrit dhe zv.kryeministrave”. 

“Publikimi i faturave tejkalon qëllimin e kërkesës për transparencë të shpenzimeve publike dhe cenon privatësinë e kryeministrit dhe të zv.kryeministrave”, thuhet në opinionin e agjencisë, pas një kërkese të gazetës për qasje në shpenzimet e zyrtarëve. 

Sipas këtij vendimi, “faturat e ushqimit mund të përmbajnë të dhëna të cilat mund të zbulojnë përkatësinë fetare apo gjendjen shëndetësore të zyrtarëve”.

Pra, sipas AShMDhP-së, këto fatura nuk mund të lëshoheshin pasi përmbajnë llojin e ushqimit, pijeve të konsumuara gjatë takimeve zyrtare, nga të cilat mund të prejudikohet gjendja shëndetësore dhe përkatësia fetare e zyrtarëve.

Të njëjtit opinion i është referuar edhe Ministria për Zhvillim Ekonomik (MZhE), pasi i është kërkuar qasje në faturat e shpenzimeve të ministrit Besim Beqaj të bëra gjatë udhëtimeve zyrtare.

Në një përgjigje të dërguar më 24 dhjetor 2012, MZhE-ja ka ofruar qasje në shumën e përgjithshme të shpenzimeve, por jo edhe në fatura veç e veç.

“Ju informoj që duke iu përmbajtur opinionit… faturat nuk mund t’i merrni, përveç shumës totale të shpenzimeve”, thuhet në përgjigjen elektronike të Diana Gjonbalajt, zyrtare për pranimin e kërkesave për qasje në dokumente publike në MZhE. 

Rreziku i zbulimit të vendeve ku mbahen, apo janë mbajtur takimet e zyrtarëve shtetërorë, është një arsye tjetër që e ka shtyrë Agjencinë të ndalojë publikimin e faturave. 

 
Komuna e Prishtinës 

 

Gjithashtu, nga agjencia është konsideruar se me publikimin e faturave do të zbulohen edhe të dhënat e personave të tretë, të cilët “mund të prejudikojnë interesat komerciale të kompanive”. 

Sipas Agron Demit, drejtor Ekzekutiv i Institutit GAP, që është duke zbatuar një projekt që ka për qëllim matjen e transparencës së institucioneve publike, ky arsyetim nuk qëndron.

“Asnjë biznes nuk mund të kërkojë sekret afarist, ngase në momentin kur ai ka pranuar t’i shërbejë një institucioni publik, ai pajtohet që shërbimi i tij është publik”, thotë Demi.

Qasja në dokumente publike garantohet me ligjin për qasje në dokumente publike, sipas së cilit “çdo kërkues i dokumentit, ka të drejtë në qasje të dokumenteve të institucioneve publike”.

Neni 12 i tij parasheh kufizime kur është në pyetje siguria kombëtare dhe publike, privatësia, interesat komerciale, barazia e palëve në procedura gjyqësore etj. 

Por sipas Demit, “arsyetimi se qasja në të dhënat e detajuara është shkelje e privatësisë se zyrtareve publikë dhe bizneseve të cilat kryejnë punë publike është arsyetim banal”. 

“Asnjë zyrtar nuk mund të thirret në të drejtën e privatësisë, duke shfrytëzuar fonde publike”, tha ai.

Qasjë në shpenzimet publike ishte debatuar për një kohë të gjatë edhe në Angli. Por në vitin 2008, BBC-ja kishte fituar të drejtën të kishte qasje në fatura, të cilat i kishte kërkuar në vitin 2005. 

Kërkesa ishte refuzuar fillimisht nën arsyetimin se “publikimi i faturave mund të rrezikojë zyrtarët e lartë”. Por pas katër vitesh, Komisioneri i Zyrës Informative të Britanisë së Madhe kishte vendosur publikimin e detajeve të faturave, pasi që “ishte e qartë që ekziston interesi publik”.

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit gjatë tërë vitit ka refuzuar të përgjigjet në mëse 100 pyetje të Gazetës Jeta në Kosovë, të cilat kishin të bënin edhe me vetë ndërlidhje të kreut të qeverisë me biznesin dhe vendime të tij potencialisht në konflikt interesi. 

Sipas praktikave të shteteve perëndimore, zyrtarët mund të zgjedhin të “mos komentojnë”, por ata janë të obliguar të japin informacion që është në interes të publikut. Për shembull, javën e kaluar Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka refuzuar t’i tregojë gazetës se sa anëtarë ka stafi i saj. 

 
Agjencia Kadastrale e Kosovës 

 

“Arkivi është çrregulluar dukshëm”

Në një rast tjetër, gazeta ka kërkuar këtë vit qasje në dokumentacionin e lëshimit të një leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës. 

Në përgjigjen e saj të shkurtit 2012, komuna arsyeton vështirësitë në sigurimin e këtij dokumenti. 

“Dokumenti i kërkuar është lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, por me organizimin e ri të pushtetit lokal, ky departament ka kaluar në një objekt të ri”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Trasnferimi nga objekti i vjetër, në atë të riun, ka bërë që Arkivi i Komunës së Prishtinës të çrregullohet, shtohet aty. 

“Në hapësirat e reja të departamentit të përmendur ka qenë i organizuar arkivi i brendshëm, por me kalimin e këtij organi në objektin e ri të Komunës një pjesë e dokumentacionit është bartur në obejktin e ri, por jo edhe pjesa dërmuese e tij, me ç’rast arkivi është çrregulluar dukshëm”. 

 
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës 

 

Komuna e Prishtinës, gjithashtu, shpesh ka vonuar përgjigjet ndaj gazetës dhe zyrtarët e saj janë vështirë të qasshëm. Ish-kreu i prokurimit të saj, Ekrem Rexha, në veçanti ka qenë i njohur për përgjigjet se “nuk ka kohë”, saherë që kërkohej qasje në dosjet e kontratave publike në komunë. 

Pas Prishtinës, Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni tjetër kyç që ka kufizuar mediat në qasjen në të dhëna publike.

Në dy raste kur është kërkuar qasje në të dhëna për parcela kadastrale nga gazeta, AKK-ja ka kthyer përgjigje negative për gazetarët, duke rekomanduar që kërkesa t’i bëhet një institucioni tjetër, përkatësisht Komunës së Prishtinës.

Ky veprim është në kundërshtim me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, sipas së cilit, nëse institucioni ku është kërkuar dokumenti nuk e posedon atë, ai institucion duhet të drejtojë kërkesën në institucion përkatës.

“Nëse institucioni publik nuk posedon, nuk disponon ose nuk e mbikëqyrë informatën, e ka njohuri për organin gjegjës…, është i detyruar që kërkesën t’ia përcjellë organit gjegjës”, thuhet në paragrafin 2, të nenit 7, të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 

Por, as zyrat kadastrale komunale në përgjithësi nuk janë bashkëpunuese. Në muajin dhjetor, Zyra Kadastrale në Komunën e Kaçanikut refuzoi të lëshonte vërtetimin e kërkuar nga gazeta për një tokë shoqërore dhënë bizneseve, në kundërshtim me ligjin, nga ish-kryetari Xhabir Zharku. 

Agjencia Kadastrale e Kosovës, e cila në këtë aspekt rregullohet me Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare, nuk lëshon të dhëna për pronat që posedojnë zyrtarët, nëse ato kërkohen në bazë të emrit duke u thirrur në privatësinë e tyre. 

 
Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë 

 

Institucionet Bashkëpunuese 

Ndër zyrat më bashkëpunuese me mediat, në përputhje me obligimet ligjore të saj, ka qenë Auditori i Përgjithshëm i Kosovës. 

Zyrtarët e këtij institucioni kanë pranuar në vazhdimësi të intervistohen për të sqaruar të gjeturat e tyre dhe mbi të gjitha institucioni ka pranuar të japë çdo dosje të mostrave të adutimit që kanë shfrytëzuar – të cilat kanë lejuar për raportime më të thelluara dhe më të informuara të gazetës. 

Po ashtu, më 22 nëntor, Auditori Gjeneral ka lëshuar brenda pesë ditësh kopjet e të gjitha faturave të shpenzimeve, që ka kryer gjatë vitit 2011 dhe 2012 në dreka, darka e për karburant. 

Pyetjeve të gazetës, rregullisht i është përgjigjur edhe Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) si dhe ka ofruar qasje në dokumente zyrtare. Rasti i fundit ka qenë ofrimi i qasjes në formularët e deklarimit të dhuratave nga zyrtarët publikë, në muajin dhjetor. 

Pyetjeve të gazetës në 100 për qind të rasteve i është përgjigjur edhe Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Ky institucion është përgjigjur me kohë dhe sipas obligimeve të tij edhe në tema shumë të ndjeshme dhe për të dhëna më sasiore. Po ashtu, ARBK-ja ka ofruar qasje në të gjitha historitë e bizneseve të kërkuara nga gazeta. 

Reagim i vogël, ndërsa mungesë totale e veprimit nga prokuroria 

Mëse 300 artikuj të publikuar nga gazeta dhe të ripublikuar nga shumë media të tjera, që kanë shpërfaqur shkelje dhe dilema të llojllojshme të njerëzve të pushtetshëm, kanë gjetur reagim të kufizuar në përgjithësi. Zyrtarët kanë zgjedhur të heshtin, sikurse edhe eprorët e tyre. 

Pas raportimeve të gazetës, Agjencia Kundër Korrupsionit ka marrë masa kundër deputetit Daut Haradinaj, kundër kryetarit të Mitrovicës Avni Kastrati, ministrit Besim Beqaj, deputetit Agim Kuleta dhe kreut të PTK-së Ejup Qerimi

 
 

Institucionet që kanë marrë masa të brendshme pas shkrimeve të kësaj natyre janë Byroja Kosovare e Sigurimeve për Gani Thaçin, Kuvendi i Kosovës për “Rastin Kiçina”, Kuvendi i Kosovës për Universitetin e Pejës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës për suspendimin e gjykatëses Drane Simani si dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës për policët nga rasti i mitëmarrjes

Mirëpo, Prokuroria e Kosovës nuk ka nisur asnjë hetim “ex-officio”, përkundër raportimeve të shumta të gazetës. Tituj të vitit 2012 që mund t’i shërbejnë asaj dhe institucioneve të tjera relevante janë të renditur më poshtë:

Janar:

Shteti “Gjunjëzohet” para Njerëzve të Pushtetshëm

Avokati i Konkursit të Dështuar

Ministria e Brendshme Ndërton Pa Leje

Komuna Nuk Respekton Vendimet e Gjykatës

I Rrezikohet “Thesari” Miliardësh

AKP Largon 644 Punëtorë

Problemsjellësi Rajonal “Radoniqi”

Shkurt:

Shmangësit e Pushtetshëm të Tatimit

Kërkimet Kosovare Shkencore Janë Histori

TelcoAG Shkon Me Një Milion Euro

Llamkos Lidhet me Oligarkun Rus

Pronësia e Paqartë që Mbajti Peng Gjakovën

Bleu “Emin Durakun” Derisa Hetohej

Si i Humbi Mustafë Hysenaj 170 Mijë Euro

Mesiq e Sanader Nuk e Lëkundën Kosova Petrol-in

Gjeneron Mbi 3 Milionë Euro nga Toka Publike

Vetështrëngimi Milionësh Ndaj Microsoftit

Drejtori Që Mbikëqyrë Veten

Kontrata që Mbush Xhepat e Avokatëve

Falja Nxjerr 13 të Burgosur nga Dubrava

Dyshime për Keqpërdorim të 500 Mijë Eurove nga Muzeu

Mars: 

Kalkulime Prapa Procesit të Faljes së të Burgosurve

Ish-Ortaku i Beqajt Përfiton Tender nga Ministria e Zhvillimit

Shpaguan Financuesit e Fushatës me Tender

Thesaret e Groposura Mbeten Nën Tokë

TAXI për Dubravë

Vëllai i Kryetarit Furnizon Komunën e Deçanit

Pushtetarët Uzurpojnë Prona në Vushtrri

Cili Numër Je Ti?

Posti i Drejtorit Kushton 2 Mijë Euro

Mjekët Gjumashë Kujdestarë

Arkat e Varfërisë

Zhduken Evidenca Korrupsioni në KEK

HIB Petrol Më e Shtrenjtë se në Kontratë

Zyrtarët Malishevas të Përfshirë në Shpronësime

Prill:

Bedri Selmani Miliona Euro Borxh Shtetit

Vëllai i Kryeministrit Ndërton Kompleks Banesor

Ia Shet Objektin AKR-së Para Kontratës në AKP

KEK-u Tregton me Bosët e “Territ”

Kompania e Afërt me PDK-në Ndërton Bazën e AKI-së

Drogë, Telefona e Fli në Burgun e Prizrenit

Dështimi i Tenderit Bllokon Zhvarrimin

Mijëra Euro Qira Aeroportit për “Strehimin” e Vaksinave

Si e Ndërtoi Dan Imeri Perëndimin e Ri

Komunat Diskriminojnë Varrezat Ortodokse

Kthimi i Amerikanëve si Lobistë

I Dyshuari për Falsifikim Shërben me Kafe Deputetët

Tregu i Zi Nis Nga Qeveria

Maj:

EULEX Përmendet si Uzurpator nga AKP-ja

Familja e Ukë Bytyçit Merr Rrogën e Tij Për Rreth Një Dekadë

Pasurinë e Sekuestruar e të Konfiskuar Kryesisht e Përbëjnë Lopët, Viçat e Kuajt

Fluturake për Klubin me një Pilot

Fluturim i “Rrezikshëm”

Policët Rrëfejnë Presionet Prej Drejtuesve të Tyre

Eprorët Marrin Veturat e Reja për Vete

Lufta për Karrigen Që Erdhi e Gërvishur

Miljkoviqi Është Punëtor i UNMIK-ut në Veri

Të Rrëmbyer dhe Të Njollosur

Kontrata e Bizneseve të Deshishkut me Komunën e LDK-së

Princ Dobroshi Nis Biznesin e Basteve në Kosovë

Bordi Që Kushton Shtrenjtë

Qershor:

Krerët e PTK-së i Japin Vetës Bonuse

Kompanitë e Lidhura me Drejtuesit e SHIK-ut Përfitojnë Prokurime Publike

“Altupharma” Paguan Pushimet e Drejtorit dhe Mjekëve

UP Paguan 4000 Euro për Çmimin e Diskutueshëm

Prishtina Tri Herë Më e Ndotur se Londra

Mjeshtrit e Vëllait të Kryeministrit Angazhohen në Ndërtimin e Qendrës së Intelegjencës

Kompania e Kryetarit i Fiton Tenderët e Komunës

Dhëndri i Erdoganit Udhëheq Privatizuesin e Distribucionit

Korrik:

Sheshet “Radioaktive” Kaos Tenderësh

Prokurimet i Drejton Zyrtari me Shkollë të Mesme

Projektligji i Ri Cenon Barabarësinë e Pushteteve

Një e Treta e Popullatës Pi Ujë të Pakontrolluar

Dyshohet se Qeveria Shpërbleu Kundërligjshëm AUK-un

Manhattani i Kontestuar i Prishtinës

Auditori Kritikon Kontratën e KEK-ut me Familjen Muja

Këshilltari i Mujës Fiton Tenderë “Konsulence”

Gusht:

KEK-u Blen Licenca të Microsoftit si Qeveria – Me Negociata

Gjiganti Kontrovers nga Holanda Blen Xehet e Trepçës së Veriut

Aksionet “Sekrete” të Albright-it në IPKO

A Ishte e Gjitha Thjesht Pasojë e Një Sharje?

Një Muaj që Letra të Shkojë nga Ministria në Ministri

Biznesmenët e Fuqishëm Mbikëqyrin Konkurrencën

Pushteti Thellon Mostransparencën

“Çerdhja” e Grave të Drejtorëve

Shtator:

Nënshkrimi i Kontestueshëm që Ktheu Ilir Tolajn

Pritje dhe Udhëtim i Gjatë për Ahmet Shalën

Kontrata Me Zyrën e Kryeministrit dhe Kompanitë e Lidhura me PDK-në

Përkundër Dyshimeve Vëllezërit Fituan Kontrata Milionëshe nga Qeveria

Rrihet i Burgosuri Pse Mbante Cigare në Vesh

Restorant Pa Leje në Zonën e Ujëvarës

Autoritetet Nuk Përgjigjen për Rrezatimin

Fidanët Nuk Janë

Ekskursione Keqpërdorimesh

Kryetari Paralel Udhëton me Veturë Zyrtare Kosovare

IPKO Ka Hisedarët e Njëjtë Përveç Dino Asanajt

10 Mijë Euro Shpërblim për Gani Thaçin

Beteja e të Fuqishmëve të Pejës për Banjën

Kosova Importon Miliona Euro Thëngjill Përkundër Rezervave

Tetor:

Kosovarët Rrezikohen nga Kontrolli i Dobët i Barnave Narkotike

Fals nga Palltot Tek Brekët 

Si Mbetën 1600 Udhëtarë të Pambrojtur nga Shteti

Biznesi i Pakontrolluar i Gazrave Medicinale

800 Milionë Dollarë nga Kosova në Ishullin Afrikan

Secili Konkurrent për PTK-në me Probleme

Korrupsioni Rrezikon Jetën e Pacientëve

“Gjykatë” e Veçantë për të Fuqishmit

Tregu i Zi Bëhet Transparent

Shoqëri e Armatosur

Qeveria Nuk Tregon Totalin e Prokurimeve Sekrete

Çanta ia Shtrembëroi Kurrizin

Lehtësia e Një Identiteti Tjetër

Raporti Mjekësor Që e Mban Xhemajlin Jashtë Burgut

Ministri i Punës Merr Social nga Serbia

Ali Berisha “Shqyrton Seriozisht” Kontratën e Dhënë për Kompaninë e Zyrtarëve të Pejës

Deputet Legal e Kryetar Paralel në Novobërdë

Thaçi e Bën Kryesues Dhëndrin e Familjes

Nëntor:

Thaçi Nominon Njeriun e Partisë për Shef të Privatizimit

Hija e AKM-së Shfaqet në Lëndët e Privatizimit

Fituesi i Rregullt – Accord

Kthimi në Kontejnerë

Ministria Do T’i Hetojë Letërnjoftimet e UNMIK-ut

“Gabimi” i Kushtueshëm i Investitorit nga Finlanda

Shteti Rrezikon të Humbas Miliona nga Neglizhenca e ATK-së

Komuna e Pejës Jep Tender për Zyrtarët e Saj

Asistenti i Haradinajt Fiton Tenderët e Junikut

Rimbursimet e Trasha të Bordit të AKP-së

Dhjetor:

Fituesi i Prokurimit në Partneritet Biznesi me Kryetarin e Komisionit

Kompania e Themeluar nga Kryeshefi i Kadastrit Kreu Regjistrime Pronash

Kompania Britanike Pohon Se Iu Kërkua Reket

“Thirrja e Artë” Është e Ndaluar

Injoroi Ligjet dhe Qeverinë Për Biznesin 2-Milionësh

Shtien me Armë Para Qeverisë

“Shtet i Paraburgimeve”

Çarjet në Fe Alarmojnë Kosovarët

Fuqizimi i Spiunazhit Shtetëror Shpërfill BE-në

Daja i Grabovcit i “Lënë Anash” nga Thaçi

Kreu i Prokurimeve në Takimin Zgjedhor të PDK-së

ETIKETA

28 Dhjetor 2012 - 12:00

Artan Mustafa dhe Flutura Kusari 28/12/2012 - 12:00
NDËRVEPRIMI0

Qeveria Mbyllet Duke u Kujdesur për Dietën e Zyrtarëve

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend