Protstues në Beograd që mbështesin Anita Mitiq | Foto: Filip Avramovic

Protestuesit në Beograd i Dalin në Mbrojtje Aktivistes për Srebrenicën

Rreth 70 njerëz protestuan të mërkurën për të mbështetur Mitiq, drejtoren e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut me bazë në Beograd, përpara se ajo të shkonte në seancën dëgjimore përballë akuzës për shkelje të ligjit për tubimin publik.

Mitiq akuzohet se ka shkelur ligjin duke thirrur qytetarët e Beogradit të përkujtojnë 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës në korrikun e shkuar pavarësisht se u ndaluan tubimet për arsye sigurie.

“Është e pabesueshme që këto akuza janë ngritur për shkak të postimeve të mia në Facebook dhe sepse unë organizova një mbledhje përkujtimore të dedikuar 7000 viktimave në Srebrenicë,” tha Mitiq për BIRN.

Aktivistja Serbe Paditet se Përkujtoi Srebrenicën

Ministri i brendshëm Nebojsa Stefanoviç ndaloi tubimet më 11 korrik në përvjetorin e Srebrenicës vitin e shkuar për të “garantuar paqen dhe sigurinë” pasi shumë grupe të krahut të djathtë po kërkonin të mbanin tubime njëkohësisht – përfshirë të pandehurit e krimeve të luftës dhe partia nacionaliste e Vojislav Sheshelit.

Mitiq ishte mes 200 personave të tjerë që vendosën të thyenin ndalimin dhe të mbanin gjithsesi një ceremoni ku ndezën qirinj, mbrëmjen përpara – se ndizej një kundër protestë nga djathtistët që kënduan këngë nacionaliste dhe mbanin banesa me sloganin “mjaft gënjyet rreth Srebrenicës”.

Njerëzit që morën pjesë në protestën e së mërkurës bënë foto duke mbajtur pankarta me sloganin e protestës #NijeOnaNegoJa (‘Nuk e bëri ajo, e bëra unë’).

Seanca fotografike synon të lançojë një fushatë në rrjetet sociale në të cilën kushdo që do të mbështesë Mitiq të këmbëngulë se ishte një nga organizatorët e përkujtimit të ndaluar.

Stanislava Zajoviq, bashkëthemelues e grupit Gratë me të Zeza në Beograd, që mori pjesë në tubim, tha se trashëgimia e Srebrenicës ishte ende një problem madhor në Serbi.

“Mohimi i gjenocidit është një politikë konsistente këtu. Kjo tregon hipokrizinë në përballimin e barrës së të shkuarës siç ka bërë vendi në 20 vitet e fundit,” tha për BIRN Zavjoviq.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Serbia refuzon t’i njohë masakrat e Srebrenicës si gjenocid.

Protestuesit nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancën dëgjimore të Mitiq sepse zyrtarët thanë se salla e gjyqit ishte shumë e vogël për më tepër se tre persona.

Seanca dëgjimore u shty për më vonë që gjykatësja të familjarizohej me vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit të shkuar për të shfuqizuar ligjin për tubimet publike.

Gjykata kushtetuese vendosi më 9 prill të vitit të shkuar se legjislacioni ishte jokushtetuese pasi nuk e përcaktonte qartë se ku mund të organizohej një tubim masiv.

Vendimi i gjykatës hyri në fuqi më 23 tetor, por ekspertët ligjorë argumentojnë se Mitiq nuk duhet të hetohet për shkeljen e një ligji që më vonë u shpall jokushtetues.

Menjëherë pasi Mitiç mori akuzën për shkelje të ligjit, Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut në qendër të Beogradit iu thyen dritaret në një sulm – një incident të cilin ajo e shikon “thjesht si një pasqyrim të situatës reale në shoqëri”.

“Asnjë nga zyrtarët shtetërorë nuk u shqetësua të mbështeste sinqerisht punën e shoqërisë civile. Disa gazeta zhvillojnë një fushatë shumë brutale kundër sektorit jo-qeveritar,” tha ajo.

Mitiç u shpreh se zyrtarët shtetërorë kanë inkurajuar në mënyrë efikase fushata të tilla kundër OJQ-të të të drejtave të njeriut.

“Ne respektohemi vetëm kur qeveria ka nevojë për ne që të duket mirë, ndërsa në të gjitha situatat e tjera, ne jemi armiqtë e tyre,” shpjegoi ajo.