PSD e re, ‘trëndafili’ që çeli prapa dyerve të mbyllura në Ditën e Europës

Në sallën e ‘transformuar’ ku gjithcka ishte PSD me llogo e ngjyra të reja, nisi ceremonialisht rrugëtimin struktura e re e kësaj partie. Anipse Partia Social Demokrate kishte ftuar mediat në kuvendin e saj për në orën 17:00, kuvendi ishte mbajtur pak orë në herët e emrat e të zgjedhurve u bënë publik para orës 16:00.

Pas zgjedhjes së kreut të partisë ‘tinëz’ syrit të medias, PSD hapi dyert për publikun tek pas zgjedhjes së Shpend Ahmetit si shef i saj, tezakut të tij, Visar Ymerit si zëvendës të tij dhe Aida Dërgutit në postin e sekretares organizative.

E sekretari i dikurshëm organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ishte ulur në rendin e dytë. Afër tij ishin ulur mysafirtë nga AAK, Nisma dhe AKR. Selim Pacolli, Ahmet Isufi dhe Bilall Sherifi. Pak karrige më tej, ishte edhe Ilir Deda i Alternativës.

Ndërsa rendi i parë ishte i rezervuar për të posazgjedhurit dhe ish udhëheqësit e PSD-së. Pas mbushjes së sallës me mysafir e përkrahës, i fundit në sallë, hyri i posazgjedhuri, Shpend Ahmeti. Por, në foltore doli i fundit.

Në më pak se një orë sa zgjati gjithë ceremonia, pati tri fjalime. Visar Ymeri në fjalimin e tij, tha se ‘nga sot nisë një etapë e re në skenën politike në vend’. Ai në pjesën më të madhe të fjalimit të tij foli për demokracinë.

Pas tij, foli kryetari i PSD-së, Bajram Kelmendi, i cili tha se nuk do të flaës gjatë, ngase këtë e ka bërë në pjesë e mbyllur për media, aty ku u zgjodhën kryetari, nënkryetari dhe sekretarja organizative e partisë.

Krejt në fund, foli kreu, Shpend Ahmeti. Ai falenderoi strukturën e vjetër të PSD-së dhe themeluesit e saj. Tha ndër tjera se Kosova nuk është vend i keq, por se gjërat janë bërë keq. Pas një fjalimi realativisht të gjatë të Ahmetit, ceremonia u mbyll me koktej.

http://kallxo.com/fotografite-e-para-te-shpend-ahmetit-si-kryetar-partie/

09 Maj 2018 - 23:08

Erjonë Popova 09/05/2018 - 23:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend