Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Punëtori i EULEX’it Cak i Sulmit

Dyshohet se cak i këtij sulmi ishte automjeti “Audi80” pa targa të regjistrimit, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, i punësuar si staf lokal në EULEX, njofton policia në Mitrovicë

NDËRLIDHUR

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës, në një parking të një ndërtese në veri të Mitrovicës. Me këtë rast, tri automjete kanë pësuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në rrugën “Fillip Vishnjiq”, ka shkaktuar dëme materiale në tri automjetet civile dhe në dy xhama të dritareve të ndërtesave në afërsi ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

“Ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke u proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të stacionit veri, teknikëve të kriminalistikës dhe njësisë së specializuar për identifikim të mjeteve eksploduese nga radhët e KFOR-it”.

Policia thotë se ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal. Ekspertët e KFOR-it do të përcaktojnë llojin e mjetit shpërthyes.

Dyshohet se cak i këtij sulmi ishte automjeti “Audi80” pa targa të regjistrimit, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, i punësuar si staf lokal në EULEX, ndërsa dy automjetet tjera të parkuara afër vendit të ngjarjes, një “Reno Clio” dhe “Ford Escape”, kanë pësuar dëme më të vogla materiale.

Policia saktëson se rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rastit.

ETIKETA

05 Tetor 2011 - 12:37

Gazeta JnK 05/10/2011 - 12:37
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Punëtori i EULEX'it Cak i Sulmit

by Gazeta JNK
NA NDIQNI