Lepa Brena e ilustruar me flamurin jugosllav. Foto: Youtube screenshot

Pse ende ka rëndësi si këndojmë?

Gati 30 vjet pas nxjerrjes së një albumi me një titull profetik ‘Cetiri godine’, (Katër Vite, po kaq sa ka zgjatur lufta në ish-Jugosllavi), me këngën më të mirënjohur ‘’Jugoslovenka’’ (Vajza jugosllave), që ende konsiderohet si himn jozyrtar për të gjitha ish-republikat, Lepa Brena, këngëtarja më e famshme e Jugosllavisë, me mbi 40 milionë albume të shitura, ka një album të ri.

‘’Zar je vazhno da l’se peva ili pjeva’’ (Pse ka rëndësi si këndojmë ne), me fjalën peva dhe pjeva do të thotë ‘këndon’, por e përdorur në ‘’kroatisht/boshnjake dhe gjuhën serbe’’, përcjell një mesazh të njëjtë.

Ai album i hershëm doli në 1989, pak muaj pasi lideri serb Sllobodan Millosheviq mbajti fjalimin ogurzi në Gazimestan, duke shënjuar përvjetorin e 600-të të Betejës së Kosovës dhe kur foli për betejat që do vinin në Jugosllavi, të cilat nuk janë (ende) të armatosura, pavarësisht se diçka e tillë nuk përjashtohet’’.

Në të njëjtin vit, Brena, së bashku me këngëtarë nga Bosnja dhe Kroacia, kënduan një këngë në formën e një dialogu, në të cilën thoshte se ishte e bukur dhe kishte shpirtin e lirë pasi ishte jugosllave.

“Sytë e mi janë deti Adriatik, flokët e mi janë Panone, shpirti im është sllav, unë jam jugosllave”, deklaron ajo.

Videoja zyrtare e këngës është e krijuar nga pjesë të filmit të saj “Let’s fall in love”, ku, sekuencat e Lepa Brenës në helikopter janë zëvendësuar me sekuenca të terrenit nga “Vardari në Triglav” (nga jugu në veri të Jugosllavisë), duke përforcuar një lidhje të pastër mes bukurisë personale me atë të tokës së Jugosllavisë.

Sidoqoftë, marrëdhënia e saj me Jugosllavinë nuk daton më 1989.

Nëse kthehemi pas në kohë, në 1984, viti kur ngritja në pozitë e Millosheviqit nisi vërtetë, që ndodhi kur u zgjodh president i Komitetit të Lidhjes së Komunistëve të Beogradit.

Po atë vit, në koncertin e saj në Timishoara të Rumanisë, 50 mijë fansa kënduan me Brenën: ‘’Rroftë Jugosllavia’’!

Alarm: Mbijetoi vetëm shtatë vite më pas.

A ishte rastësi që ylli më i madh i vendit fliste për dashurinë për Jugosllavinë në çastet e saja më kritike?

Në 1987, Millosheviqi ishte në Kosovë, i dërguar atje për ta “qetësuar situatën” mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, ndonëse i ngjante momentit qetësues në “Romeo dhe Zhuljetën” e Shekspirit, kur një i ri hyn në një kasolle, nxjerr shpatën dhe thotë: “Zoti më thotë që nuk kam nevojë për ju”! Kësaj radhe në Kosovë, Millosheviq shqiptoi fjalët e famshme: “Askush nuk guxon t’ju rrahë më’’ – e kish fjalën për serbët e Kosovës.

Në kundërshti me fjalët e Millosheviqit, të cilat e mohonin çdo shpresë për “arritjen e paqes”, Lepa Brena u bënte thirrje jugosllavëve përmes kinemave dhe disqeve të gramafonit: “Le ta duam njëri-tjetrin”!

Në vitet e luftës, në intervistat e saj, Lepa Brena mbajti qëndrimin e saj pacifist dhe kozmopolit dhe se ndarja e Jugosllavisë ka qenë një nga çastet më të rënda të jetës së saj. “Nuk isha për askënd”, thoshte ajo. “Kam një emër e mbiemër që nuk përshtaten me asgjë dhe askund”.

Në fillim vitet ’90, Lepa Brena bëri një pushim 3-vjeçar. Por në 1994, kur Millosheviq, së bashku me Momir Bulatoviq-in e Malit të Zi, liderët boshnjakë serbë Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq dhe Biljana Plavsiq dhe Vojslav Sheshel e të tjerë morën Urdhrin e Republikës Srpska – pas një sërë vitesh që kaloi me familjen e saj në SHBA, ajo mbajti të famshmin “Koncert në Shi” në stadiumin Tashmajdan të Beogradit, të cilin e ndoqën 35 mijë njerëz e me një album të ri me titull “Nuk kam shtëpi tjetër”.

“Pse ka ende rëndësi si këndojmë ne” e kurorëzon arritjen e saj jugosllave; është “Rapsodia Boheme” e karrierës së saj. Ajo mblodhi aktorë nga rajoni për videot e saj, me të cilët kishte bashkëpunuar më parë në filmat e saj dhe përfundimisht e ka vërtetuar se është ambasadorja më e madhe e paqes në show-bizin e Ballkanit.

Në parim, kjo këngë është sigurisht për dashurinë, çështjet e miqësisë pas një dashurie të madhe. Por kjo ngelet veç në parim. Por nëse vërejmë fjalët, e shkruara nga Dragan Brajoviq, shihet se subjekti lirik i këngës nuk është vetëm partneri i saj; ajo i këndon Jugosllavisë dhe jugosllavëve, ose asaj çka ka ngelur prej tyre.

“Mos i lër ata të të largojnë nga unë/mos i lër njerëzit e këqij të na ndryshojnë. Koha po kalon, harroje/le ta duam njëri-tjetrin”, vazhdon në, “Ne më parë ishim një dashuri dhe një shpirt, pse ka rëndësi si këndojmë ne, kur unë po vdes pasi ti nuk je aty”. Nuk ka partner. E nuk ka as vend.

Nëse shkojmë më larg përmes lirikave, hasim, për mendimin tim, vargun më domethënës:

“Kush i do qytetet e zbrazëta?” Kjo duhet të jetë një pyetje retorike. Sigurisht që askush s’i do, ose më mirë, pothuajse asnjeri.

Mbase ata që vendosnin lule në tanket ndërsa shkonin në Kroaci për t’i shkatërruar këto qytete? Ndoshta ata që donin të ngrinin përmendore për personin që e dha këtë urdhër? Pra, pothuaj asnjeri.

Kështu pra, pse Brena këmbëngul që nuk ka rëndësi nëse këndojmë në gjuhë boshnjake, kroate apo serbe? Sepse “pothuajse asnjeri”, mund të jetë ende një numër i madh.