Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani me Aparat Mamografie (TV)

Qendra e mjekësisë familjare në lagjen Dardania në Prishtinë, nga e marta ka vënë në funksion Shërbimin e Mamografisë. Kjo pasi, në këtë qendër është bërë inaugurimi i aparatit për kontrollin dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të gjirit.

Projekti për blerjen e aparatit është financuar nga komuna e Prishtinës. Në inaugurimin e kësaj aparature i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

NDËRLIDHUR

Drejtori i kësaj qendre Valbon Krasniqi tha se investimet e bëra janë pjesë e fondit njëvjeçar që komuna e Prishtinës ndan për shëndetësi komunale, vlera e të cilit sillet prej 2.5 deri në 3 milion euro.

Valbon Krasniqi tha se aparati do të jetë në funksion që nga dita e nesërme pasi janë bërë provat e para, testet e para dhe disa pacientë vullnetarë janë testuar dhe aparati është i gatshëm.

Zëdhënësi për komunën e Prishtinës Asdren Osaj, i tha gazetës se në kuadër të këtij projekti është paraparë blerja edhe e një aparati të njëjtë që do të instalohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Qafa dhe i cili do të hyjë në funksion brenda këtij viti.

“Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe një aparat shtesë vlera e të cilit është e njëjtë pra 42 mijë euro”, tha Osaj.

Themeluesja e Qendrës Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit JETA/VITA, Nafije Latifi tha se do të ishte fat i madh sikur të gjitha shtëpitë e shëndetit të ishin të pajisura me këto aparate.

“Indikacionet flasin që numri i grave me sëmundjen e kancerit të gjirit po rritet dita ditës” tha ajo.

Sipas saj, supozohet se çdo e dhjeta grua atakohet me kancerin e gjirit.

“Prandaj mund të ju them se kjo do të jetë një ndihmesë shumë e madhe, e jashtëzakonshme për gratë”, tha Latifi.

Sipas Latifit çdo vit vetëm në institutin onkologjik diagnostifikohen rreth 200 gra me sëmundjen e kancerit të gjirit, të moshave prej 20 vjeç e lartë.

Drejtori i qendrës Valbon Krasniqi tha se me këtë iniciativë synohet që të parandalohen komplikimet e hershme të mundshme që vijnë si pasojë e diagnostifikimit të vonshëm.

Nga ana tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ekziston vetëm një aparat funksional në shërbim të mamografisë.

Doktoresha Sonja Blakaj nga departamenti i radiologjisë në QKUK tha se në klinikë ekziston edhe një aparat por jashtë funksionit. Ajo tha se aparati që është në shfrytëzim është më i ri sesa ai jashtë funksionit.

“Në klinikë përveç mungesës së aparaturës ka mungesë të teknikëve të trajnuar për të operuar me këto pajisje” tha Blakaj.

Në nëntor të vitit të kaluar misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës lansuan një fushatë vetëdijesimi për rëndësinë e testimit të hershëm dhe zbulimin e kancerit të gjirit.

Përmes kësaj fushate po ashtu u bë thirrje për kontribut financiar për blerjen e një mamografi mobil.

ETIKETA

23 Prill 2013 - 18:18

Donjetë Hoxha 23/04/2013 - 18:18
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani me Aparat Mamografie (TV)

by Gazeta JNK
NA NDIQNI